Saturday, October 31, 2020

Ide për një CV kreative

Duhen lexuar

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

blog 16

Konkurrenca është bërë shumë e ashpër në çdo punë në të gjitha nivelet, industritë dhe sektorët, veçanërisht në këtë klimë të vështirë ekonomike. Si mund të jeni të sigurt që të qëndroni larg kësaj situate? Përgjigja e thjeshtë është kjo ….

Krijimi i një CV krijuese që të godasë në shenjë!
Më poshtë janë disa ide të disa tipeve të CV krijuese që do tju ndihmojë juve të viheni re nga shefi që ju keni ëndërruar:

Një cv e animuar
Një cv e animuar e paraqitur në formatin e një video mund të jetë arsyeja që ju do të tërhiqni vëmendjen e  një rekrutuesi, dhe në mënyrë potenciale, të zyrës në tërësi. Nëse ju keni krijuar animacionet e vetes, cv-ja do të jetë një dokument për aftësitë tuaja, kreativitetin dhe një përpjekje për të aplikuar për një punë. Sidomos nëse ju aplikoni për pozicione pune të kategorisë Arte dhe Dizajn.

Broshura
Krijo një cv në formë broshure duke e zbukuruar pak formatin standart A4 të CV. Për ta printuar Cv në formën e një broshure, ju do të keni mundësi të shtoni çdo gjë unike, imazhe interesante dhe dizajne të përshtatshme.

Libër /revistë komike
Nëse ju po aplikoni për një punë lidhur me dizajnin, ose për pozicionin e një gazetarie, krijimi i një  cv-je në formatin e një libri komik ose reviste stil do tju rendisë në krye të listës për “intervistë të kandidatëve”. Formati i cv-së  në formën e një libri komik duhet të përfshijë në mënyrë ideale të gjithë informacionin përkatës në një faqe, ndërsa cv-ja në formën e një reviste do tju krijojë më shumë hapësira për të shtuar foto dhe të zhvilloni një dizajn unik .

Cv në formë Kit Box
Cv-ja në formë Kit Box është një ide brilante nëse ju keni kohë, lekë dhe energji për ta krijuar një të tillë! Juve do tju nevojitet një lloj kutie për dhurata, në të cilën do të përfshini gjithë elementët e nevojshëm për shfaqur talentin dhe aftësitë tuaja. Kutia dhe përmbajtja e saj  do të luajë rolin e cv-së tuaj, kështu që shfrytëzoni sa më mirë çdo hapësirë të kutisë (brenda dhe jashtë saj).

Në formë posteri
Printoni cv-në tuaj mbi një faqe A3 ose A2 që mund ti ngjajë një posteri. Kjo me siguri do ti tërheqë vëmendjen e rekrutuesve, jo vetëm për shkak të përmasave të dokumentit, por edhe ju jeni paraqitur  me një qasje të ndryshme për të aplikuar për atë pozicion pune.

Në formën e një bluze me mëngë të shkurtra (t-shirt)
Një ide e çmendur që po bëhet gjithnjë e më shumë popullore për krijimin e një cv-je është printimi i cv-së mbi një bluzë (t-shirt) për çdo punë për të cilën ju do të aplikoni. Shtoni logon e kompanisë për çdo punë që keni aplikuar, ngjiteni cv-në mbi bluzën dhe më pas printojeni atë mbi t- shirt duke krijuar një dizajn tërheqës ose një imazh që e shoqëron atë.

Infografik
Infografikët janë trendi më i fundit i CV-së, ku kandidatët përpilojnë informacionin më të rëndësishëm dhe interesant rreth vetes së tyre duke i paraqitur në formën e grafikëve vizual. Duke përdorur  ngjyrat, grafikët me ngjyrë të theksuar dhe një kombinim të tabelave, listave, grafikëve dhe fotove, ju mund të krijoni një CV unike dhe të përshtatur.

Të frymëzuar nga web
Nëse jeni duke aplikuar për punë në kompani të IT të mëdha, përshtateni formatin e CV-së tuaj për ta paraqitur në faqen zyrtare të kompanisë. Kjo jo vetëm që i tregon punëdhënësve potencial që ju keni shpenzuar kohë për të kërkuar informacione për kompaninë e tyre, por gjithashtu tregon aftësitë dhe kreativitetin tuaj.

Video
Cv që paraqitet në formën e një video është bërë një zgjedhje popullore për shumicën e kandidatëve që aplikojnë për punë nëpër një gamë të gjerë të sektorëve të punësimit. Kjo vjen si rezultat se Cv-ja e paraqitur përmes videos ju mundëson të bashkëveproni me punëdhënësin tuaj edhe pa e takuar atë, gjithashtu kjo formë ju jep mundësinë të lini një përshtypje të parë sa më të  mirë sesa në rastin e paraqitjes së një Cv-je në formatin standart. Duke komunikuar me rekrutuesit nëpërmjet një portal video, ju mund ta shfaqni më mirë personalitetin dhe cilësitë tuaja, të cilat shpesh janë shumë të rëndësishme për rekrutuesit kur duan të punësojnë punonjës të rinj.

 

“Miku juaj për punë dhe karrierë”duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Te nisesh drejtimin e nje kompanie ne nje vit aspak te zakonshem

Kur mori përsipër të drejtojë sipërmarrjen e familjes, Lida nuk e priste të kishte përpara një vit kaq sfidues sa ky i...

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...