UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab organizuan në datat 20-21-22 Nëntor aktivitetin social-rinor PONDER në kuadër të projektit ‘Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria’ financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Me pjesëmarrjen e 45 të rinjve nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru, PONDER synon të nxisë aftësinë e të menduarit kritik, të kuptuarit të informacionit subjektiv, qasjen kritike ndaj informacionit ditor në rrjete sociale dhe media ku të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.
Trajnimet e udhëhequra nga 8 mentorë orientuan të rinjtë të moshave 14-21 vjeç në përdorimin e shkrim-leximit kritik, diversitetit të mediave, pozicionimit dhe eksperiencës, leximit të imazheve, fuqizimit përmes shkrim-leximit mediatik dhe rreth një përvoje të suksesshme pune praktike.
5 të rinj do të kenë mundësi të ndjekin internship në kompani të njohura mediatike dhe 10 të tjerë do të shndërrohen në influencues duke publikuar shkrimet e tyre në blogje të ndryshme.
Per me shume lexoni >>> BusinessMag