Saturday, October 31, 2020

Po planifikoni të ndryshoni karrierë? Ju njohim me guidën dhe shembullin e CV-së për këtë rast.

Duhen lexuar

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

CV Blog

Ndryshimi i karrierës mund të jetë një hap i guximshëm, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar punë në një industri krejtësisht të ndryshme nga ajo ku po punoni aktualisht. Ju do të duhet të “shisni” aftësitë tuaja të transferueshme dhe t’u provoni punëdhënësve që ju jeni të përshtatshëm për një rol të ri. Ndaj, do t’ju duhet një CV shumë e mirë për të konkuruar me kandidatët e tjerë që mund të kenë përvojë më të rëndësishme.

Gjasat janë që ju keni vendosur të ndryshoni karrierën tuaj sepse ju keni aftësitë ose entuziazmin e nevojshëm për të patur sukses në një industri tjetër. Ju duhet thjesht ta shfaqni atë në letër.

Ne do t’ju ndihmojmë me këtë guidë dhe një shembull CV-e për të patur paraqitjen e duhur në aplikimin tuaj. Kushtojini vëmendje këtyre pyetjeve të thjeshta, të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë plotësimit të CV-së për të ndryshuar karrierën tuaj.

  1. A është ndonjë nga kualifikimet tuaja i përshtatshëm?

Vetëm se keni kaluar vite duke punuar në një fushë të caktuar, nuk do të thotë që kualifikimet që keni marrë ndër vite nuk do të jenë të rëndësishme për një tjetër fushë. Ndoshta kualifikimi juaj, ose elementë të kualifikimit tuaj, përputhen më tepër me pozicionin e punës në të cilën dëshironi të punoni. Prandaj, theksoni këto në CV-në tuaj. Sugjerojmë të përfshihen edhe nivelet fillestare, pasi kjo mund t’i tregojë punëdhënësit tuaj të ardhshëm që të paktën keni një bazë themelore në fushën ku dëshironi të transferoheni.

  1. A është ndonjë nga hobit tuaj i përshtatshëm?

Në rast se nuk keni ndonjë kualifikim plotësisht të përshtatshëm, ndoshta ka diçka që ju intereson jashtë arsimit dhe punës. Nëse po, bëjeni këtë një pjesë thelbësore të CV-së tuaj, në vend që ta vendosni atë në pjesen nën ” interesat e tjera”. Pra, “shiteni” bukur atë për të cilën keni passion dhe mund ta shfrytëzoni në punën tuaj të ardhshme.

  1. A jeni anëtar i ndonjë klubi / grupi / organizate jashtë punës që është e përshtatshme?

Anëtarësimi në një klub ose organizatë, ose ndoshta marrja pjesë në ndonjë punë vullnetare, e cila është e lidhur me karrierën që dëshironi të keni është një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar përvojë ndërsa jeni akoma në punën tuaj aktuale. Sigurohuni që të përfshini detaje të anëtarësive të tilla, dhe përsëri përpiquni ta bëni atë një pjesë mjaft të spikatur të CV-së tuaj.

Përfshini informacione për kohëzgjatjen e përfshirjes me grupin, në çfarë lloj aktivitetesh keni marrë pjesë dhe aftësitë që keni mësuar nga këto pjesëmarrje.

  1. Cilat janë ato aftësi specifike në punën tuaj që mund të transferohen në një industri tjetër?

Vetëm për shkak se ju doni të ndryshoni karrierën tuaj, nuk do të thotë se nuk do të ketë diçka në punën tuaj aktuale që është relativisht e ngjashme në një industri tjetër. Bëni një listë të aftësive që ju nevojiten për të kryer punën tuaj aktuale dhe veçoni ato që mund të transferohen tek puna e re që ju dëshironi.

Mos kini frikë të jeni krijues në përshkrimet tuaja, por pa e tepruar. Për shembull, ndoshta keni pasur një karrierë në administratë, por tani dëshironi një punë në marketing. Në këtë rast aftësia për të organizuar një buxhet është një aftësi e dobishme e transferueshme.

  1. A ka industria juaj aktuale një përshkrim të ngjashëm me atë që po kërkoni?

Bëni kujdes në zhargonin e fjalorit që përdorni në industrinë tuaj aktuale kur shkruani CV-në tuaj. Pasi duke përdorur për një kohë të gjatë të njëjtin fjalor mund të ndiheni konfuz kur duhet të kaloni në një kategori tjetër pune. Kërkojini dikujt që nuk punon në të njëjtin sektor me ju të shohë CV-në tuaj, nëse ka ndonjë gjë që nuk e kupton, do të duhet ta rishkruani atë me fjalorin e përshtatshëm për pozicionin e punës ku po aplikoni

  1. A ka ndonjë nga puna / industria juaj aktuale që mund t’ju japë një referencë të mirë për personalitetin tuaj?

Do të duhet të mendoni se kush do të jetë si referencë nëse përparoni me fillimin e një karriere të re. Personi që mendoni se do të ishte i duhuri për t’ju ndihmuar të fitoni një punë tjetër, mund të punojë brenda së njëjtës industri dhe ka gjasa të japin një referencë që tregon aftësitë tuaja të transferueshme. Por, duhet të siguroheni që personi të shmangi çdo gjuhë specifike ose aftësi specifike që zbatohen vetëm në industrinë tuaj aktuale.

Duke patur parasysh këto këshilla, gjeni këtë shembull CV-e dhe filloni me plotësimin e saj:

SHKARKO KËTU Formën e CV-së

Tani mund të hyni në duapune.com dhe të aplikoni. Suksese!!!

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...