Wednesday, April 21, 2021

Keni gabuar në punë ? – Intervista 12

Duhen lexuar

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Askujt nuk i pëlqen të përmend gabimet e kaluara dhe sidomos në një intervistë pune ku po përpiqeni t’i bëni përshtypje një intervistuesi. Në këtë rast çështja kryesore është të tregoheni të sinqertë, pa fajësuar njerëzit e tjerë, dhe më pas shpjegoni se çfarë mësuat nga gabimi juaj dhe cilat veprime ndërmorët për të mos ndodhur përsëri. Në fund të ditës, punëdhënësit po kërkojnë njerëz që janë të vetëdijshëm. Pra, me një përgjigje të strukturuar mund t’i lini një përshtypje të mirë rekrutuesit.

Ju njohim me 3 rregulla që garantojnë një përgjigje të mirë:

1.Jepini përgjigje pyetjes.

Të gjithë bëjmë gabime. Dhe kushdo që interviston për ndonjë pozicion pune e di këtë. Por, kur e dini që gabimi  ishte i juaji, pranojeni dhe tregoni mënyrën se si e menaxhuat situatën. Askush nuk dëshiron të punojë me dikë që gjithmonë ia hedh fajin dikujt tjetër.

Kur keni dyshime, zgjidhni një rast kur për gabimin tuaj mund të tregoni detaje dhe sigurohuni që ju të dilni mirë nga përshkrimi.

Këtu është një shembull që mund të përdorni:

Në fillim të karrierës sime, unë arrita të mbyll një projekt në afatin kohor të përcaktuar duke na kushtuar një shumë të konsiderueshme. Kishte shumë faktorë që kontribuan për këtë, por në fund të fundit,  isha unë ai që ndërmora iniciativën. Nga ajo përvojë, mendova vërtet shumë për atë që mund të kontrolloja dhe atë që duhet të ndryshoja. Bisedova me shefin tim dhe kërkova sugjerime se si mund të përmirësoja aftësitë e mia organizative, dhe disa muaj më vonë arrita të përfundoja me sukses një detyrë edhe më të madhe për departamentin.

Kjo lloj përgjigjeje përfshin gabimin (e pranuar), mësimet nga eksperienca dhe veprimet e ndërmarra për t’u rritur profesionalisht.

2. Mos supozoni se do të mbaroni së foluri për gabimin tuaj pasi t’i jeni përgjigjur pyetjes.

Një përgjigje e sinqertë për një gabim që keni bërë në të kaluarën do të vlerësohet. Madje, ndershmëria juaj do të vlerësohet akoma më shumë nga intervistuesi, i cili do të ketë pyetje vijuese.

Për shembull:

Rekrutuesi: Më tregoni për një rast që do të dëshironi të kishit bërë diçka ndryshe.

I intervistuari: Unë gabova me një raport, nga i cili shefi u duk keq përpara klientit. Nuk ishte faji i askujt, por imi.

Rekrutuesi: Pra, çfarë mendoni se keni mësuar nga ai shembull?

I intervistuari: Kam mësuar se ato raporte janë vërtet të vështira për t’u shkruar dhe kërkojnë një vlerësim dhe aprovim paraprak nga eprori.

Ajo që rekomandohet është që të jeni të hapur për të gjitha aspektet e gabimit tuaj.

3. Edhe nëse gabimi juaj ishte thjesht për shkak të pozicionit të punës, mos e fajësoni kompaninë tuaj të mëparshme.

Ndonjëherë një punë e caktuar thjesht nuk është e përshtatshme për ju. Ndodh! Por mbani mend, ndërsa është mirë të jeni të tregoheni të sinqertë kur flisni për gabimet e mëparshme, përpiquni të mos shfajësoheni me faktin se  thjesht nuk ju pëlqente shefi, ekipi ose kompania juaj e dikurshme.

Në vend të kësaj, rishikoni përsëri mënyrën se si flisni për arsyet tuaja të largimit. Edhe më mirë, nëse keni disa rrethana unike. Një përgjigje si kjo më poshtë do t’ju japë disa pikë plus :

Jam e lumtur me punën time në shumë aspekte. Shefi im është i shkëlqyeshëm, kompania është e mrekullueshme, dhe unë punoj në një ekip me të vërtetë të mirë. Unë jam pozicionuar në shitje sepse doja të siguroja të ardhura të mjaftueshme për të paguar faturat e mia. Por, edhe pse puna ime e shitjeve ka qenë e mirë për mua financiarisht, unë jam diplomuar për të qenë një gazetare dhe në fund të fundit e ndjej se kjo është koha e duhur për të ndjekur përfundimisht ëndrrën timedhe pse jo të bëhem pjesë e një agjencie si e juaja.

Askujt nuk i pëlqen të flasë për gjëra që nuk i kanë bërë mirë në të kaluarën. Por, duhet të jeni të gatshëm të flisni për gabimet që keni bërë në të kaluarën duke nxjerr në pah pikat tuaja të forta. Sinqeriteti dhe ndershmëria janë të vlerësuara nga rekrutuesit, ndaj mos hezitoni të pranoni gabimet tuaja në punë. Tek e fundit të gjithë gabojmë, por ajo çfarë na dallon nga të tjerët është reagimi dhe eksperienca që fitojmë në çdo rast.

Per me shume keshilla mbi intervistimin lexoni KETU.

“Miku juaj per pune dhe karriere”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Punet e dites, e hene 19 prill 2021

E hena ka nisur vrullshem ne duapune.com dhe kerkesat per punesim nga bizneset dhe kompanite e ndryshme jane te shumta. Po ju...