Si çdo vit Universiteti i Tiranës ka kthyer në traditë organizimin e Panairit “Eksploro Botën tënde”, event i cili bën bashkë kompanitë e ndryshme punëdhënëse dhe studentët të cilët janë në prag të diplomimit dhe kërkimit të rrugës së tyre për punë si punëkërkues.
Portali duapune.com ishte pjesëmarrës më stendën e vet në këtë panair, ku udhëzoi dhe informoi të gjitha vizitorët e stendës për hapat se si të bëhen pjesë e platformës për punësim apo edhe si të përgatiten dhe si të kërkojnë në tregun e punës mundësitë më të mira të praktikave dhe punëve.
Panairi u organizua në mjediset e Fakuletetit Ekonomik të Tiranës me datë 7 prill 2016.