Keshilla per diten e intervistes

0
356
Keshilla per diten e intervistes

Në vijim të artikullit të mëparshëm me disa këshilla për intervistën e punës tek ky artikull do te gjeni 6 këshilla të tjera. Fatkeqesisht ka disa gabime të zakonshme që bëjnë kandidatët gjatë intervistave të punës dhe këto hapa të gabuar mund të bëjnë ndryshimin midis një mundësie punësimi dhe një refuzimi. Më poshtë mund të gjeni 6 pika që do tju ndihmojnë në proçesin e intervistimit.

  1. Mos flisni negativisht për punëdhënësit tuaj të mëparshëm.
  2. Mbërrini të paktën 15 minuta para. Mund të keni nevojë të qetësoheni, të shkoni në tualet dhe të kontrolloni pamjen tuaj në pasqyrë.
  3. Kthejeni celularin tuaj në “off”  ose në “silent” kështu që nuk ju bie zilja gjatë takimit tuaj.
  4. Hyni dhe prezantohuni në recepsion apo sekretari dhe njoftoni përse keni ardhur. (Mos harroni të jeni shumë të sjellshëm; punëdhënësit shpesh i kërkojnë atyre përshtypjet e tyre të para për të intervistuarit).
  5. Jini miqësor dhe të përzemërt me intervistuesit, por dëgjoni 80% të kohës dhe flisni 20%.
  6. Trajtoni me respekt këdo që hasni në kompani.