Thursday, October 22, 2020

Konflikt me shefin?

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Cili është ai rast kur nuk keni rënë dakord me një vendim që është marrë në punë? Konflikt me shefin ose kolegun.

Bëhet fjalë për atë rast kur ju keni trajtuar një mosmarrëveshje në një mënyrë profesionale dhe keni mësuar diçka nga përvoja. Ajo që rekomandohet është t’i kushtoni vëmendje të veçantë mënyrës sesi filloni dhe përfundoni përgjigjen tuaj. Për shembull: “Gjatë karrierës time profesionale  kam mësuar se është mirë në raste të caktuara nëse kam argumenta, të mos bie dakord.” Dhe shpjegoni eksperiencën tuaj në të cilën ju keni patur rezultate të mira.

Ja si mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje.

Për çfarë lloj konflikti duhet të flisni?

A duhet të flisni kur nuk keni rënë dakord me menaxherin tuaj për një vendim biznesi? Apo koha kur shefi juaj ju thirri para kolegëve?

Ajo që sugjerohet është të shmangni çështjet personale, siç janë çështjet e vogla ose situatat sociale. Situatat që nuk lidhen me punën nuk janë profesionale në një intervistë. Është më mirëtë përqendroheni në një skenar pune, siç është kur ju dhe shefi juaj nuk ishit dakord në lidhje me një projekt.

Kjo ju lejon të shfaqni aftësitë tuaja për zgjidhjen e konflikteve dhe të dëshmoni se jeni i përshtatshëm për kompromis.

Sigurohuni që tregimi juaj të jetë i thjeshtë që intervistuesi mund të kuptojë shpejt dhe pa humbur kohë.

Çfarë duhet të përfshini në përgjigjen tuaj?

Për fat të mirë, ekziston një formulë e drejtpërdrejtë. Metoda “STAR “është një mënyrë e thjeshtë, por gjithëpërfshirëse për t’iu përgjigjur pyetjeve të intervistës në sjellje. Formati siguron që të përfshini të gjitha pjesët e rëndësishme të tregimit – Situatën, Detyrat, Veprimin dhe Rezultatin.

Ja se si mund të përdorni metodën “STAR” për këtë pyetje:

Situata

Flisni për arsyen që çoi në konflikt midis jush dhe shefit tuaj. Nëse ka të bëjë me mungesën e komunikimit ose me një  mendim ndryshe, jepni detajet e plota.

Përshkrimi i skenarit nuk ka të bëjë vetëm me shpjegimin e anës tuaj personale të tregimit. Ju gjithashtu duhet të përfshini mënyrën se si shefi juaj e pa problemin. Nëse i paraqisni të dy palët e argumentit në një mënyrë pozitive, do jeni më profesional. Për shembull, ju mund të thoni, “Unë e kuptova pse ajo e tha atë”, ose “Unë mund e kuptova edhe arsyetimin e tij”. Ky ekuilibër tregon që ju mund të shihni perspektivat e njerëzve të tjerë.

Shembull:

“Në punën time si menaxher i marketingut, unë kisha si detyrë të trajtoja të gjitha marrëdhëniet me pesë klientë të mëdhenj. Në një rast, një klient i pakënaqur iu ankua shefit tim për mënyrën se si unë trajtova një fushatë të marketingut me email. Shefja ime u mërzit dhe më thirri në zyrën e saj për të më thënë që ishte dakord me klientin dhe se kisha bërë keqmenaxhimin e fushatës. Unë nuk isha dakord me të. Kam kaluar javë duke studiuar të dhëna për fushatën dhe duke i bashkuar të gjitha pjesët dhe normalsh mendimi im qëndronte se fushata ishte trajtuar mirë.”

Detyra

Shpjegoni përgjegjësinë tuaj ose “detyrën” tuaj në këtë situatë. Konflikti është një pjesë normale e jetës, dhe njohja e mënyrës se si mund t ë veprohet është thelbësore. Për shembull, a keni nevojë të negocioni për një afat kohor më të gjatë të projektit ose më shumë burime? A keni nevojë për të zgjidhur një çështje të komunikimit?

Shembull: “E ndjeja se ishte e rëndësishme për mua të shpjegoja pse e realizova fushatën në atë mënyrë. E dija se duhej të flisja për mënyrën time të të punuarit dhe të bazuar në fakte. “

Veprimi

Këtu duhet të diskutoni hapat e saktë që keni ndërmarrë për të adresuar problemin. A keni realizuar një takim ballë për ballë me shefin tuaj?

