Wednesday, October 21, 2020

Paratë kanë rëndësi, por nëse ndodh një nga këto fenomene rëndësia e tyre humbet.

Duhen lexuar

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

blog 3

Gjetja e një pune në këto kohë të vështira ku ju paguajnë mirë është vërtet fantastike, por kur negocioni një ofertë pune dhe pse në këtë situatë të pazakontë e rëndësishme është të mbani në konsideratë edhe disa gjëra të tjera, jo vetëm pagën e lartë.

Edhe pse paratë kanë vërtet rëndësi, nëse ndodh një nga fenomenet e mëposhtme rëndësia e tyre humbet.

Eljana Mete, administratore e duapune.com, ndan disa arsye në këtë podcats: Mos zgjidhni një punë vetëm për para

  • Niveli juaj i stresit është duke prekur majat nisur dhe nga koha që po jetojmë

Kur peshoni avantazhet dhe dizavantazhet e një pune të mirëpaguar dhe shikoni se elementët në anën e dizavantazheve përfshijnë “80 orë pune në javë, asnjë mbështetje nga kolegët dhe një situatë aspak të favorshme nga kriza që po jetojmë, me siguri po “kafshoni më tepër se mund të përtypni”.

Dr. Stacie Freudenberg një psikologe e Kolorados, shpjegon se stresi në kohërat e vështira liron kortizolin, gjë që mund të çojë në kushte të pafavorshme shëndetësore siç janë vështirësitë në gjumë, problemet e kujtesës, madje edhe problemet e zemrës. “Përveç kësaj, stresi i qëndrueshëm mund të kontribuojë në ankth, depresion dhe një rënie në kënaqësinë e përgjithshme të jetës”, thotë ajo.

“Nëse një punë paguan pak më shumë, por kërkon 20 orë më shumë në javë, kjo vështirë se do të jetë e vlefshme për ju” – thotë Christopher K. Lee, themeluesi i Kompanisë së Trajnimit të Karrierës me qendër në San Diego.

  • Ju filloni të urreni punën tuaj dhe pse keni nevojë për të në këtë kohë krize

Nëse jeni kreativ dhe synoni të jepni ide të mëdha, ju duhet të dini që ato punë nuk paguhen gjithmonë mirë. Mund të tundoheni për të marrë përsipër një punë më fitimprurëse, por që kërkon të kaloni ditët tuaja duke përpiluar fletushka dhe numra të cilat ju i urreni.

Mos e bëni këtë gjë! “Edhe pse një punë me një pagesë të lartë mund të duket sikur do të përmirësonte cilësinë e përgjithshme të jetës tuaj, në fakt mund të bëjë të kundërtën nëse nuk e dashuroni atë që po bëni”, thotë Freudenberg.

“Njerëzit që përdorin pikat e forta në karrierën e tyre kanë 3 herë më shumë gjasa të raportojnë një cilësi të shkëlqyer të jetës, 6 herë më shumë gjasa për t’u angazhuar në punë dhe 15 % më pak gjasa të lënë punën”, thotë Susan Peppercorn, themeluese e Kompanise së Trajnimit të Karrierës me qendër në Boston.

“Nëse pozicioni i punës që jeni duke marrë në konsideratë nuk nxjerr pikat tuaja të forta, ka gjasa që të mos lulëzoni në karrierë, dhe paratë nuk do ta kompensojnë atë”, thotë Peppercorn.

  • Ndiheni të kompromentuar

Nëse merrni parasysh vetëm vendet e punës që paguajnë mirë, duhet të rishikoni elementët thelbësorë të kompanive që ofrojnë ato pozicione. Do të përbënte vërtet problem fakti që ju do të hidhnit vështrimin vetëm drejt pagës së lartë dhe më pas të kuptoni se ju nuk përshtateni dot me kulturën e asaj kompanie.

“Nëse shisni një produkt që as ju vetë nuk e besoni ose nëse punoni për një organizatë me një kulturë që nuk përputhet me vlerat tuaja, ju do të sforcoheni më tepër se duhet që të ndiheni mirë në punën tuaj”, thotë Lee. “Vetëm paratë nuk do të kompensojnë ndjenjat negative që keni nga puna juaj në kundërshtim me bindjet, prioritetet dhe etikën tuaj”.

Megjithatë, punët me pagesë të lartë nuk do të thonë automatikisht mjerim. Njerëzit gjejnë qindra mënyra të ndryshme për të patur standard dhe cilësi të lartë jetese. Mos sakrifikoni shëndetin apo lumturinë tuaj thjesht për paratë, në këto kohë të pasigurta.

Nuk ia vlen, në kuptimin e plotë të fjalës.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...