Thursday, February 25, 2021

Kodi i veshjes në ambjentin e punës

Duhen lexuar

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

761842_shirt_collars_22Jo çdo veshje e zakonshme është e përshtatëshme për zyrë, prandaj këto udhëzime do t’ju ndihmojnë të vendosni se cfarë është e përshtatëshme për ju të vishni në ambjentin e punës. Veshjet të cilat zbulojnë shumë pjesën e shpinës, gjoksit, këmbëve, barkut apo të brendshmet tuaja janë përfundimisht të ndaluara në punë. Gjithashtu, rrobat që përmbajnë fjalë, shprehje ose figura të cilat mund të konsiderohen të papranueshme. Ndërsa veshjet të cilat kanë logon e kompanisë janë goxha të pëlqyeshme dhe inkurajuese.

Pantallonat dhe kostumet
Të gjitha pantallonat e dokut, pambukut dhe përbërjeve sintetike janë të përshtatëshme, ndërsa ato me përbërje jeans-i, materiali elastik, të shkurtrat apo tre-çerekëshet, si edhe pantallonat e fiskulturës dhe ushtrimeve fizike janë të papranueshme (përjashtim mund të bëjnë vetëm pantallonat jeans të cilat në shumë kompani lejohen të vishen vetëm ditëve të premte).

Fundet, fustanet dhe kostumet me funde
Fustanet dhe fundet e zakonshme me gjatësi nga gjuri e poshtë janë të përshtatëshme. Gjatësia e fundeve duhet të jetë e tillë që të lejojë uljen dhe qëndrimin e rehatshëm në publik.

Këmishat, bluzat dhe xhaketat
Këmishat e zakonshme, trikot, pulovrat, bluzat dhe golfet janë veshje shumë të përshtatëshme për punë, gjithashtu edhe shumica e xhaketave të kostumit apo ato sportive janë të pranueshme gjithmonë nëse nuk shkelin udhëzimet e mesipërme.
Bluzat T-shirt nuk lejohen nëse nuk janë të veshura poshtë pulovrave, këmishave apo xhaketave.

Këpucët
Atletet normale, këpucët e ndryshme të sheshta apo me taka janë të gjitha të pranueshme, ndërsa atletet apo kepucët flakëruese si edhe sandalet ekstravagante dhe ato me një gisht nuk lejohen.

Aksesorët, make-up dhe parfumi

Duhet të jenë të këndëshme por tregoni kujdes sepse disa punonjës janë alergjikë ndaj kimikateve që gjenden në parfum dhe make-up. Si edhe kini parasysh që zbulimi i piercing-ve dhe tatuazheve nëpër trup të jetë sa më i limituar. Gjithashtu mbani parasysh se edhe kapelet nuk janë të përshtatëshme në ambjentet e zyrave.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
Previous articlePaga mujore
Next articleTeorema e Pagës
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pune online nga shtepia.

Ne keto kohe te veshtira, kur pandemia po tregon piken me te larte te kurbes se saj, eshte e rendesishme te ruajme...

Kur do te perfundoje pandemia? OBSH deklaron.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë...

113 pozicione te lira pune nga 10 kompani

Cilat jane 10 kompanite qe ofrojne 113 vende te lira pune ne vend? Per t’u njohur me keto mundesi dhe detajet e...

Punet e dites, 22 shkurt – duapune.com

Ju njohim me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com Specialist IT CONSTRUCTION ENERGY PARTS...

10 gjera qe shefat mund te bejne dhe te frikesojne punonjesit

Shumë vite më parë kam intervistuar një kandidat në pozicionin e menaxherit. Ai ishte kompetent, i angazhuar dhe tregoi aftësi lidershipi, të...