Monday, January 25, 2021

Nisma “Rruga drejt Sipërmarrjes”

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Foto SipermarrjaFrymëzuar nga përvoja shumë vjeçare në vendin e realizimit të ëndrrave – SHBA dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Z. Dritan Mezini administrator i DM Consulting Services ka ndërmarrë një nismë vullnetare mjaft interesante, madje do të theksonim si një nga nismat më të rëndësishme dhe mjaft inkurajuese në tregun e vetëpunësimit dhe sipërmarrjes për rininë shqiptare dhe për cilindo që ka dëshira dhe ide inovative për të ndërmarrë nisma për të sotmen dhe të nesërmen.

Qëllimi i kësaj nisme është të inkurajojë rininë shqiptare si të hedhë hapa drejt vetëpunësimit duke u bazuar në aftësitë që gjithsecili ka, në mundësitë materiale dhe financiare, në shprehjen e ideve dhe planifikimin për realizimin e këtyre ideve nga gjithsecili që planifikon të bëhet sipërmarrës.

Ky projekt tashmë ka nisur dhe është në vazhdim deri në fillim të muajit Shkurt duke udhëtuar dhe trajnuar në qytetet më kryesore në të gjithë Shqipërinë. Udhëtimi vazhdon çdo të shtunë në një qytet të ndryshëm të Shqipërisë dhe deri më tani janë organizuar takime në Durrës, Vlorë, dhe duke e përmbyllur vitin 2014 me qytetin e Korçës. Në fillim të muajit Janar 2015 do rifillojnë takimet dhe në shtatë qytete të tjera duke finalizuar me një seminar në Tiranë në fillim të muajit Shkurt 2015.

Aktivitetet zhvillohen sipas një axhende të paracaktuar ku përveç folësve të cilët prezantojnë dhe ndajnë me të gjithë të pranishmit përvojat e tyre në fusha të caktuara, kryhen edhe diskutime dhe pyetje mes auditorit dhe folësve. Të rinjtë e pranishëm tregojnë interes duke u bashkuar në diskutime të ndryshme frytdhënëse ku shfaqen dhe shkëndijat e para të inkurajimit të të rinjëve.

Për më shumë informacion mbi aktivitetet “Rruga drejt Sipërmarrjes” ju ftojmë të na ndiqni në website www.sipermarres.org

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...