Saturday, January 16, 2021

Mblidhni informacione të vlefshme për kompanitë, gjatë krizës covid19 – Pjesa 4/6

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

1200x628

Kriza COVID-19 mund të gjenerojë një vështrim krejt unik në kulturën e sipërmarrjeve. Ajo cfarë duhet të keni parasysh, thonë ekspertët, është se si lidershipi po e trajton këtë emergjencë dhe se si po trajton punonjësit e tij duke ndjekur kompaninë në mediat sociale dhe duke ndjekur çdo mbulim mediatik. Për shembull, a po lejon kompania që punonjësit të punojnë nga shtëpia? A po i mbështesin ata punëtorët në mënyra të tjera krijuese? A e pushuan nga puna stafin?

Por cfarë mund të bëni ju në këtë rast?

 

  1. Mblidhni informacion të vlefshëm dhe të besueshëm

Fillimisht mblidhni informacion të vlefshëm nga shembujt më të mirë të bizneseve nëpër botë. Kuptojini mirë informacionet që merrni dhe përpiquni t’i përshtasni ato sipas tregut tonë të punësimit dhe kushteve ekonomike të vendit tonë. Më pas ju mund të ndani në profilet tuaja apo në grupet profesionale të rrjeteve sociale, artikujt informues dhe orientues për përballimin e kësaj situate. Informacionet e mbledhura ju mund t’ia sugjeroni gjithashtu sipërmarrësve dhe menaxherëve të burimeve njerëzore (pasi ju kemi këshilluar në pjesën 3 Si të qëndroni në kontakt me rekrutuesit) duke iu dhënë edhe mendimet tuaja.

  1. Vihuni në dukje

Nëse keni pikasur një kompani ku mund ta shini veten të punësuar mund t’ia sugjeroni kompanisë artikullin dhe të viheni në kontakt me menaxherin e  burimeve njerëzore. Madje ju mund të tregoni se i ndiqni postimet e kompanisë dhe mund të jepni sugjerimet tuaja. Kur ju keni një mundësi për t’u intervistuar,  duhet të jeni në gjendje të demonstroni se i kuptoni shqetësimet që lidhen me sipërmarrësin apo drejtuesin e kompanisë dhe kërcënimet me të cilat përballet biznesi nga kjo pandemi. Ju mund të përmendni ato që keni lexuar dhe dëgjuar dhe të përdorni njohuritë tuaja specifike për të punuar nga shtëpia dhe se si mund ta ndihmoni kompaninë të arrijë qëllimet e saj nëse punësoheni. Në këtë mënyrë ju nuk keni bërë asgjë tjetër vecse keni treguar disponibilitetin tuaj kompanisë dhe keni shfaqur më së miri disa nga aftësitë që mund t’ju dallojnë nga të tjerët.

 

Por si të rritni më tej aftësitë tuaja dhe si të përdorni këtë kohë izolimi për të reflektuar, do t’ju tregojmë më shumë në publikimin tonë të rradhës.

Vazhdoni të na ndiqni 🙂

 

dupune.com

Miku juaj pë punë dhe karrierë

Përshtatur nga Emi OGA /www.themuse.com/advice/job-search-coronavirus

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...