Tuesday, October 27, 2020

Intervista – Aftësitë drejtuese (lidershipi).

Duhen lexuar

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...
  • Më tregoni për një rast kur ju keni demonstruar aftësi drejtuese (lidershipi).

Ju nuk duhet të keni një titull të lartë për të vepruar si një udhëheqës ose për të demonstruar aftësi drejtuese. Mendoni për një kohë kur drejtuat një projekt, morët iniciativën për të propozuar një proces alternativ, ose ndihmuat për motivimin e ekipit tuaj për të bërë diçka të kryer. Pastaj përdorni metodën “STAR” për t’i treguar intervistuesit tuaj një histori, duke dhënë detaje të mjaftueshme (por jo aq shumë sa të filloni të jeni të bezdisur) dhe  sigurohuni që të keni rezultat.

1. Përcaktoni  se çfarë nënkupton aftësia e lidershipit për ju

Për sa i përket kësaj pyetje për demonstrimin e aftësisë së lidershipit ju duhet të kuptoni nse në të vërtetë ata po ju pyesin si fillim për të kuptuar se “Çfarë do të thotë lidershipi për ju?”. Kështu që juve do të ju duhet të filloni përgjigjen tuaj me një përcaktim të qartë.

Para intervistës suaj, merrni pak kohë për të menduar se çfarë mendoni se e bën një udhëheqës të fortë dhe çfarë lloj udhëheqësi jeni dhe doni të jeni. Filloni duke menduar për përvojat tuaja të  kaluara, si udhëheqës dhe punonjës, dhe çfarë ka funksionuar dhe nuk ka funksionuar për ju. Për shembull, mbase keni përparuar në ambiente pune me një komunikim të rregullt, të qartë me bashkëpunëtorët e ekipit dhe drejtuesit të ekipit në secilin hap të një projekti. Bëni një listë të cilësive, aftësive dhe veprimeve që vlerësoni në një udhëheqës dhe përdorni këtë për të përcaktuar se çfarë do të thotë udhëheqja për ju.

Nëse po aplikoni për një vend pune ku do të menaxhoni njerëz, ky përkufizim është veçanërisht i rëndësishëm.

2. Zgjidhni një rast konkret për të ndarë

Nëse jeni të qartë për rolin e një udhëheqësi dhe modelin e tij, është koha të mendoni për rastet që i keni vënë në praktikë. Ju gjithashtu duhet të pyesni veten se cilat situata dhe aftësi lidershipi ka mundësi të kenë të bëjnë me punën për të cilën po intervistoheni. Për shembull, në përshkrimin e punës kërkohen disa aftësi për drejtimin e disa projekteve ndër-funksionale? Flisni për një projekt të suksesshëm ku keni patur rol në menaxhimin, koordinimin e tij apo keni qenë menaxher grupi për një detyrë të caktuar.

Nëse ndiheni sikur nuk keni qenë kurrë në rolin e lidershipit më parë, mos u shqetësoni! Ju ndoshta keni akoma shembuj të kohës që demonstruat aftësi lidershipi. Kthehuni te lista juaj e cilësive, aftësive dhe veprimeve dhe mendoni për kohërat kur i ilustruat ato. Nëse është e nevojshme kthehuni në situatat në shkollë, aktivitetet shkollore, klubet aportive apo kulturore, ose punët vullnetare. Për shembull, mbase keni qenë një organizator kryesor për fondet ose keni krijuar një grup të ri në kampusin tuaj ose në lagjen tuaj.

Gratë (në veçanti) kanë tendencë të minimizojnë aftësitë e lidershipit të tyre. Kini kujdes që të mos bini në grackën e nënvizimit të rolit tuaj në diçka. Dhe mbani mend se nuk keni nevojë të keni një titull drejtues për të ushtruar lidershipin. Ndoshta keni vërejtur se një bashkëpuntor po” luftonte” me menaxhimin e kohës në vendin tuaj të fundit të punës dhe morët iniciativën për t’i ndihmuar ata. Ndoshta personi që do të organizonte një takim të rëndësishëm u sëmur në minutën e fundit dhe ju koordinuat ditën dhe bëtë prezantimin e detyrës.

Nëse mund të mendoni për një situatë ku demonstruat aftësi drejtuese dhe keni arritur rezultate të kënaqshme për ekipin ose kompaninë tuaj, kjo është gjithçka që ju nevojitet të tregoni. Sidoqoftë, edhe nëse gjërat nuk shkuan ashtu siç kishit planifikuar, nëse mësuat diçka nga përvoja juaj, nuk duhet t’a hidhni poshtë menjëherë por mund t’a përdorni atë si shembull për sa kohë që nuk qenë një dështim i konsiderueshëm.

3. Strukturoni përgjigjen tuaj

Ju keni përkufizimin tuaj për aftësitë e lidershipit dhe keni identifikuar një histori për të treguar. E gjithë ajo që duhet të bëni është që t’i bashkoni të gjitha detajet dhe të organizoni përgjigjen tuaj. Ashtu si me shumicën e pyetjeve rreth sjelljes, do të ju duhet të strukturoni përgjigjen tuaj për këtë pyetje duke përdorur metodën “STAR” , ose si në vijim:

  • Përcaktoni se çfarë do të thotë udhëheqja për ju në një ose dy fjali.

(Këshillë: Për të thjeshtuar përgjigjen tuaj, duhet të theksoni aspektet e udhëheqjes të demonstruara nga historia juaj.)

  • Paraqitni shkurtimisht situatën, duke përfshirë të gjitha detajet e nevojshme për të kuptuar historinë tuaj (dhe çfarëdo gjëje që tregon aftësitë që do të përdorni në këtë punë).
  • Përshkruani detyrën — ose cila ishte përgjegjësia juaj në atë situatë.

Flisni për veprimet që keni ndërmarrë dhe sigurohuni që t’i kornizoni të gjitha në lidhje me aftësitë tuaja drejtuese.

  • Flisni për rezultatet e veprimeve tuaja – sa më  të matshme dhe më konkrete, aq më mirë.

Ju gjithashtu mund të flisni shkurtimisht për çdo gjë që mësuat për aftësitë drejtuese nga kjo përvojë.

Miku juaj për punë dhe karrierë – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...