Sunday, October 25, 2020

Po mendoni të ndryshoni punë?

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.
7 Pyetjet që duhet t’i bëni vetes

Të ndryshosh karrierën nuk është e lehtë sidomos me pasiguritë që vijnë nga të punuarit dhe jetuarit në një situatë si kjo e pas pandemisë. Ndoshta për ju kjo mund të jetë koha e duhur për të bërë ndryshime. Por, realiteti dhe stresi i momentit mund t’a zbehë këtë perspektivë.

Nëse jeni në dilemë për një ndryshim karriere në këtë moment, atëherë bëjini vetes këto pyetje:

  • A dua të ndryshoj karrierën apo thjesht nuk jam e motivuar të punoj gjatë kësaj kohe?

Nëse nuk jeni të lumtur duke punuar nga shtëpia, me shkëputje/ rrotacion ose duke u marrë me faktorë të tjerë që kanë lidhje me COVID-19, pakënaqësisa ndaj kësaj situate dhe ndaj punës mund të jetë më e madhe nga sa mendoni. Kudo puna ka ndryshuar prej pandemisë dhe ju duhet të konsideroni mundësitë nëse puna juaj mund t’i rikthehet mënyrës së funksionimit si më parë apo mund të ndryshojë në diçka të re.

  • A jam unë i pakënaqur me punën dhe karrierën time?

Pandemia mund të ketë nxjerrë në pah të gjithë mënyrat apo gjërat që tregojnë se jeni i pakënaqur me punën tuaj. Ndoshta ju ndjeheni i pavlerësuar në kompaninë ku po punoni ose keni pakënaqësi ndaj shefit tuaj. Mos harroni që të qenit të pakënaqur me punën tuaj aktuale nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të ndryshoni rrjedhën e karrierës tuaj. Në disa raste mund të jetë kompania, menaxheri, ekipi juaj apo puna juaj specifike me të cilën nuk jeni të kënaqur. Përpiquni të tregoheni të sinqertë dhe pyesni veten tuaj nëse pakënaqësia që keni aktualisht do të ndryshojë me fillimi e një punë tjetër apo jo. Nëse përgjigjja juaj është jo, në këtë rast ndryshimi i karrierës nuk është ajo që po kërkoni. Duhet të motivoni veten dhe të shpresoni se kjo situatë nuk do të jetë e përhershme dhe puna do t’i kthehet normalitetit.

  • Çfarë po kërkoj të arrij në karrierën time të re?

Përpiquni të fokusoheni më shumë në aspektet interesante të një karriere të re sesa në gjërat që nuk ju pëlqejnë në punën tuaj aktuale. Mendoni më shumë rreth asaj që do të bëni më tej se sa për atë që po lini pas. Për shembull, mund të ndiheni sikur nuk po bëni asnjë ndryshim në karrierën tuaj aktuale. Në vend që të ndaleni aty dhe të mendoni për këtë, pyesni veten se çfarë rruge në karrierë do t’ju bëjë të ndiheni sikur mund të bëni një ndryshim dhe nëse do të ndjeheni i përmbushur në atë lloj roli.

  • Cili është statusi im emocional dhe mental gjatë kësaj periudhe?

Të jetuarit në një situatë pandemie mund të ndikojë shumë në gjendjen tuaj emocionale dhe në mirëqenien tuaj. Duke qenë se asnjë nga ne nuk e ka përjetuar ndonjëherë këtë situatë patjetër që do të ketë një shumëllojshmëri ndjenjash, emocionesh dhe mendimesh që nuk do të dini ku t’i adresoni. Tregohuni të sinqertë me veten tuaj rreth mënyrës se si po i përballoni gjërat. Ju mund të ndjeheni të pa motivuar, jo produktiv apo i dyzuar për shkak të situatës aktuale.

Është e vështirë, por e rëndësishme të ndani mendimet dhe ndjenjat që janë duke u rritur për shkak të asaj që po ndodh në botë nga ato të lidhura me llojin e rolit që keni dhe industrinë në të cilën punoni.

Ju po merrni një vendim për jetën në mes të një ngjarje traumatike ku emocionet janë me të vërtetë të larta. Pyesni veten nëse po e merrni këtë vendim nga emocionet apo nga mendimi racional.

  • A jam i përgatitur të merrem me dy ngjarje që ndryshojnë jetën në të njëjtën kohë?

Të jetosh përmes një pandemie dhe të ndryshosh karrierën tënde janë të dyja ngjarje kryesore të jetës. Edhe nëse doni të përkushtoheni në jetën tuaj profesionale për të gjitha arsyet, a ndiheni të gatshëm t’a bëni, ndërsa merreni me të gjithë faktorët stresues që ka COVID-19 ka sjellë?

Nëse ndryshoni karrierë tani, efektet e pandemisë mund t’a bëjë tranzicionin tuaj më të komplikuar. Nëse mendoni se nisja e karrierës tuaj të re tani mund të jetë shumë e vështirë ose stresuese, atëherë mund të vendosni që nuk është koha e duhur.

  • A kam burime financiare për të mbështetur një ndryshim në karrierë?

Mendoni për ndikimin e mundshëm financiar të ndryshimit të karrierës që dëshironi të bëni gjatë kësaj klime ekonomike. Do të doni të merrni parasysh se sa e rrezikshme mund të jetë të bëni një ndryshim gjatë një recesioni dhe nëse do mund t’a merrni përsipër atë rrezik.

Nëse do të humbisni të ardhurat tuaja për një kohë ose prisni një ulje të pagës, a mund të rregulloni shpenzimet tuaja ose të mbështeteni te kursimet? Nëse shqetësoheni për mundësinë e pushimit nga puna ose shkurtime të buxhetit, a nuk do të ishte më mirë të prisni para se të bëni një ndryshim?

  • Cila është perspektiva afatgjatë për industrinë time?

Disa industri janë goditur më shumë se të tjerët. Nëse do të duhet shumë kohë që industria juaj të rikthehet në normalitet ose lloji i rolit që keni mbajtur më parë të kërkohet përsëri, mund të ketë kuptim të kërkoni mënyra se si të përdorni aftësitë dhe përvojën tuaj në një fushë të re.

Këto pyetje mund t’ju ndihmojë të vlerësoni mendimet tuaja në mënyrë më objektive. Përgjigjuni pyetjeve sinqerisht dhe rishikojini ato. Mund të diskutoni mbi to me një person të afërt dhe të shihni nëse do të keni mendime dhe ide të reja për karrierën tuaj të ardhshme.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...