Monday, October 19, 2020

Mënyrat për të dashur punën tuaj!(3)

Duhen lexuar

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

happy_business_woman_104424891Praktikat profesionale

Nëse jeni në fillimet e karrierës tuaj apo jeni ende në shkollë përpiquni të kryeni sa më shumë intershipe që të jetë e mundur.  Në këtë mënyrë ju do të fitoni eksperiencë do të  krijoni kontakte dhe çfarë është më e rëndësishmë është se ju do të kuptoni se çfarë pëlqeni të bëni dhe cfarë nuk pëlqeni. Intershipet janë një mundësi e mirë për të nisur hapat e para të karrierës gjithashtu mund  të  zbuloni një botë pasioni të cilën ju nuk e kishit ditur se mund ta kishit.  Gjatë intershipit bëni cdo do lloj detyre që ju del përpara, fotokopje kafe, mos hezitoni të bëni çfarë ju kërkohet  në fund të fundit në këtë mënyrë ju do ti rrisni vetes shanset për të fituar një pozicion pune.

Merrni shembull ( Gjeni një pikë referimi)

Përpiquni të gjeni dikë në punën tuaj i cili është i gatshëm t’ju udhëzojë, një mentor.  Edhe nëse mentor për ju bëhet shefi juaj, mësimi është gjithmonë në përfitimin tuaj. Ndoshta arsyeja përse ju nuk e pëlqeni punën tuaj është pikërisht sepse ju nuk jeni përpjekur mjaftueshëm për tu përshtatur në kulturën e kompanisë.  Cdo kompani ka ambjent të ndryshëm dhe nëse ju jeni mësuar me  stlin e punëdhënësit  tuaj të mëparshëm do të jetë e vështirë për ju që të përshtateni me ambjentin e ri dhe gjithashtu si pasojë të mos e pëlqeni punën që keni. Të mësoni dhe të merrni këshilla nga një koleg pune i cili punon prej kohesh ne kompani është një  pasuri e madhe për ju.

Mbani shënim

Dokumentimi i eksperiencave tuaja nuk është thjesht terapi por ju ndihmon ju të mendoni thellë dhe të vlerësoni qëllimin e punës tuaj.  Karlin Sloan CEO dhe autor i Smarter, Faster, Better and UNFEAR: Facing Change in an Era of Uncertainty,  sugjeron që të  shkruani cdo ditë tre arsye  përse ju pëlqen puna juaj. Mund të filloni me gjëra të tilla si paga, e rëndësishme ështëqë ta ktheni  këtë në një zakon, i cili do tju ndihmojë që të stërvisni mëndjen për ti parë gjërat pozitivisht çdo ditë. Nëse i thoni vetes që nuk ka ndonjë arsye përse duhet  të jeni i kënaqur për punën që keni,  ju nuk  po tregoheni realist. Kujtoni që në botë ka miliona të papunë të cilët do të donin të ishin në vendin tuaj.

Pagë e lartë = I palumtur në punë?

Një arsye e zakonshme se përse njerëzit bëjnë një punë  të cilën nuk e pëlqejnë është  për para, një arsye mjaft e vlevshme.  Puna  që kanë paguan shumë, për ta lenë dhe për të nisur një të re  e cila ka lidhje me pasionet e tyre por ka një  pagë më të ulët.  Ky është një problem “i mirë “ për tu patur. Por nëse ju keni  një llogari kursimesh për  raste emergjente, jeni pa borxhe  dhe keni mundësi të gjeni një punë te cilën e doni atëhere bëjeni. Nëse e doni punën tuaj atëhere ajo nuk quhet më punë.  Përveç  te tjerash interesimi juaj për punën e re mund të impresionojë punëdhënësin tuaj i cili me shumë mundësi mund tju ngrejë rrogën më shumë se më parë.

Jeta juaj jashtë punës

Përpiquni të bëni diçka aktive mbas orarit të punës, merruni me një aktivitet që vërtet ju pëlqen dhe ju zbavit. Kur mendoni se çfarë do të bëni mbas orarit të punës edhe 8-orëshi i punës bëhet më pak i dhunshëm. Ky është një hap kritik për shëndetin tuaj fizik dhe mendor  i cili do t’ju bëjë ju më të qetë dhe do ju bëjë ju të harroni stresin e punës.

Ju nuk do të punoni në të njëjtën kompani përgjithmonë

Ju mund të ndjeheni sikur do të ngecni në një kompani për gjithë jetën. Por mos harroni se ju e kontrolloni jetën tuaj. Nëse doni ta lini punën atëhere bëjeni. Ju mund të sakrifikoni financat tuaja, por nëse jeni i vendosur për të gjetur punën e ëndrrave tuaja atëhere bëni të pamundurën për të gjetur atë punë.  Asnjëherë mos u dorëzoni dhe mos pranoni “jo” si përgjigje. Përdorni “www.duapune.com” për të përfituar nga mundësitë e punës që ofrohen si edhe nga këshillat se si ju të fitoni një vend pune.

- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...

Grafiku i çuditshem i “rritjes” se pages minimale ne Shqiperi

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.  Qeveria ka në...