Jeni gati për një Intervistë Online?

0
673
Jeni gati për një Intervistë Online?

Si të kaloni me sukses një intervistë Online Pune? – 6 këshilla

Veçanërisht post pandemisë #covid19 zhvillimi i intervistave online nga ana e rekrutuesve është bërë pjesë e rëndësishme e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Intervistimi Online është mjaft eficient si për punëdhënësin edhe për punëkërkuesin dhe në mjaft raste mund të përdoret si një fazë e parë e përzgjedhjes së kandidatit, ndaj duhet t’i japim rëndësinë e duhur. Për të patur një impakt sa më pozitiv ju sugjerojmë të kini parasysh këto këshilla:

  1. Të jeni të përgatitur:
    • Mësoni rreth kompanisë
    • Praktikoni përgjigjet tuaja
    • Parapërgatisni pyetjet tuaja
  2. Praktikoni një “video call” me miqtë:
    • Provoni të hapni kamerën
    • Të kontrolloni cilësinë e zërit dhe të internetit
  3. Zgjidhni këndin e duhur:
    • Zgjidhni vendin e pështatshëm ku do të filmoheni
    • Një kënd sa më neutral, me pak ngjyra dhe me dritë natyrale
  4. Kujdesuni për paraqitjen tuaj:
    • Vishuni sikur intervista do të bëhet fizikisht
    • Kujdesuni për mënyrën e qëndrimit para kamerës
  5. Paraqituni online në intervistë pak minuta para orarit të caktuar
  6. Jini të lirshëm në komunikim:
    • Buzëqeshni
    • Përdorni gjuhën e trupit
    • Konfirmoni ose pohoni me lëvizje të kokës
    • Përpiquni të mos e ndërprisni intervistuesin
    • Mbylleni bisedën me një përshëndetje miqësore

Ju urojmë sukses!

Për këshilla të tjera vizitoni duapune.com/blog