Monday, January 25, 2021

Kur intervistuesi ju pyet: Pse doni të largoheni (apo jeni larguar) nga pozicioni aktual?

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

What-are-the-Biggest-Job-Interview-MistakesKurthi: Asnjëherë mos flisni keq për stafin drejtues, punonjësit, shefin dhe klientët e kompanisë ku keni punuar. Ky rregull është absolut: asnjëherë mos u tregoni negativë! Veçanërisht, mundohuni të shmangëni përdorimin e fjalëve të tilla si “mospërputhje karakteri”, “nuk arritëm të kuptoheshim”, apo fjalë të tjera të cilat lidhen me kompetencat, integritetin apo temperamentin tuaj.

Përgjigja më e mirë:

(nëse aktualisht jeni në atë pozicion)

Nëse nuk jeni 100% i sigurtë që do të largoheni nga pozicioni aktual, mos kini frikë. Duke patur një punë, jeni në një pozicion më të sigurtë se dikush që nuk e ka një të tillë. Deklaroni sinqerisht që ju kërkoni një pozicion të ri pune. Përgjigja juaj duhet të jetë më e sigurtë dhe e vendosur nëse e dini se cili është pozicioni dhe nëse ai përputhet me atë që ju kërkoni.

(nëse nuk keni një punë)

Asnjëherë mos gënjeni nëse ju kanë pushuar nga puna. Nuk është etike dhe është lehtësisht e vërtetueshme. Gjithashtu mos u mundoni të justifikoni veten, duke shmangur përgjegjësitë tuaja. Edhe më mirë nëse largimi juaj ka qenë për shkak të shkrirjes së departamentit, të shkurtimit të stafit etj. Jepni një përshkrim të pushimit tuaj nga ai pozicion, pa shfaqur ndenja negative, duke treguar se e mirëkuptoni këtë situatë dhe që do të kishit marrë të njëjtin vendim. Kjo do të rrisë imazhin dhe pozicionin tuaj dhe do të tregojë se ju tashmë e keni kaluar atë periudhë.

Për të gjitha pozicionet e mëparshme:

Sigurohuni që keni një arsyetim të mirë e të shkurtër për të gjitha rastet e mëparshme që jeni larguar nga puna. Arsyet më të mira janë: më shumë para, mundësi më të mira, më shumë përgjegjësi apo rritje profesionale.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...