Saturday, October 24, 2020

Mënyra për të bërë progres në karrierën tuaj dhe për t’u ngritur në detyrë

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

     Work-promotion1 | Zbuloni pse ndiheni sikur nuk mund të bëni përpara

Përpara se të shikoni faktorët e jashtëm rreth faktit se përse nuk mund të bëni progres, merrni pak kohë të shikoni brenda jush dhe zbuloni se çfarë ju mban peng.

  • Mendoni se e meritoni ngritjen në detyrë?
  • Ndiheni vërtetë gati të merrni përsipër sfida dhe përgjegjësi të rolit që doni?
  • Keni aftësi të përmbushni rolin në të cilin doni të kaloni?

Përpara se të flisni me shefin tuaj se përse nuk jeni ngritur në detyrë, qartësohuni se ç’do të thotë për ju të merrni këtë rol të ri. Shpesh herë ne kërkojmë një ngritje në detyrë ndërkohë që dështojmë të realizojmë atë që duhet ta bëjmë shumë mirë në punën tonë ekzistuese. Ky fakt duhet patur parasysh përpara se të marrim mbi supe një punë me përgjegjësi më të madhe.

2 | Qartësohuni në lidhje me aftësitë tuaja

Me qëllim që të bëni progres në karrierën tuaj, kuptoni se si do të dukeshin personat në rolin që për ju është ideal? Çfarë aftësish kanë ata? Si do të silleshin ata? Nëse doni të bëheni një menaxher, por që aktualisht jeni asistent menaxher, çfarë ka menaxheri juaj që ju nuk e keni? Kërkoni për rolin që dëshironi në site-t e rekrutimit dhe lexoni mbi përshkrimin e punës në fjalë. Zotëroni 80% të aftësive të nevojshme për të qënë një kandidat i mundshëm? Kërkoni nga menaxheri juaj t’ju ndihmojë në fushat e nevojshme ose pyesni ata që kanë të njëjtin rol që ju dëshironi për ndonjë këshillë të mundshme.

 3 | Bëni një kurs

Nëse ju mungon një aftësi, gjeni që kurs që mund t’jua mësojë ju këtë aftësi. Shpesh herë ka hendeqe në totalin e aftësive tona që na lënë prapa të qënit zgjedhja më e mirë për një rol vakant. Ekzistojnë shumë kurse studimi në shtëpi që mund t’ju mësojnë aftësitë e nevojshme në pak ditë ose përreth një viti. Disa universitete ofrojnë kurse në mbrëmje që mund të kryen pas orëve të punës dhe gjatë fundjavës.

Ps: Një ëndërr pa një plan është vetëm aq; një ëndërr. Hartoni listën e qëllimeve për t’i kthyer ato ëndrra në realitet. Pasi të identifikoni se çfarë ju pengon të bëni përpara dhe të jeni plotësisht të qartë për aftësitë tuaja, do të jeni i aftë të përcaktoni një kufi kohor se kur do ta filloni rolin tuaj të ri në punë. Kur dëshironi ta filoni këtë rol? Brenda tre, gjashtë muajve apo një viti? Vendosni një datë reale kur dëshironi të ngriheni në detyrë dhe punoni rreth këtij synimi çdo javë.

Thelbësore:  Çfarë veprimi të thjeshtë mund të kryeni sot për të vendosur një rrugë drejt punës që dëshironi të bëni? Do të dëshiroja të dëgjoja për të në komentet më poshtë.

Përpjekja për t’u ngritur në detyrë kërkon të punosh fort dhe të ndërmarrësh veprime të qëndrueshme. Zbuloni se çfarë ju pengon të ecni përpara, bëni një kurs nëse është e nevojshme dhe qartësohuni për aftësitë tuaja.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...