Wednesday, October 21, 2020

Mësimet e Karrierës që ju mund të mësoni nga Vipat

Duhen lexuar

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

 

563425 627844830575546 1016720042 nLajmet dhe kultura e Vipave na përfshin çdo ditë. Nuk mund t’ja mbathim prej tyre, dhe shumica prej nesh në të vërtetë nuk duan. Na pëlqen ti fusim hundët në jetën e njerëzve të famshëm, duke vërejtur arritjet dhe gabimet e tyre, por rrallëherë ne arrijmë ta vendosim veten në vendin e tyre, dhe të mësojmë nga karriera e tyre (Gabim).

Këtu janë disa mësime të dobishme të karrierës të cilat ju mund të mësoni nga disa nga njerëzit më të famshme në botë!

1. Simon Cowell

Mësimi – Tregoni të vërtetën, flisin hapur, dhe kështu do të fitoni respektin e të tjerëve!

Simon Cowell është i njohur për aftësinë e tij për të qënë gjithmonë i drejtëpërdrejtë dhe për deklaratat e tij të ashpra, por gjithashtu ai njihet edhe për çiltërsinë e tij. Cila është arsyeja pse një njeri duhet të të mbushë me lëvdata. Në perspektivën afatgjatë nuk do tju ndihmojë, madje mund t’ju stimulojë të krijoni më shumë vetëbesim seç duhet.

Në vendin e punës, kur ju pyeteni për diçka, apo ju kërkohen opinionet tuaja, është e rëndësishme që të jeni të vërtetë, pasi kjo do të bëjë të fitoni respekt nga drejtuesit dhe kolegët.

2. Madonna

Mësimi – Rikrijoni veten, rifreskoni aftësitë tuaja dhe mësoni “hile” të reja

Madonna ka qenë një yll i muzikës për shumë vjet tashmë, dhe në çdo epoke të re, ajo vjen përsëri më e fuqishme se kurrë! Aftësia e saj për të ndryshuar me kohën, për të përmbushur kërkesat e tregut, dhe të japi ndjekësve të  saj pikërisht atë që ata duan, ka bërë të mundur që ajo të vazhdojë suksesin e saj.

Si një profesionist, ju gjithashtu duhet të ndryshoni me kohë dhe të përshtateni me teknologjitë e reja, trendet, dhe pritshmëritë. Në mënyrë për të mbajtur punën tuaj dhe të keni një avantazh mbi konkurrencën, është e rëndësishme që ju të rifreskoni aftësitë tuaja, të mësojnë gjëra të reja dhe të fitojni më shumë aftësi kjo do të mundësojë që të lëvizini me hapin e kohës.

3. Kim Kardashian

Mësimi – Përdorni networkun si rrugë drejt suksesit

Kim ishte një vajzë nga një qytet i vogël, e cila nuk kishtë ndonjë talent të veçantë. Ajo as nuk mund të këndonte, apo të aktronte, ose të kishte gjatësinë e duhur për tu bërë modele. Pra çfarë bëri ajo?

Ajo lidhi miqësi me njerëzit e duhur dhe e vendosi veten në qarqet publike për të rënë në sy. Shoqja e saj më të mirë në atë kohë – Paris Hilton, e ndihmoi atë të ngjiste majat e piramidës sociale; përfshirja e saj me famëkeqin Ray J e bëri atë të  famshme për arsyet e gabuara.

Por nëpërmjet rrjeteve të ndjeshme dhe brendimin e duhur, ajo shpiku imazhin e saj dhe mori rrugën e saj drejt famës.

Në një mënyrë të ngjashme, si një profesionist,  ju duhet të rrethoni veten me njerëzit e duhur, të cilët mund të ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja për karrierën në jetë.

Ju duhet të jeni një networker i mirë dhe të bëni atë prioritet tuaj,  në mënyrë që të keni kontakte me personat që kanë më shumë influencë në industri. Pa një rrjet të fortë, me ndikim, dhe mbështetës rreth jush, do të jetë shumë më e vështirë për të arritur vendin e punës që keni ëndërruar gjithmonë.

4. Susan Boyle

Mësimi – Nuk është kurrë tepër vonë për të bërë një ndryshim karriere!

Susan Boyle ka pasur një jetë të vështirë. Ajo është tallur vazhdimisht, kishte vështirësi në të mësuar, dhe ishte shumë i pakënaqur me jetën e saj. Edhe pse askush nuk e dinte, Susan kishte një zë të mrekullueshëm, dhe në moshën e 48, ajo mori vendimin që do ti ndryshonte jetën: të shfaqej në një show live, të quajtur Britains got talent. Prej këtu, ajo u vendos në qendër të vëmendjes dhe aftësitë mahnitëse të saj vokale e çuan atë larg nga shtëpia e vjetër ku ajo kishte jetuar, drejt një jete të re multimilionere.

Nëse Susan Boyle mundi të ndryshojë jetën e saj në moshën 48 vjeçe, duke pasur parasysh mungesën e saj ekstreme të vetëbesimit, vështirësi në të mësuar dhe vuajtja nga vite  ngacmimi, atëherë edhe ju mundeni! Nuk është kurrë tepër vonë për të ndryshuar rrugën e karrierës tuaj. Nëse ju nuk jeni të kënaqur me punën tuaj dhe besoni se pasioni juaj qëndron diku tjetër, ju duhet të bëni gjithçka që mundeni për të arritur qëllimet tuaja të karrierës.

5. Barack Obama

Mësimi – Përvoja nuk është gjithmonë faktori më i rëndësishëm

Barack Obama kishte më pak përvojë se dy kundërshtarët e tij (Hillary Clinton dhe John McCain), megjithatë kjo nuk e ndaloi atë një nga presidentët më të parapëlqyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky pozicion nuk është arrihet lehtë, dhe populli i Amerikës e mer votimin shumë seriozisht, kështu që kjo tregon se pavarësisht mungesës së përvojës, ambicia dhe vendosmëria janë aftësitë e duhura për të arritur suksesin.

Është e rëndësishme që kur shkoni në një punë të re, ju nuk do të lejoni mungesën e përvojës në punë që t’ju demoralizojë dhe t’ju pengojë të ecni përpara. Menaxherët duan të shohin ambicien tuaj dhe vendosmërinë për sukses, kështu që nëse jeni në një punë për të cilën nuk jeni të pajisur me eksperiencën e duhur, atëhere ju duhet të tregoni energjinë për t’ja dalë.

Përvoja nuk është gjithmonë një shenjë se një person është kandidati i duhur për një punë, kështu që ju duhet gjithmonë të aplikojni për punë nëse keni besim se mund ta bëni – pavarësisht nëse e keni numrin e saktë të viteve përvojë apo jo.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...