Sunday, October 25, 2020

Horoskopi : Top 10 profesionet e Peshores

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

Peshoret janë bashkëpunuesit dhe diplomatikët që të gjithë i duan në punë. Ata preferojnë ambientet paqësore, sepse karakterizohen nga qetësia dhe harmonia kudo që shkojnë. Në përgjithësi peshoret nuk i pëlqejnë konfrontimet dhe gjenden në vështirësi kur opinioni i tyre ndryshon nga i të tjerëve. Peshoret janë të pavendosur dhe zakonisht  nuk duan të jenë në krye të ekipit. Ja cilat profesione i përshtaten më shumë peshoreve:

Këshillues/Udhëzues

Karriera ku Peshoret shkëlqejnë është padyshim ajo ku udhëzojnë dhe ndihmojnë të tjerët të marrin vendime të rëndësishme. Në këtë fushë ata mund të përdorin aftësitë e tyre të mrekullueshme të komunikimit, aftësinë e tyre për të marrë në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme, të gjitha këto duke eksploruar talente dhe aftësi të ndryshme.

Tregtues/Ndërmjetës në fushën e artit

Prirja e Peshores ndaj artit dhe kulturës dhe sensi i funksionimit të biznesit, bën që kjo karrierë të jetë një zgjedhje ideale për peshoret. Ata e njohin cilësinë dhe bukurinë kur e shohin dhe mund të kuptojnë lehtësisht se çfarë duan blerësit. Me sensin e tyre të lindur të stilit dhe impulsin ndaj trendeve aktuale, një tregtues/ndërmjetës në fushën e artit është shumë i kërkuar, veçanërisht me klientë të sofistikuar.

Stilues

Të fiksuar pas imazhit dhe aspekteve të bukurisë si makeup-i, flokët dhe stili, Peshoret janë natyralë në botën e estetikës. Dashamirës ndaj hulumtimeve dhe eksperimentimeve, ata i kalojnë njohuritë e tyre pa asnjë hezitim te klientët. Paraqitja e tyre tregon se ata mund të udhëheqin bisedën sepse janë elegantë dhe me shije.

Grafik Dizajner

Kënaqësia e tyre në krijimin e harmonisë me ngjyrën ose komunikimin e një ndjenje apo mesazhi me imazhe përshtatet bukur me këtë profesion.

Dekorues Interior

Peshoret janë gjithmonë duke riorganizuar dhe dekoruar shtëpitë e tyre, duke e bërë këtë një zgjedhje tjetër të natyrshme për karrierë. Krijimi i stilit dhe harmonisë është diçka për të cilën ata përpiqen në shumë fusha të jetës së tyre dhe të shohin krijimin e tyre në praktikë është e kënaqshme dhe e dobishme.

Burimet Njerëzore

Peshoret kanë aftësi shumë të zhvilluara të komunikimit dhe aftësi të shkëlqyeshme në zgjidhjen e problemeve. Pjesa më e madhe e kësaj karriere kalon duke intervistuar kandidatë, duke negociuar për pagesën dhe duke zgjidhur çështjet me stafin. Ndjeshmëria e tyre natyrore për të tjerët plus aftësitë e tyre në arritjen e bashkëpunimit do të thotë se kënaqësia në punë është e lartë.

Avokat

Benefitet e shtuar të punës brenda sistemit të drejtësisë dhe lufta për atë që është e drejtë është pikërisht ajo që peshoret duan. Avokatët e shenjës së Peshores duan të përdorin aftësinë e tyre analitike dhe bindjen e tyre për të fituar çështjet për klientët e tyre.

Arbitër

Kur rregullat janë të qarta, Peshoret janë mjaft të aftë dhe sidomos në fushën e arbitrimit. Peshoret janë mjaft paqësore, madje janë natyralë në zgjidhjen e konfrontimeve fizike dhe mosmarrëveshjeve të të tjerëve. Gjithashtu, kjo punë bën që ata të jenë në mes të aksionit.

Ndërmjetësues

Ndërmjetësuesit profesionistë duhet të shikojnë të gjitha çështjet dhe faktet dhe t’i ndihmojnë njerëzit të bien dakord. Kjo është ajo që Peshorja bën brenda familjes së saj, me miqtë dhe në punë, kështu që pse jo të mos e zyrtarizojnë dhe t’a kthejnë në profesion? Peshoret duan të diskutojnë dhe analizojnë dhe do të jenë ndërmjetësues të shkëlqyeshëm duke përdorur aftësitë e tyre diplomatike.

 Arkitekt

Arkitektura përfshin përdorimin e aftësive analitike dhe estetike. Arkitektët duhet të kenë një kuptim të saktë të planimetrisë dhe të jenë në gjendje të përkthejnë idetë krijuese në realitet. Peshorja është një kandidat i shkëlqyeshëm, për shkak të aftësisë së mirë vizuale dhe aftësisë intelektuale. Ata konceptojnë, planifikojnë dhe marrin parasysh çdo aspekt. Kjo karrierë është një ndërthurje e mirë e ekspertizës teknike, sensit vizual dhe ndërveprimit me klientët, kontraktorët dhe me furnitorët.

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...