Wednesday, January 27, 2021

Mënyrat për të përballuar ambientin tuaj të punës tuaj jo funksional

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

modelProblemet në zyrë mund të duken qesharake apo zbavitëse kur i përmendim me miqtë nëpër kafene dhe bëjmë thashetheme. Por ato janë një problem më vete kur na ndodhin vetë ne dhe na duhet të merremi me to. Ja si mund ta perballojmë një zyrë aspak funksionale për ne.

Shmanguni debateve

Shikojeni zyrën tuaj me vëmëndje sikur të ishit duke parë një film serial. Fillimisht mos merrni pjesë në debate. Ajo që e bën një zyrë jo funksionale  është marrja pjesë e njerëzve në biseda të kota ku nxehen në debate. Nëse ju qëndroni disi të veçuar ju jeni në anën funksionale të zyrës.

Ruani kontrollin

Një mënyrë për të qënë sa më produktiv është të shmangni bisedat e zjarrta. Kjo ju lejon ju të kontrolloni  njerëzit të cilët përpiqen t’ju kontrollojnë juve. Ambjentet e punë kanë njerëz me ego të theksuar të cilët kënaqen duke krijuar situata të sikletshme dhe “lufte”.  Në këtë rast zgjidhja do të ishte ta linit këtë lojë dhe të humbisnit qëllimisht,  lërini këta njerëz me ego të theksuar të mendojnë se kanë fituar.

Përqëndrohuni

Nëse përqëndroheni në performancën e punës tuaj ndërkohë që të tjerët janë duke u marrë me aktivitete më pak produktive është një mënyrë shumë e efektshme për të bashkëpunuar dhe për të avancuar në punën tuaj.  Veproni ashtu siç një profesionist duhet të sillet.  Edhe nëse mënyra juaj e të punuarit nuk pëlqehet nga shefi juaj, mund të ndodhi që nëse ju i qëndroni besnike mënyrës tuaj tregoni qendrueshmëri dhe rrisni respektin që shefi juaj mund të ketë për ju.

Izolohuni

Nëse gjendeni në një situatë ku ju duhet të izoloheni nga negativiteti që ju rrethon atëhere bëjeni, vini kufjet dhe shikoni punën tuaj. Unë i vë kufjet cdo dite gjithë ditën, thotë Erik Meyse një administrator database, për të shmangur bisedat e tipit “kam filluar nje dietë dëshiron ta degjosh si është?” apo “sa e lumtur jam që kjo sallata ka pak kalori” dhe të tjera si këto.

Krijoni aleatë

Gjeni një ose dy persona me të cilët mund të bashkëpunoni ose të krijoni një lloj marrdhënieje miqësore ku të qeshni për steriotipet e të tjerëve. Vendosni ju se sa doni ti avanconi marrdhëniet me këtë grup thjesht për të patur ndihmë në situata të vështira apo edhe për thashetheme. Bëni kujdes, ju nuk duhet që të identifikoheni brenda në kompani si pjesë e një grupi.

Kujdes familjaritetin mes kolegëve

Studioni por mos vëzhgoni sjelljet jo produktive të kolegëve.  Familjariteti mes kolegëve mund te ketë avantazhet e veta por kini kujdes mund të rris edhe konkurencën midis jush apo t’ju kërkojnë modele te gatëshme të punës tuaj. Kështu që kini kujdes se si e manipuloni një terren të tillë.

Largohuni

Në fund më e mira që mund të jepni është të lëvizni. Është me të vërtetë e vetmja gjë e cila vërtet funksionon.  Nga shumë kërkime që janë bërë janë njerëzit e talentuar dhe të zotë të cilët kompania i ka humbur për mungesë funksionaliteti. Këta njerëz janë të talentuar aq sa mund të gjejnë një pozicion pune diku tjetër pasi nuk mund ta përballojnë situatën e krijuar në kompaninë e mëparshme.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...