Monday, January 18, 2021

Letra e Interesit – motivimit per Asistent Juridik – Shembulli 2

Duhen lexuar

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

Shembulli:

Letra tradicionale e Interesit

Ju duhet të shkruani këtë version nëse aplikoni në një kompani shumë tradicionale (si një firmë juridike ose kompani të mëdha të kujdesit shëndetësor) ose një rol shumë tradicional (si psh avokat).

Përshkrimi i Punës:

Nëse po aplikoni për një vend pune si Asistent Juridik. Përshkrimi i punës mund të jetë diçka si kjo:

Përgjegjësitë:

  • Të hartojë dokumente ligjorë për rishikim dhe përdorim nga avokatët
  • Të koordinojë dhe organizojë materiale dhe prezantime për mbledhjet e bordit
  • Të bëjë kërkime për çështje ligjore dhe të lidhura me biznesin dhe të raportoj gjetjet dhe përfundimet te ekipi
  • Të sigurojë mbështetje të përgjithshme juridike të ekipit juridik
  • Të mirëmbajë kalendarët dhe të sigurojë regjistrimet në kohë

Kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë
  • Aftësi shumë të mira komunikimi (me gojë dhe me shkrim)
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe specifikuese
  • Njohuri shumë të mira të programit Microsoft Office Suite…
  • Qëndrim i besueshëm, pozitiv, energjik dhe optimist me gatishmëri

Shembulli i Letrës së Interesit

E nderuar z./zj.  ,

Në karrierën time pesë vjeçare si Asistente Juridike, unë kam përmirësuar aftësitë e mia rreth kërkimit juridik dhe shkrimit, dhe avokatët me të cilët kam punuar më kanë komplimentuar për zhvillimin tim të praktikës gjyqësore dhe mbështetjen e çështjeve gjyqësore. Kompania juaj ka 20 vite në tregun e punës ,gjë e cila dëshmon se kompania ka vlera të forta dhe avokatë të shkëlqyeshëm, kjo është arsyeja pse unë dua të jem pjesë e ekipit të “…”.

Unë aktualisht punoj si asistente juridike për “…”, ku kam një bashkëpunim të ngushtë me partnerët e kompanisë, në një numër çështjesh me përparësi të lartë. Gjatë kohës këtu, kam zbatuar një sistem të ri kalendarik që siguron paraqitjen në kohë të letrave gjyqësore. Ky sistem ka parandaluar afatet e humbura dhe ka lejuar organizimin më të mirë të takimeve të brendshme dhe klientëve.

Më parë, si asistente juridike për firmën ligjore “…”, mora lëvdata për mbështetjen time të përgjithshme të ekipit ligjor dhe qëndrimin tim pozitiv.

Kualifikimet e mia të mëparshme përfshijnë : diplomën bachelor nga Universiteti “…”, një certifikatë si Asistente Juridike dhe trajnim në “…”.

Do të më pëlqente të kisha mundësinë për të diskutuar se si mund të kontribuoj në ekipin tuaj juridik. Ju falënderoj paraprakisht për konsideratën tuaj dhe mezi pres të dëgjoj nga ju.

Sinqerisht,

Emer Mbiemer

[email protected]

tel.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...