Wednesday, October 28, 2020

Nje rast deshtimi Shembull – Interviste pune 13

Duhen lexuar

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Me tregoni per nje rast deshtimi

Kjo pyetje është mjaft e ngjashme me pyetjen rreth të gabuarit në punë dhe mënyra se si duhet të përgjigjeni është pak a shumë e ngjashme. Kur ju pyesin ne nje interviste pune per nje deshtim, sigurohuni që të përzgjidhni një rast konkret, një dështim aktual duke u treguar i sinqertë. Niseni duke ia bërë të qartë intervistuesit se si e përkufuzoni fjalën dështim. Për shembull: “Si menaxher, une e konsideroj dështim kur ka diçka që unë “kapem” në mënyrë befasuese. Dua të di se çfarë ndodh me skuadrën që unë menaxhoj dhe me punën e tyre”. Më pas bëni një lidhje mes shembullit tuaj dhe përkufizimit tuaj për fjalën deshtim dhe shpjegoni se çfarë ndodhi. Në fund mos harroni të tregoni se çfarë mësuat nga kjo eksperience.

Mos harroni:

Dështimi është pjesë e jetës, të gjithë dështojmë, por ajo që është e rëndësishme është të mësoni nga dështimi.

Lexoni më shumë këtu: https://duapune.com/blog/covid-19/si-mund-te-perfitoni-nga-deshtimi

Ju njohim me 4 hapat që do ju ndihmojnë për të ju përgjigjur pyetjes:

Me tregoni per nje rast deshtimi”

Perzgjidhni nje rast konkret deshtimi

Hapi i parë është të përzgjidhni se cilin rast të dështimit të tregoni.Mos u përpiquni të shmangni përgjigjen tuaj nga kjo duke folur rreth një rasti në kolegj. Në të njëjtën kohë, ju ndoshta dëshironi të mos flisni per ndonje dështim kolosal që lidhet me llojin e punës për të cilën po aplikoni. Nëse intervistuesi në mënyrë specifike kërkon diçka që lidhet me punën, përpiquni të paktën të tregoni tregimin tuaj per diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë. Zgjidhni një histori në të cilën diçka mjaft e rëndësishme nuk shkoi si duhet për shkak të veprimeve tuaja personale (ose mungesës së veprimeve).

Mos harroni “diçka” dhe jo “gjithçka” – arsyeja pse njerëzit shpesh kanë vështërsi për të ju përgjigjur kësaj pyetje është sepse ata po kërkojnë një situatë në të cilën gjithçka shkoi keq.

Percaktoni se çfare do te thote fjala deshtim per ju?

Arsyeja pse nuk keni nevojë të flisni për ndonjë dështim të jashtëzakonshëm në të cilin gjithçka shkon keq është sepse ju do të shpjegoni pse mendoni se kjo situatë ishte një dështim.

Pasi të keni zgjedhur historinë tuaj, përcaktoni dështimin në një mënyrë që funksionon për të. Pasi të përcaktohet dështimi, historia juaj nuk ka më nevojë të jetë një dështim i dukshëm; thjesht duhet të jetë gjithçka që përcaktoni si dështim.

Per shembull:

“Për mua, dështimi ka të bëjë me mos përmbushjen e pritshmërive.”

“Si menaxher, e konsideroj dështim sa herë që jam kapur në befasi. Unë përpiqem të di se çfarë po ndodh me ekipin tim dhe punën e tyre.”

“Unë mendoj se dështimi nuk është vetëm përmbushja e një qëllimi, ka të bëjë me mos përmbushjen e një qëllimi me burimet që më janë dhënë. “

Tregoni historine tuaj

Pasi keni konstatuar se si e vlerësoni dështimin, tregoni historinë që keni zgjedhur. Mundohuni të mos harxhoni shumë kohë duke treguar historinë tuaj. Intervistuesit nuk e bëjnë këtë pyetje për t’ju parë të përhumbur, ata duan të dinë se si i përballoni pengesat ,kështu që shkoni në pjesën ku shpjegoni dështimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Filloni të tregoni situatën dhe shpjegoni pse ishte sfiduese. Pastaj shpjegoni atë që keni bërë në mënyrë specifike për t’a rregulluar atë. Mos u mundoni të mbuloni faktin që gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar. Është e pamundur të keni sukses në një intervistë nëse intervistuesi nuk beson ato që po thoni, kështu që mos u përpiqni të tregoni gjëra të pa vërteta.

Ndani ate qe keni mesuar

Në fund të përgjigjes suaj, pasi të transmetoni rezultatin jo të mirë të tregimit tuaj, përmendni gjërat e mira. Ju duhet të përfundoni duke treguar se çfarë keni mësuar.Flisni pse mendoni se gjërat shkuan keq dhe natyrisht, ato që do të përmirësoni  në të ardhmen.

Per shembull:

“Problemi im me i madh ishte supozimi se une do të mund të merrja të dhënat nga përdoruesit. “Ishtë një nga pengesat e mia më të mëdha nga përvoja ime.Asnjëherë mos bëni supozime rreth të dhënave. Unë nuk e kam bërë atë gabim më.”

Pyetja rreth dështimit shpesh është befasuese për të intervistuarit. Edhe nëse jeni të përgatitur për të, të flisni për dështimin është e vështirë. Çelësi për t’iu përgjigjur mirë kësaj pyetje është së pari të krijoni mënyrën se si e vlerësoni dështimin dhe më pas duke përfunduar me pengesat tuaja kryesore nga ajo përvojë.

Mësoni më shumë:

https://blog.duapune.com/2020/07/metoda-star-behuni-nje-yll-ne-rrugen-tuaj/

“Miku juaj per pune dhe karriere”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...