Sunday, October 25, 2020

Keni humbur punën gjatë pandemisë COVID -19?

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

Çfarë duhet të bëni pas kësaj?

Përhapja e COVID-19 ka prekur njerëz nga e gjithë bota në mënyra të ndryshme, që nga mbyllja e bizneseve, zhvendosja e detyruar, ndërprerja e kontratave, humbja e vendeve të punës, etj. Për ata që për fat të keq kanë humbur punën gjatë kësaj kohe të vështirë, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Ne do t’ju ndihmojmë duke iu udhëzuar se si mund të kërkoni punë post pandemisë.

Ju njohim me 5 hapa për të ndihmuar të gjithë ata që kanë humbur punën për shkak të krizës së koronavirusit:

Hapi 1: Mblidhni referencat tuaja

Nëse sapo keni humbur punën për shkak të koronavirusit, atëherë një nga hapat e parë që mund të ndërmerrni është të mblidhni referencat tuaja të punësimit. Edhe nëse mund të jeni shkarkuar, mos kini frikë të kërkoni një referencë nga punëdhënësi juaj më i fundit. Arsyeja për humbjen e punës suaj mund të ketë qenë plotësisht jashtë parashikimit tuaj (si koronavirus) dhe mbledhja e çdo referencë përkatëse nga punëdhënësit e kaluar do t’ju ndihmojë kur të filloni të kërkoni mundësinë tuaj të radhës.

Hapi 2: Regjistrohuni në portale pune (duapune.com) dhe agjenci rekrutimit

Ka shumë kompani që ende po punësojnë dhe kërkojnë njerëz si ju për t’iu bashkuar ekipit të tyre. Ju sugjerojmë që edhe gjatë krizës së koronavirusit, të qëndroni aktivë në kërkimin tuaj të punës. Sigurohuni të përshtasni CV-në tuaj dhe të vazhdoni të punoni në aftësi të tjera për të qenë një kandidat i mirë.

Portalet e punës dhe rekrutuesit janë burime perfekte. Jo vetëm që ata i njohin trendet e tregut të punës dhe mënyrën se si mund të përshtateni me situatën aktuale, por ofrojnë ndihmë dhe udhëzime, duke ju ndihmuar të gjeni punën ideale bazuar në aftësitë tuaja profesionale. Prandaj, regjistrohuni në portalet e punësimit, për t’u njohur me mundësitë e punësimit.

Hapi 3: Rritni rrjetin tuaj profesional në internet

Rrjetëzimi është një proces jetësor për çdo punëkërkues. Për shkak të krizës së koronavirusit, takimet ballë për ballë nuk rekomandohen por mos u shqetësoni, network-u është po aq, në mos më shumë efektiv për kërkimin tuaj të punës.

Para se të filloni të jeni aktiv në rrjetet tuaja sociale, ne kemi disa këshilla kryesore se si të përgatiteni për kërkimin tuaj të punës. Kjo do t’ju ndihmojë të shfaqni veten profesionalisht në internet për të gjetur rastin e përsosur. Rrjetet në internet mund të kryhen në mënyra të ndryshme, duke filluar nga lidhja me njerëzit në LinkedIn deri te pjesëmarrja në konferenca virtuale, seminare dhe më shumë.

Hapi 4: Ndani mesazhin tuaj

Mos e nënvlerësoni fuqinë e ndarjes së një statusi në LinkedIn dhe vende të tjera (grupe kërkimi për punë në Facebook) për t’i bërë të ditur njerëzve që jeni duke kërkuar punë. Ju mund të  keni ndjesinë e një komunitetit në LinkedIn dhe vende të tjera gjatë kohërave si kjo, pasi njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj krize të koronavirusit. Duke shpërndarë mesazhin tuaj në LinkedIn, ju mund të arrini shumë më tepër njerëz në vende të ndryshme dhe nëse jeni me fat, pozicioni perfekt në distancë mund të arrihet nga një status i thjeshtë  në LinkedIn.

Një mënyrë tjetër efektive e përhapjes së mesazhit tuaj është duke kontaktuar drejtpërdrejt departamentet e burimeve njerëzore dhe rekrutuesit. Tani që keni më shumë kohë të lirë, është koha të merrni telefonin dhe të kontaktoni të gjitha ato kompani që po punësojnë tani. Në vend që të prisni për mundësitë që do t’ju vijnë, duhet të bëheni më proaktivë në kërkimin tuaj të punës!

Hapi 5: Kërkoni këshilla

Gjatë këtyre kohërave, të gjithë  kanë nevojë për një mbështetje, prandaj mos kini frikë të kërkoni këshilla. Ka shumë kompani dhe shërbime që ofrojnë udhëzime dhe shërbime falas në karrierë për shkak të krizës së koronavirusit. Ne të gjithë jemi duke përjetuar efektet e COVID-19 në mënyra të ndryshme.Kështu që kompanitë janë jashtëzakonisht të vetëdijshme për rrethanat aktuale.

Ju mund të vendosni të flisni me një këshillues karriere, një ekspert CV-je ose profesionistë të tjerë të rekrutimit për të marrë disa këshilla në lidhje me hapat e ardhshëm të karrierës suaj. Me gjithçka që po ndodh në botë tani, është normale të ndiheni të stresuar dhe për këtë arsye, ne rekomandojmë që të kërkoni ndihmë gjatë kësaj kohe të vështirë.

Megjithëse është mjaft e vështirë, përpiquni të qëndroni të motivuar. Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është të qëndroni aktiv në kërkimin tuaj të punës. Asnjëherë nuk i dihet, pasi mund të gjeni edhe punën e ëndrrave tuaja, prandaj filloni të kërkoni sot!

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com
“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...