Wednesday, November 25, 2020

Horoskopi – Shigjetari: Top 10 Profesionet

Duhen lexuar

Diaspora Flet 2020 permbyllet me paraqitjen surprize te Rita Ores

Një program i ngjeshur prej 25 orësh me sesione debatuese, fjalime inspiruese, biseda të përqëndruara, panair virtual, hapësirë rrjetëzimi dhe interaktivitet mes...

“Besnikeria ka vdekur” Si i trajton biznesi punonjesit sot?

Cilën duhet të zgjedhë kompania? Kjo pyetje është ndër të shumtat që bëhet kur vjen puna tek të qenurit...

Google sulmohet nga 165 kompani dhe shoqata. Pjese e tyre dhe duapune.com

duapune.com se fundmi i eshte bashkuar fushates anti Google, ku nje grup prej 165 kompanish dhe institucionesh te industrise u kane bere...

Horoskopi – Shigjetari: Top 10 Profesionet

Top 10 Profesionet që i përshtaten Shigjetarit Shenja e udhëtarit, Shigjetari optimist, pëlqen adventurat po aq sa njohuria dhe...

Top 10 Profesionet që i përshtaten Shigjetarit

Shenja e udhëtarit, Shigjetari optimist, pëlqen adventurat po aq sa njohuria dhe e vërteta për gjithçka që bëjnë. Kjo shenjë e zjarrit, bujare dhe kreative është lehtësisht e adaptueshme, duke bërë që ata të jenë lider të shkëlqyeshëm për aq kohë sa do kenë lirinë të ëndërrojnë dhe të kenë vizion.

Disa nga profesionet më të përshtatshme për ta janë:

1. Profesor Kolegji

Duke qenë që Shigjetari i dashuron librat dhe njohurinë, ky profesion i lejon ata që të përfshihen në këtë pasion dhe t’a ndajnë atë me të tjerët në të njëjtën kohë. Ndërkohë që çdo semestër njihen me studentë të rinj, natyra e tyre e qetë i bënë që të jenë të kënaqur duke qenë të ekspozuar ndaj ideve, mendimeve dhe sfidave të reja.

2. Përkthyes

Për shkak të dashurisë që Shigjetari ka për shtetet e tjera, kulturën dhe gjuhën, kjo karrierë është ideale për këtë shenjë. Por gjithashtu kërkon aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, njohuri të gjuhëve të huaja dhe aftësi për të shprehur konceptet lehtësisht. Mos mendoni që kjo përfshin vetëm përkthimin e gjuhëve të huaja. Kjo aftësi aplikohet gjithashtu dhe te shkenca, teknologjia dhe në fushën ligjore.

3. Trajner

Nuk ka rëndësi nëse është trajner për jetën apo trajner fitnessi, njohja me njerëz të rinj, shkëmbimi i ideve dhe motivimi i të tjerëve është pjesa që Shigjetari preferon më shumë. Entuziasmi dhe optimizmi shoqërojnë karrierën e tyre dhe për gjatë kohës që kërkojnë të zbulojnë të vërtetën te të tjerët, ata zbulojnë dhe vetveten.

4. Agjent udhëtimi

Dashuria e Shigjetarit për udhëtimin nuk është më një sekret, kështu që ku ka mënyrë më të mirë se sa të ushtroni pasionin tuaj duke udhëtuar botën ndërsa udhëhiqni një grup turistësh kuriozë?

5. Shitës

Duke kombinuar dashurinë për udhëtimin me entuziasmin tuaj personal, një pozicion pune në shitje do të bëjë që Shigjetarët të jenë të përfshirë dhe të motivuar. Kërkoni për një punë në një kompani ku vlerat dhe misioni i kompanisë përshtaten me ju. Gjithsesi pasioni juaj do ju ndihmojë ju dhe kompaninë për të patur sukses.

6. Sipërmarrës

Duke qenë se Shigjetari është i interesuar të bashkëpunojë me njerëz dhe të konkludojë oferta, ky profesion i përshtatet më së miri. Ky pozicion pune i lejon ata që të jenë të interesuar në çështje të ndryshme dhe interesimi për aspekte të ndryshme bën që ata të arrijnë sukses.

7. Tregtar antikuaresh

Eksplorimi në historinë e një orendie apo sendi dekorativ jo vetëm që do të përmbushë kuriozitetin e Shigjetarit, por kalimi i tij (sigurisht për një fitim) te dikush që e vlerëson sendin, do ta kthejë çdo ditë punën në një lojë. Sigurisht, ka udhëtime të përfshira, si në Evropë apo Azinë Juglindore dhe i gjithë procesi nga fillimi në fund do t’a mbajë Shigjetarin të përqendruar dhe të lumtur.

8. Mikpritës hoteliere

Për shkak të përvojës suaj të larmishme duke udhëtuar dhe përjetuar kultura të ndryshme, ju e dini se si është të ndihesh rehat dhe i mirëpritur në një vend të huaj. Kjo njohuri përkthehet lehtësisht në një pozicion pune si mikpritës hoteli ose menaxher ku ju mund të ndërveproni me mysafirët për t’i ndihmuar ata të eksplorojnë qytetin ose qytezën tuaj si një vendas.

9. Misionar

Kombinimi i rrugës humanitare dhe udhëtarit është një hap logjik për Shigjetarin dhe të bëhesh misionar është një zgjedhje e arsyeshme për ata që duan të eksplorojnë një rrugë fetare. Shigjetari zakonisht është shumë i përkushtuar ndaj çështjes së tyre dhe me të vërtetë mund të bëjë diferencën kur ata janë të përkushtuar.

10. Shkrimtar

Oh, përrallat e mrekullueshme që mund të tregoni! Pavarësisht nëse bazohet në përvoja personale ose përmes imagjinatës suaj, Shigjetari është krijues dhe di si të ndërtojë një histori tërheqëse. Por, para se të filloni të shkruani seritë më të shitura në botë, filloni me diçka të vogël që të siguroheni që mund t’a përfundoni librin.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Diaspora Flet 2020 permbyllet me paraqitjen surprize te Rita Ores

Një program i ngjeshur prej 25 orësh me sesione debatuese, fjalime inspiruese, biseda të përqëndruara, panair virtual, hapësirë rrjetëzimi dhe interaktivitet mes...

“Besnikeria ka vdekur” Si i trajton biznesi punonjesit sot?

Cilën duhet të zgjedhë kompania? Kjo pyetje është ndër të shumtat që bëhet kur vjen puna tek të qenurit...

Google sulmohet nga 165 kompani dhe shoqata. Pjese e tyre dhe duapune.com

duapune.com se fundmi i eshte bashkuar fushates anti Google, ku nje grup prej 165 kompanish dhe institucionesh te industrise u kane bere...

Horoskopi – Shigjetari: Top 10 Profesionet

Top 10 Profesionet që i përshtaten Shigjetarit Shenja e udhëtarit, Shigjetari optimist, pëlqen adventurat po aq sa njohuria dhe...

Puno nga ku te duash. Lamtumire orarit zyrtar te punes!

Puna nga shtëpia gjatë pandemisë ka lejuar që shumë prej nesh të lirohen nga vërtitjet e përditshme dhe ecejaket shtëpi-punë-shtëpi. Tani duket...