Thursday, October 22, 2020

Intervista – Si mësuat për këtë pozicion pune?

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

blog 27

Një tjetër pyetje klasike e intervistës, e cila është një mundësi shumë e mirë për të treguar entuziazmin tuaj me pozicionin e punës dhe me kompaninë.

Për shembull, nëse mësuat për pozicionin e punës përmes një shoku ose kontakti profesional, përmendni emrin e tij dhe tregoni pse jeni kaq të ngazëllyer për këtë. Nëse e zbuluat kompaninë përmes një ngjarje ose artikulli, ndajeni atë me intervistuesin. Edhe nëse e gjetët ate përmes një publikimi të rastësishëm pune, tregoni atë që konkretisht ju tërhoqi vëmendje për rolin.

Por, ndërkohë ekspertët sugjerojnë 3 mënyra për shmangien e gabimeve më të zakonshme kur flisni për mënyrën se si e keni gjetur punën.

1.Ju ndjeheni të shqetësuar sepse jeni referuar nga një mik?

Askush nuk dëshiron që të tjerët të thonë se e punësuan vetëm sepse ka njohje në kompani.

Ja cila duhet të jetë përgjigjja juaj nëse i përkisni këtij rasti:

Tregojuni të gjithëve që ju pyesin saktësisht se si keni dëgjuar për punën. Një përgjigje e thjeshtë si:

“Unë jam mjaft i lumtur pasi mësova për këtë pozicion pune nga miku im që punon në…. [departament]” -është një përgjigje krejtësisht e mirë.

Në fakt, është përgjigja e vetme që duhet të jepni nëse ky është rasti juaj.

2. Ju bëni monolog rreth arsyes se pse kjo është puna e vetme që ju dëshironi

Këtu është shembulli tipik i një pyetje në intervistë, që kërkon vetëm një përgjigje të shkurtër. Ju duhet vetëm t’i tregoni rekrutuesit, se si e gjetët punën dhe të mos përfundoni duke e kthyer përgjigjen në një shpjegim të gjatë.

Ja se si duhet të jetë përgjigjeja juaj:

“E mësova rreth pozicionit të punës në  [vendi pra, gazeta, portali, artikulli, njoftimi, ku ju mësuat për pozicionin e punës] dhe që atëherë kam shpresuar që të mund të isha pjesë e kompanisë.”

Kjo është gjithçka që ju nevojitet.

3. Harruat se ku e gjetët punën

Kërkimet për punë janë padyshim zhgënjyese ndonjëherë. Shpeshherë ndodh të aplikoni në shumë pozicione pune vakante. Dhe pas një kohe, është e vështirë të mbash mend për çfarë ke kërkuar, për kriteret e pozicioneve dhe ku i ke gjetur si informacion. Por, kujdes!!

Ja se si të veproni në këtë rast:

Nëse e keni të vështirë të mbani mend rreth portaleve apo mënyrës se si e gjetët punën rekomandohet të mbani shënime.

Nëse ka një mësim për t’u mësuar, është se asnjë pyetje në intervistë nuk është e parëndësishme. Dhe madje edhe “akullthyeset” (pyetjet e para që të bëjnë të ndihesh më komod) mund të ndryshojnë gjithë tonin e një takimi me një rekrutues. Kështu që mbani shënime rreth aplikimeve tuaja nëse keni nevojë dhe përgjigjuni pyetjes sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përqendroheni t’i tregoni intervistuesit më shumë se pse jeni i përshtatshëm për punën në vend të detajeve të mërzitëshme rreth vendit ku e gjetët punën.

 

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

Burimi: The Muse

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...