Wednesday, July 28, 2021

Ja si shkatërrohet një aplikim për punë.

Duhen lexuar

Keshilla per veshjen ne pune gjate veres!

Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.

Quiz !

Përgjigje: Ana jeton në Australi.

Strategji të ndryshme për kërkimin e një pune gjatë verës.

Kërkimi i punës gjatë verës mund të jetë paksa i vështirë. Nuk duhet harruar që gjatë periudhës së verës rekrutuesit dhe menaxherët...

5 Qytetet e Javës

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

imagesNe kalojmë një pjesë të konsiderueshme të kohës sonë duke folur me rekrutues dhe punonjës të burimeve njerëzore. Gjërat të cilat i irritojnë punëdhënësit tek CV.

1.Hallakatja. Njerëzit i bien shkurt, dhe drejt e në temë. Rekrutuesit nuk kanë kohë të lexojnë një novelë.

2.CV me një listë të gjatë detyrash. Tregoni çfarë keni bërë ndryshe, çfarë keni bërë mirë.

3. Tregoni sesi i plotësoni nevojat e shefit. Nëse nuk e bëni, kalohet tek CV tjetër.

4.Kandidatët të cilët nuk kanë kriteret e duhura për një pozicion. Nëse nuk i zotëroni aftësitë e duhura, mos aplikoni.

5.Objektivat e karrierës. Ato janë kaq të mërzitshme. Rekrutusesi nuk do t`ia di se çfarë do ti; do të di se çfarë mund të bësh për të.

6. Detaje jo korrekte. Nëse nuk keni adresë emaili apo numri i telefonit nuk është i saktë, nuk mund t`ju kërkojnë, thjesht do të kalojnë tek kandidati pasardhës.

7.Gabime në drejtshkrim. Nëse aplikoni për një pozicion menaxherial i cili kërkon aftësi të mira komunikimi dhe drejtëshkrimi, dërgoni CV të mbushur me probleme gramatikore. Kjo është thjesht qesharake. Për më tepër pretendoni se jani edhe të kujdesshëm ndaj detajeve.Kujdes!

8.Aplikimi i dërguar tjetërkujt. Është e qartë se këta aplikantë dërgojnë të njëjtin aplikim për këdo, dhe nuk i përshtaten secilit pozicion.

9.Rrëmujë.  Është e vështirë të pranohet një CV e shkruar me shkronja tepër të vogla, në mënyrë që të përfshijë sa më shumë informacion brenda një faqeje.

10.Një letër interesi që përmban të njëjtat karakteristika si të CV-së. Nuk ja vlen mundimi. I humbisni kohën rekrutuesit, si dhe ju tuajën.

11.CV të gjata. CV më të gjata se 3 faqe i bëjnë rekrutuesit të humbasin durimin.

12.Kur ju  telefonojnë për një aplikim tuajin, dhe ju përgjigjeni “Më falni, për çfarë pune bëhet fjalë edhe njëherë?”. Mbani parasysh aplikimet që dërgoni.

13.Rezymetë të cilat nuk kanë datat për secilin pozicion të kaluar. Gjëja e parë që i vjen ndërmend rekrutuesve është: “Çfarë po përpiqesh të fshehësh?”

14. Kur ju pyesin për pritshmëritë e rrogës, dhe ju përgjigjeni : “Çfarë ofroni ju”. Ju duhet të përgatiteni për të diskutuar mbi pritshmëritë e rrogës suaj.

15. Kandidatët të cilët nuk vijnë për intervistë në kohën e duhur. Nëse jeni serioz në kërkimin e punës, ju duhet t’i tregoni rëndësinë e duhur orarit të intervistës.

16.CV të marra nga formate të gatshme. Shkruajeni vetë CV-në tuaj, ose nëse nuk mundeni, gjeni dikë i cili mund t’ju a shkruaj.

17. CV që nuk kanë renditje kronologjike të saktë. Është e vështirë të ndjekësh një CV të strukturuar keq.

18.Mungesa e informacionit për vendndodhjen. Nëse keni punuar në një kompani multinacionale jashtë shtetit, ju duhet të përfshini adresën e saktë të tyre.

19.Hapësirat kohore pa punësim. Është e sigurtë që ka një arsye për këtë, por ju duhet t’a saktësoni.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Keshilla per veshjen ne pune gjate veres!

Ju pëlqen apo jo, mënyra se si dukeni dhe visheni luan rol në suksesin tuaj në vendin e punës.

Quiz !

Përgjigje: Ana jeton në Australi.

Strategji të ndryshme për kërkimin e një pune gjatë verës.

Kërkimi i punës gjatë verës mund të jetë paksa i vështirë. Nuk duhet harruar që gjatë periudhës së verës rekrutuesit dhe menaxherët...

5 Qytetet e Javës

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

Si e ka transformuar COVID punën me orare fleksibël nga ” mirë të jetë ” në “duhet të jetë.

Puna me orare fleksibël nuk është një koncept i ri, në fakt është një koncept që ka ekzistuar për disa dekada.