Thursday, February 25, 2021

Një homazh për Steve Jobs

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

steveSteve  Jobs ishte më i madhi midis shpikësve (inovatorëve)  kurajoz për të menduar ndryshe, i guximshëm për të besuar se mund ta ndryshoj botën dhe po aq i talentuar për ta bërë këtë gjë. Barack Obama

E mërkurë, 5 tetor  është kthyer në një ditë të trishtueshme historike për Amerikën por edhe për të gjithë botën. Humbja e Steve Jobs bashkëthemeluesit të apple i cili revolucionarizoi botën e informacionit dhe teknologjisë, ndryshoi jetën  e përditshme të çdo njeriu ne botë duke  na lehtësuar komunikimin dhe marrjen e informacionit. Sipas Christine Santacroce një rekrutuese IT e cila thotë që, “Si rekrutues  ne duhet ti kushtojmë vëmendje ketij njeriu i cili ndryshoi botën jo nëpërmjet parave, dhunës apo politikës por nëpërmjet vizionit dhe dedikimit që ai kishte”. Një homazh për Steve Jobs.

Matja e perfeksionizmit
Një nga karakteristikat e Steve Jobs ishte vëmendja e veçantë që  ai i kushtonte perfeksionizmit gjë të cilën ne rekrutuesit padashur e lëmë mbas dore. Christine Santacroce vazhdon më tej duke përmendur se, “Ditët tona janë të mbushura me menaxher, koleg, kandidatë, takime, numra, marrëveshje. Ne i gjejmë (sigurojmë) njerëzve punë, ne i sigurojmë njerëzve karrierë dhe ky është një rol tepër i rëndësishëm tani më shumë se kurrë. Në një botë  e cila po përjeton një krizë ekonomike ne duhet të mundohemi të jemi perfeksionist. Kështu mund të arrijmë të jemi më të mirë dhe ti tejkalojmë mundësitë tona duke humbur cinizmin dhe jo shërbimin.”

Agjentët e ndryshimit

Steve Jobs e ndryshoi boten me një mënyrë  origjinale. Ai ndryshoi botën e korporatave në të cilën ne jetojmë. Kjo është shumë frymëzuese sidomos për profesionistët të cilët e kalojnë ditën e tyre në botën e rekrutimit, ne mund të ndikojmë tek kompanitë, tregu i punës, dhe tek individët të cilët i bëjnë këto tregje. Edhe pse rekrutuesit bëhen  më cinik me kalimin e kohës është e rendësishme të mbahet mend se ne jemi agjentët e ndryshimit. Ne mund të ndryshojmë tregun,  kompanitë, dhe ne mund të ndryshojmë jetë vetëm duke kryer mirë punën tonë.

Ti bësh njerëzit më të mirë
Rekrutuesit e shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke i përmirësuar njeerëzit. Dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ne i mësojme se si ata  të bëhen më të aftë. I ndihmojmë të komunikojnë më mirë, të vishen më mirë apo të fitojnë vendin e punës. Mund të duket si diçka e vogël por në fakt është një grimcë madhështie e cila i bashkon rekrutuesit me lidera të tillë si Steve Jobs. Ai besonte se puna e tij nuk kishte të bënte me faktin që ti bënte njerëzit të ndiheshin mirë por ti bënte ata më të mirë.  Ne i bëjmë njerëzit më të mirë (aftë), kandidatë më të mirë, punonjës më të mirë, dhe asete më të mira. Rekrutues, ndjehuni krenar  për atë që bëni dhe kurrë mos e humbisni synimin, ne i ndihmojmë njerëzit të gjejnë punë më të mira, jetët e tyre më të mira dhe me shpresën se ne mund të përmirsojmë tregun  nëpermjet çdo burri dhe gruaje që ne punësojmë.

Santacroce, Christine.(Tetor 2011). People of vision: Steve Jobs. Recruiter Today.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...