Tuesday, October 27, 2020

Keni një martesë të palumtur me punën tuaj? Është koha për një divorc!

Duhen lexuar

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

blog 6

Është koha të merrni një vendim! Pse ju duhet të kaloni ditë nga jeta juaj në një punë që ju e urreni, të rrethuar nga kolegë të cilët nuk ju respektojnë dhe duke punuar për një kompani që nuk ju vlerëson? Për fat të keq, shumë punonjës janë kaq të familjarizuar me rutinën e tyre të përditshme, sa ata ndjehen të pafuqishëm për ta ndryshuar atë.

Por, ka disa lajme të mira për ata të cilët kanë qenë të martuar dhe jo të lumtur me punën e tyre, fatkeqësisht për vite me radhë – ka dritë në fund të tunelit! Martesa (Punësimi) kjo kontratë që keni nënshkruar, nuk mund t’ju mbajë në punë për të gjithë jetën. Ju mund të lironi veten njëherë e më parë!

Si ta lini punën tuaj!

Njoftimi se ju jeni duke ikur nga puna juaj mund të jetë poshtërues, shqetësues dhe potencialisht, një vendim i rrezikshëm – por në jetë duhen marrë rrisqe. Nëse ju nuk jeni të kënaqur me gjendjen tuaj dhe nuk ka shenja të dukshme të rregullimit të saj, atëherë ju duhet të tregoheni mjaft të fortë dhe të bëni një ndryshim.

Këto janë disa nga mënyrat për të lënë punën tuaj me dinjitet dhe stil 😉

  1. Së pari ju duhet të hartoni një listë me të mirat dhe të këqijat që sjell vendimi për të lënë punën tuaj – të bëni që të mirat të jenë më shumë se të këqijat. (A janë të mjaftueshme për t’ju bërë të largoheni?) Nëse është kështu, atëherë ju duhet të filloni planifikimin.
  2. Hartimi i një plani-veprimi. Ju nuk mund të lini punën tuaj, pa pasur diçka tjetër të paramenduar për të lëvizur – Gjëja e fundit që doni është që të jeni të papunë dhe të harruar. Ndaj filloni menjëherë kërkimin tuaj në duapune.com
  3. I siguruat vetes një punë që do ju gëzojë? Veprimi juaj i ardhshëm është: të shkruani një letër dorëheqjeje. Kaloni disa kohë duke punuar me të dhe të mbeteni gjithmonë të sjellshëm dhe profesional – Asnjëherë nuk i dihet kur mund t’ju duhet një referencë ndaj pavarësisht të kaluarës përpiquni të ndaheni pa zhurmë dhe pa qjefmbetje nga punëdhënësi aktual.
  4. Pasi drejtuesit të mësojnë për vendimin tuaj, ju duhet të informoni kolegët tuaj, miqtë dhe familjen. Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë për t’u bërë, është e nevojshme. Ju duhet të jeni i sinqertë me ata që janë pranë jush në mënyrë që të mund të mbani marrëdhënie të mira me ta. Nuk e dimë asnjëherë se çfarë sjell e ardhmja.

Nuk e keni gjetur ende punën tuaj të ardhshme? Hidhini një sy punëve të reja në duapune.com

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.