Sunday, April 18, 2021

Pse ka boshllek ne eksperiencen e punesimit tuaj ? Intervista 16

Duhen lexuar

QUIZ: Cili është mëngjarash?

Shikoni me vemendje figurën. Përgjigjja e saktë: NR 5

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë...

Si te vendosni punen vullnetare ne nje CV?

Fakt: Punëdhënësve u pëlqen të shohin që ju keni kryer punë vullnetare. Kjo është mënyra se si ta vendosni dhe ta nënvizoni...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Ndoshta jeni kujdesur për fëmijët ose prindërit e moshuar, jeni marrë me çështje shëndetësore ose ndoshta keni udhëtuar. Ndoshta ju është dashur një kohë e gjatë për të gjetur punën e duhur. Cilado qoftë arsyeja, ju duhet të jeni të përgatitur për të diskutuar hendekun (ose boshllëqet) në rezymenë tuaj. Filloni të praktikoheni duke e thënë përgjigjen tuaj me zë të lartë. Çelësi qëndron të tregoheni të sinqertë, megjithëse nuk do të thotë që duhet të ndani shumë detaje, thjesht duhet të jeni të qetë. Nëse ka aftësi ose cilësi që ju i keni vlerësuar ose fituar në kohën tuaj larg nga të qënit i punësuar, qoftë përmes punës vullnetare, apo gjatë një trajnimi apo kursi profesional, sigurohuni të flisni për mënyrën se si këto eksperienca do të ju ndihmojnë në rolin aktual.

Ndërkohë mbani parasysh këto këshilla se si të shpjegoni me lehtësi boshllëkun në rezymenë tuaj

Tregohuni të sinqertë

Cilado qoftë arsyeja për kohën që keni qendruar larg punës, ndershmëria është gjithmonë politika më e mirë.

Ajo që rekomandohet është të mos e fshini por t’a shpjegoni atë. Gjatë gjithë procesit të kryerjes së një kërkimi për punë, ruajeni integritetin tuaj dhe demostrojeni atë. Punët vijnë dhe shkojnë, por të qenit i njohur për sinqeritetin dhe anasjelltas, si mashtrues ,mund të zgjasë një jetë të tërë.

Përgatituni paraprakisht

Të belbëzoni dhe të ngecni gjatë intervistës së parë ,lë një përshtypje jo të mirë po aq sa të shkoni vonë në intervistë apo të thërrisni intervistuesen “zotëri”.

Ashtu siç do të përgatiteshit për të diskutuar pozicionet tuaja të mëparshme, punëdhënësit do të pyesin për kohën tuaj të pushimit, kështu qëndroni të gatshëm t’a adresoni atë.

Pavarësisht nëse keni menaxhuar një familje, keni qenë i angazhuar në mbledhje fondesh për bamirësi, apo duke udhëtuar, shanset janë që ju të keni marrë disa aftësi të rëndësishme gjatë rrugës dhe tashmë mund të komunikoni në mënyrë bindëse, duke u bërë një organizator master, ose duke iu përshtatur situatave të panjohura. Përmendni ato aktivitete që forcojnë punën për të cilën po aplikoni.

Tregoni siguri

Ndërsa mendimi për të diskutuar se si u kthyet në të papunë, veçanërisht nëse jeni larguar ose pushuar nga puna, mund t’ju bëjë të shfaqeni të shqetësuar, mos u frikësoni. Boshllëqet e rifillimit nuk janë aq të rralla sa mund të mendojnë punëkërkuesit. Edhe pse përgjigjja e pyetjeve për ndonjë periudhë të papunësisë mund të jetë jo e favorshme, dijeni që nuk jeni të vetmit. Kështu që duhet të mendoni se punëdhësit nuk e shohin për herë të parë këtë gjë tek ju.

E rëndësishme është të jeni të përgatitur për çfarëdo që të vijë në rrugën tuaj dhe të keni besim në aftësitë që keni arritur gjatë kohëzgjatjes së pushimit dhe do të mund të shkoni shumë përpara për të tejkaluar hendekun me zgjuarsi dhe profesionalizëm.

Për të qenë më të sigurtë me përgjigjet e pyetjeve të tjera të mundshme gjatë një interviste, vijoni leximin këtu:

https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-intervistimin

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

QUIZ: Cili është mëngjarash?

Shikoni me vemendje figurën. Përgjigjja e saktë: NR 5

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë...

Si te vendosni punen vullnetare ne nje CV?

Fakt: Punëdhënësve u pëlqen të shohin që ju keni kryer punë vullnetare. Kjo është mënyra se si ta vendosni dhe ta nënvizoni...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

Studioni ne SHBA per programet bachelor, master apo doktorature.

Nje lajm i mire na vjen nga American Corner Tirana. Jeni të interesuar të studioni në ShBA? Keni pyetje...