Nëse po, si e nisët bisedën? Jo vetëm që po tregoni se si jeni i gatshëm të merrni përgjegjësi mbi një situatë, por gjithashtu po demonstroni aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve.

Shembull:

“Në fillim, u ndjeva shumë konfuz. Më pas mblodha veten dhe isha në gjendje të qëndroja i gatshëm ndërsa i shpjegoja shefit tim procesin që kam përdorur për fushatën dhe pse kam marrë vendime të caktuara. Kur ai dëgjoi arsyetimin tim, gjithashtu u qetësua. Ai theksoi disa gjëra që kisha vepruar mirë, por ende nuk pajtohej me qasjen time të përgjithshme. Ishte reagim i vështirë për t’u dëgjuar, veçanërisht pasi kisha bërë shumë kujdes dhe i kisha kushtuar kohë asaj fushate. Por gjithsesi, kuptova disa gjëra që mund të bëja në të ardhmen.

Telefonova klientin dhe i kërkova falje (“Klienti është mbreti”J). I shpjegova arsyet e këndvështrimit tim, por u thashë atyre për ndryshimet që mund të bënim në të ardhmen. Për të siguruar që të dy ishim në të njëjtën linjë, ne hartuam së bashku një plan për fushatën tjetër. “

Rezultati

Një element thelbësor i përgjigjes suaj përfshin rezultatin e situatës. Në këtë rast,  rekomandohet përmendja e një rezultati pozitiv. Jepni informacione të tilla se si përfundoi konflikti dhe cilat gjëra pozitive ndodhën pasi situata u zgjidh. Flisni për ato që keni mësuar.

Shembull:

“Në fund, mësova disa gjëra të reja në lidhje me fushatat e marketingut me email. Por më e rëndësishmja, mësova se shefi im vlerëson komunikimin e drejtpërdrejtë dhe se marrëdhënia jonë profesionale funksiononte më mirë nëse konsultohesha me të gjatë gjithë një projekti.”

Shefi im respektoi mendimin tim edhe pse ai nuk ishte dakord me të. Ai vlerësoi zgjidhjen time me klientin. Dhe pas asaj bisede, kemi pasur një marrëdhënie më të hapur. Unë vazhdova ta menaxhoja atë llogari të klientit edhe për tre vite të tjerë. “

Çfarë nuk duhet të përfshini në përgjigjen tuaj?

Ka disa gjëra që duhet t’i shmangni në përgjigjen tuaj. Për t’ju ndihmuar të përqendroheni në pikat më të rëndësishme, hidhni poshtë:

Detaje të pa nevojshme: Intervistuesi nuk ka nevojë të dijë të gjitha specifikat.

Mendime negative: “Shefi im nuk më ka pëlqyer kurrë.”, “Ai është një person kokëfortë”. Këto lloje të vërejtjeve nuk ju bëjnë të dukeni mirë.

Vendosja e njërës anë kundër tjetrës : Ju nuk po përpiqeni t’a bindni intervistuesin se keni pasur të drejtë në situatë. Po përpiqeni t’u tregoni atyre sa mirë e keni trajtuar konfliktin. Kur tregoni se keni mësuar diçka, ju demonstroni se jeni me mendjehapur dhe fleksibël.

Mendimet e njerëzve të tjerë. Drejtojeni historinë tuaj drejt situatës, veprimeve që keni ndërmarrë dhe rezultateve, jo thashethemeve.

Po nëse nuk keni patur kurrë një konflikt apo mosmarrëveshje me shefin tuaj?

Në varësi të karrierës tuaj ose të eksperiencave tuaja të mëparshme të punës, mund të mos keni patur asnjëherë mosmarrëveshje me shefin tuaj. Nëse ky është rasti juaj, mos thoni “Kjo nuk më ka ndodhur kurrë!” dhe të mbaroni në këtë formë përgjigjen tuaj. Në vend të kësaj, tregojini intervistuesit një situatë hipotetike dhe se si do t’i përgjigjeshit.

Mbi të gjitha, mos harroni të jeni origjinal në çdo intervistë. Duke treguar veten tuaj të vërtetë, intervistuesi mund të vlerësojë jo vetëm aftësitë tuaja për zgjidhjen e konflikteve, por edhe nëse do të jeni i përshtatshëm ose jo për kompaninë e tyre.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...