Friday, October 23, 2020

I/e papunësuar për një kohë të gjatë? Ju njohim me guidën se si duhet të jetë CV-ja për rastin tuaj.

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

I/e papunësuar për një kohë të gjatë? Ju njohim me guidën se si duhet të jetë CV-ja për rastin tuaj.

Shumica e punëdhënësve e kuptojnë se ndonjëherë nuk mund t’ju vlerësojnë sa duhet pasi keni boshllëqe në CV, por për sa kohë që ju jeni të sinqertë dhe tregoni atë që keni bërë në kohën tuaj të lirë, ju sigurojmë që nuk do të refuzoheni automatikisht.

Kur jeni të papunë për një kohë të gjatë, boshllëqet apo mangësitë në CV-në tuaj natyrisht do të shfaqen dhe aplikimi për punë mund të duket shqetësues.

Por, si mund të bëheni të pëlqyeshëm për punëdhënësit në këtë rast?

Kjo guidë ju shpjegon mënyrën:

  • Shpjegoni boshllëqet apo mangësitë

Cilado qoftë arsyeja juaj për boshllëqet e CV-së, mos u turpëroni ose provoni t’i fshihni. Në një treg të vështirë pune, punëdhënësit kanë më shumë mirëkuptim se kurrë më parë për periudha të gjata papunësie, prandaj tregohuni të sinqertë dhe shpjegoni arsyet tuaja.

Në fillim të CV-së tuaj, shkruani një paragraf të vogël duke shpjeguar pse keni qenë i papunë. Vazhdoni më tej duke theksuar se cilat aftësi dhe përvoja keni përzgjedhur gjatë kësaj kohe dhe theksoni pse kjo mund të jetë e rëndësishme për rolin për të cilin po aplikoni.

Injoroni çdo përvojë negative që mund të keni hasur dhe përqendrohuni vetëm në ato pozitive. Edhe nëse nuk keni përvojë pune në CV-në tuaj, mund të theksoni arritjet dhe përgjegjësitë që keni ndërmarrë në aktivitete të tjera.

  • Qëndroni të përditësuar me tendencat aktuale

Eshtë e rëndësishme t’u tregoni punëdhënësve që edhe pse keni qenë të papunë, ju keni qenë të përditësuar me trendet dhe lajmet aktuale në industrinë e tyre.

Hulumtoni kompaninë para se të shkruani CV-në tuaj, dhe përmendni arritjet dhe përgjegjësitë që theksojnë njohuritë tuaja për industrinë e tyre.

Ju ndërkohë mund të jeni duke ndjekur kurse trajnimi dhe duhet ta përmendni këtë në CV-në tuaj, sepse kjo u lejon punëdhënësve të dinë se ju po punoni për rritjen tuaj dhe jeni të gatshëm të mësoni e të përkushtoheni në punë.

  • Përshtatni CV-në tuaj

Ju duhet t’u tregoni punëdhënësve që dëshironi të punoni posaçërisht për ta dhe keni aftësi ta bëni atë punë.

Theksoni çdo aftësi, arritje të trashëguar nga eksperiencat e mëparshme, që janë të rëndësishme për punën për të cilën po aplikoni. P.sh. nëse po aplikoni për një punë të profilit finance, kini parasysh të theksoni aftësitë tuaja për buxhetin. Po dëshironi të punoni në shërbimin e klientit? Theksoni mënyrën tuaj të të komunikuarit dhe qasjes miqësore që keni me klientët.

Duke e përshtatur CV-në tuaj sipas pozicionit, punëdhënësi do të marrë një ide shumë më të mirë nëse jeni i aftë ta bëni atë punë. Kështu që, përqendrohuni tek kriteret e pozicionit të punës të vendosura gjithmonë në përshkrim.

  • Referencat

Pavarësisht se sa kohë keni mbetur pa punë, kontakti juaj i parë kur kërkoni referenca është gjithmonë punëdhënësi juaj i mëparshëm.

Por, nëse nuk keni shumë përvojë, ose keni humbur kontaktin me referencën tuaj të fundit, përdorni një referencë tjetër, që të mund të flasë për karakterin tuaj dhe etikën e përgjithshme të punës. Sugjerohet të referoni dikë që është marrë me ju në një mjedis profesional, siç janë ish kolegët ose pedagogët/mentorët.

Nëse jeni me fat dhe keni disa njerëz të gatshëm të japin referenca për ju, zgjidhni punëdhënësin që është në një sektor të ngjashëm me atë për të cilin po kërkoni.

  • Vazhdoni të punoni me CV-në tuaj

Nuk është kurrë vonë për të shtuar nje përvojë pune në CV-në tuaj, kështu që ndërsa prisni që punëdhënësit të rikthehen tek ju për aplikimin tuaj, filloni të kërkoni për përvoja pune. Edhe nëse nuk paguhet, do të jetë një “plus” në grupin tuaj të aftësive dhe do ta bëjë CV-në tuaj të jetë e veçantë, sidomos nëse gjeni punë në një industri përkatëse që përputhet me interesat tuaja.

Pavarësisht, nëse përfshihen vetëm disa orë si vullnetarë në organizata apo vetëm disa javë në një industri të caktuar, ajo jo vetëm që ndihmon në plotësimin e boshllëqeve tuaja në CV, por gjithashtu do të takoni kontakte të dobishme që mund t’ju ofrojnë punësim në të ardhmen.

Vendosini këto informacione në këtë shembull CV:

SHKARKO KËTU Formën e CV-së

Tani mund të hyni në duapune.com dhe të aplikoni. Suksese!!!

“Miku juaj për punë dhe karrierë”  duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...