Wednesday, July 28, 2021

Panairi Virtual i Punës dhe Aftësive 2021 – 16 Qershor

Duhen lexuar

Keshilla per veshjen ne pune gjate veres!

Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.

Quiz !

Përgjigje: Ana jeton në Australi.

Strategji të ndryshme për kërkimin e një pune gjatë verës.

Kërkimi i punës gjatë verës mund të jetë paksa i vështirë. Nuk duhet harruar që gjatë periudhës së verës rekrutuesit dhe menaxherët...

5 Qytetet e Javës

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e edicionit të parë të “Panairit Virtual të Punës dhe Aftësive 2021“, më datë 16 Qershor 2021 Ora: 09:00 – 16:00, mbështetur nga Programi “Migracion për Zhvillim”, që  financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit.

Ndryshe nga panairet e mëparshëm, këtë herë puna dhe aftësitë do të takohen virtualisht përmes një platforme të përbashkët online, e cila do të funksionojë si panairi real, por përmes komunikmit virtual, duke respektuar rregullat e vendosura për shkak të Pandemisë. 

Risia kryesore që sjell ky panair virtual është fakti që vendet e punës (për punëkërkuesit) dhe ofertat potenciale për punë (nga bizneset) me aftësitë specifike të kërkuara takohen, bisedojnë dhe vendosin online.

Është hera e parë që një Panair i tillë organizohet virtualisht, dhe përfaqëson një mundësi të mirë të vendtakimit të punës dhe aftësive.

Pjesëmarrës në panair do të jenë institucione arsimore dhe punëdhënës kombëtarë dhe ndërkombëtarë që do të ofrojnë:

  • mundësi punësimi
  • mundësi për praktikë profesionale
  • mundësi për bursa të ndryshme studimi
  • orientim dhe udhëzim në karrierë

Për të qenë pjesëmarrës në panair ju duhet të regjistroheni në linkun e AKPA:
http://akpa.gov.al/

Njëkohësisht, në linkun në vijim do të gjeni Udhërrëfyesin / Manualin e përdorimit për VIZITORËT! Video ilustruese e hapave të regjistrimit për të qenë pjesëmarrës në Panairin Virtual të Punës dhe Aftësive 2021 – 16 Qershor:
https://www.facebook.com/DIMAKAlbania/videos/236915457765015

Përgatit ose përditëso CV-në dhe ngarkoje atë në llogarinë e krijuar ne platformën e Panairit Virtual.

Për cdo informacion tjetër shtesë, do të njoftoheni nëse na dërgoni emër, mbiemër dhe adresën tuaj të email-it tek [email protected]

Ju faleminderit!

“PANAIRI VIRTUAL I PUNËS DHE AFTËSIVE 2021″

“VENDI KU PUNA ZGJEDH AFTËSITË!”

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Keshilla per veshjen ne pune gjate veres!

Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.

Quiz !

Përgjigje: Ana jeton në Australi.

Strategji të ndryshme për kërkimin e një pune gjatë verës.

Kërkimi i punës gjatë verës mund të jetë paksa i vështirë. Nuk duhet harruar që gjatë periudhës së verës rekrutuesit dhe menaxherët...

5 Qytetet e Javës

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

Si e ka transformuar COVID punën me orare fleksibël nga ” mirë të jetë ” në “duhet të jetë.

Puna me orare fleksibël nuk është një koncept i ri, në fakt është një koncept që ka ekzistuar për disa dekada.