Wednesday, April 21, 2021

Informacione për udhëtimin në zonën Shengen

Duhen lexuar

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

vizaDokumentet kryesore për udhëtimin në zonën Shengen janë :

1) pajisja me pasaportë biometrike,

2) sigurim shëndetësor dhe

3) qëllimi i udhëtimit që duhet të jetë vetëm turistik dhe jo për të punuar, shkolluar apo për të jetuar në vendet e hapësirën Shengen.

Së pari, të gjithë udhëtarët duhet të mbajnë me vete adresën e familjarit apo personit të cilin do të vizitojnë pasi kjo adresë mund t’ju kërkohet nga policia kufitare e vendit Shengen ku do të kalohet.

Gjithashtu duhet të shënoni numrin e telefonit të personit apo personave që do të vizitoni, pasi nëse policia kufitare ju pyet në një gjuhë që nuk e kuptoni, atëherë mund t’i telefononi familjarit tuaj që të komunikojë me të.

Së dyti
, është e rëndësishme që policisë kufitare t’i tregohet bileta e kthimit. Shumica e shteteve Shengen e kanë të përfshirë provën e biletave të kthimit në rregulloren e tyre të kontrollit të kufinjve.

Së treti, mund t’ju kërkojnë të provoni, se ju keni para të mjaftueshme për periudhën e qëndrimit në shtetin e zonës Shengen ku do të hyni. Nëse ju keni një kartë krediti, kjo i lehtëson shumë gjërat, duke evituar të mbani shuma të mëdha në xhep kryesisht kur udhëtoni në grup familjar. Po ashtu një kartë banke, apo vërtetim i bankës suaj që ju keni një shumë të tillë për qëndrimin tuaj në zonën Shengen është praktike nëse autoritetet kufitare do t’ju pyesin për një gjë të tillë.
Për personat që kanë rezervuar hotele në mënyrë indiviuale, mund t’ju kërkohet rezervimi i hotelit dhe të provojnë që kanë shumën e duhur e të hollave për qëdrimin e tyre.

Po cili është minimumi financiar për qarkullimin tre mujor në zonën Shengen për shtetet kryesore?

Në Itali nëse doni të qëndroni deri në pesë ditë, një person duhet të ketë 269 euro me vete, ndërsa për vendet e tjera si vijon:
Greqi – 20 euro në ditë
Gjermani – 45 euro në ditë
Belgjikë – 38 euro në ditë për ata që s’kanë kartë krediti
Francë – 52,60 euro në ditë
Hollandë – 34 euro në ditë
Zvicër -100 CHF në ditë, ndërsa për studentët ( 30 CHF) në ditë
Danimarkë – 60 euro në ditë
Spanjë – 63,20 euro në ditë
Finlandë – 30 euro në ditë
Hunagri – 1000 HUF  në ditë
Islandë – 4000 ISK  në ditë
Letoni – 60 LVL në ditë
Lituani – 15LVL në ditë
Maltë: – 20MTL (48 euro në ditë)
Norvegji – 500 NOK për ditê (për ata që s’shkojnë te familjarë)
Poloni – 500 PLN
Portugali -75 euro për hyrje dhe 40 euro në ditë
Slloveni -70 euro në ditë (për ditê për ata që s’shkojnë te familjarë)
Republikë Ceke – 0,5 herë minimumin e nevojave personale në ditë ( sipas legjislacionit) për më pak se 30 ditë
Ndërsa Austria, Qipro, Suedia, Sllovakia dhe Luksemburgu ende nuk e kanë të përcaktuar masën financiare.

Udhëtim të mbarë!

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Binde drejtuesin per “Employer Branding Academy”

Nis partneriteti mes duapune.com dhe Universum, udhëheqësi global për brendin e punëdhënësve. Sigurisht që mund të keni dëgjuar për...

EBA – “Employer Branding Academy Albania”

Employer Branding Academy Albania Akademia e Imazhit të Punëdhënësit për herë të parë mundësohet edhe në Shqipëri nëpërmjet partneritetit mes duapune.com dhe Universum. Trajnimi online nis...

12 Keshilla produktiviteti

Ndonjëherë mençuria konvencionale dhe këshillat e dukshme që keni dëgjuar një milion herë nuk bëjnë punë kur keni nevojë për një rritje...

Horoskopi – Demi: Top 10 Profesionet

EkzekutivShef kuzhinierPolitikanProdhuesi i verësDirigjentBlogger bukurieArkëtarProjektuesi i BrendshëmBiologBlerës Demi ka disa tipare mjaft të dallueshme si: etikën, besueshmërinë dhe...

Punet e dites, e hene 19 prill 2021

E hena ka nisur vrullshem ne duapune.com dhe kerkesat per punesim nga bizneset dhe kompanite e ndryshme jane te shumta. Po ju...