Friday, October 23, 2020

Pritshmëritë tuaja për pagën në një letër motivimi

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Foto 32Kur aplikoni për punë, disa punëdhënës mund t’ju kërkojnë të tregoni edhe pritshmëritë tuaja për pagën. Kështu që ju lihet juve të përcaktoni një minimum page për të cilën ju do të punonit. Kjo mund të jetë një praktikë shumë e mirë për punëdhënësit sepse në disa raste ata mund të përfundojnë duke iu ofruar juve më pak se ajo që ata kishin menduar.

Zakonisht rekrutuesit nuk rekomandojnë që gjatë inervistës të bëhën pyetje në lidhje me pagën deri në momentin që ata vetë të hapin një bisedë të tillë. Megjithatë, nëse ju jeni të vendosur se doni një nivel të caktuar page për të filluar punë, mos e humbisni kohën tuaj në intervista të gjata, shkruajini pritshmëritë tuaja në letrën e motivimit.

  1. Fillimisht reklamoni veten tuaj

Edhe në rastet kur punëdhënësi e kërkon vetë një përcaktim të pagës nga ju, nuk është në interesin tuaj ta filloni letrën e motivimit me një disktutim në lidhje me paratë. Duhet ta filloni letrën e motivimit me një përshkrim të pozicionit të punës dhe mënyrën sesi mësuat mbi këtë punë.

Më pas është koha që të reklamoni veten tuaj. Bëni një përshkrim të vetes dhe të aftësive tuaja duke i përshtaur ato me kërkesat e pozicionit.

  1. Pritshmëritë tuaja për pagën

Pas një ose dy paragrafësh ku keni përshkruar veten tuaj, është momenti të shkruani shifra konkrete. Ky është një proçes delikat ndaj duhet të keni kujdes me mënyrën sesi shpreheni. Nëse bëhet fjalë për një pozicion të nivelit të lartë ju mund të shkruani: “me përgjegjësitë dhe aftësitë që unë do t’i sjell kompanisë suaj, pritshmëritë e mia për pagën janë…” dhe përmendni një vlerë konkrete.

Kjo vlerë sigurisht që duhet të jetë e bazuar diku, për shembull ju mund të bëni kërkime për pagat e individëve që punojnë në të njëjtat pozicione. Disa njerëz e kanë më të lehtë të japin një rang të vlerave të pagës dhe jo një vlerë të vetme. Ju gjithashtu mund të përmendni se niveli i pagës është i negociueshëm dhe mund ta diskutoni më tej në momentin e intervistës, sepse në këtë mënyrë punëdhënësi kupton që ju keni aftësinë e të qënit fleksibël.

  1. Reklamoni veten tuaj sërish

Në paragrafin e fundit, përmendni përsëri disa arsye pse ju mund të jeni një kandidat i duhur për pozicionin. Nuk është asnjëherë e lehtë të diskutoni për paratë me të huaj, me të cilët po planifikoni të krijoni një marrëdhënie pune. Megjithatë, nëse i jepeni punëdhënësit shumë fakte që e justifikojnë vlerën e pagës që ju përmendët më sipër, do ta keni më të lehtë atë pozicion pune, me atë pagë që ju dëshironi.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...