Tuesday, October 20, 2020

Metodat për të qëndruar i motivuar në punë

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

motivation-workplace-800x800Nëse jeni në pune apo akoma duke kërkuar për punë duhet të jetë e vështirë për të qënë i motivuar ditë mbas dite apo javë mbas jave. Punëkërkuesit e dinë se sa e vështirë është të përpiqesh për të kërkuar njoftime pune, për të përgatitur letra motivimi për punëdhënës të cilët mbase kurrë nuk do i lexojnë.
Po ashtu edhe punëdhënësit përballen me strese të vazhdueshme  nga punonjësit e bezdisshëm, kolegët e vështirë apo projektet afatshkurtër.
Në një moment të caktuar ju thjesht ndjeheni i mbushur  dhe motivimi juaj fillon të bierë. Nuk ka rëndësi se kush jeni apo se cfarë  aktiviteti ditor ju përfshin, të gjithë e kalojnë një krizë njëherë në kaq kohë. Celsi është që ti bëni gjërat me emocion.

Këtu do ju paraqesim 5 mënyra për të ngritur moralin dhe për të qëndruar i motivuar  gjate ditës (qoftë ajo ditë pune apo ditë në kërkim të një pozicioni pune).

Ndajeni ditën tuaj në “Seksione kohe”. Bëni një listë për cdo gjë që ju duhet të përmbushni brenda një dite. Trajtojeni cdo detyrë si një qëllim të vetëm që ju duhet të arrini.  Kërkimet e fundit tregojnë se kryerja e shumë detyrave në një kohë  e bën punën tuaj të shpërndarë dhe jo efikase. Trajtojeni cdo detyrë individualisht dhe kështu puna juaj do të jetë më efikase dhe më pak imponuese.

Ndërtoni suksesin fillimisht mbi arritjet tuaja të vogla. Motivimi shumohet sa më shumë ju investoni në të. Nëse ju mund ti kaloni pengesat tuaja të para, ju do ta ndjeni veten tuaj gati për të ndërmarrë sfida  më të mëdha dhe më të mira. Mbajini shënim arritjet tuaja progresive dhe vazhdoni përpara.

Mbani rregull në vendin tuaj të punës. Ndërkohë që shumë  diskutojnë se pastrimi i tryezes së punës apo vendosja e rregullit është një zvarritje e punës apo humbje e kohës, në të vërtetë ka rezultuar se  të gjithe bien dakort se një vend pune i rregullt  e rrit produktivitetin. Askujt nuk i pëlqen të punojë i rrethuar nga rrëmuja. Ambienti juaj ndikon në mënyrë direkte në humorin tuaj dhe në etikën tuaj të punës, dhe mund të veprojë si një kanal i cili rrit motivimin tuaj. Përdoreni pushimin tuaj në punë për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe qëllimet tuaja afatshkurtra. Disa minuta pastrimi do të pakësojnë rrëmujën dhe do të qartësojnë kokën tuaj.

Bëni një jetë të shëndetshme dhe të balancuar me punën. Nëse ju bëni një jetë të lodhshme në punë, do të humbisni vëmendjen nga prioritetet tuaja të tjera. Sigurouni që ju po bëni edhe ato gjëra qe doni ti bëni dhe jo vetëm detyrimet. Nëse ju kryeni vetëm detyrimet dhe harroni të merreni me gjërat qe ju vërtet doni ti beni atëhere do të jetë shumë e lehtë për ju që të acaroheni dhe të mërziteni me punën. Bëni përpjekje për ti trajtuar projektet me interes dhe për të shpenzuar kohë për lidhjet personale.

Vendosni qëllime afatgjata. Ndërsa është e rëndësishme që të festoni arritjet e vogla, shpesh motivimi më i fortë rrjedh nga ambiciet afatgjata, të përcaktuara për të ardhmen. Bëjini qëllimet tuaja të arritshme, dhe konkrete. Qëllimet duhet tju frymëzojnë, jo t’ju frikësojnë. Në vend që të përmbushni një mal me qëllime afatshkurtra vendosini vetes një qëllim afatgjatë duke arritur rezultate pozitive për kryerjen e detyrave lidhur me qëllimin tuaj final. Kjo është një diferencë e vogël por me një impakt psikologjik të madh.

Në përgjithësi që motivimi juaj të funksionojë, duhet që dëshirat tuaja të jenë në një trajektore me detyrat tuaja. Sigurohuni që ju i kuptoni qëllimet, dëshirat dhe mundësitë tuaja përpara se të aplikoni taktikat e motivimit. Nëse arrini të kuptoni veten tuaj dhe të qëndroni të motivuar atëhere ju do të bëni gjithcka duhet për të arritur qëllimet tuaja.

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...