Friday, January 15, 2021

Hapi i Parë: Njohja e vetvetes

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Udhezuesi i Karrieres Suaj2Mënyra më e mirë për të hyrë në rrugën e karrierës që ju përshtatet është duke njohur sa më mirë veten tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë për të vlerësuar mundësitë tuaja, për të marrë vendime të qarta dhe për të identifikuar mundësitë më me vlerë.

1.1 Përvoja
Shqyrtimi i punës suaj të kaluar, i përvojave vullnetare ose arsimore janë një hap i vlefshëm drejt asaj çfarë doni apo nuk doni të bëni në jetë. Shikoni ushtrimin e mëposhtëm, i cili do t’ju lejojë të hidhni dritë jo vetëm mbi arsyet pse jeni përqëndruar në përvoja të caktuara dhe pse i quani ato pozitive, por edhe për arsyet pse nuk keni parapëlqy¬er përvoja të tjera ose i keni quajtur ato negative.
Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të analizoni përvojat e kalu¬ara me aspektet e tyre pozitive si dhe me aspektet e tyre negative. Pasi të keni përfunduar ushtrimin, reflektoni mbi përvojat e punës që do të pasojnë.

Përvojat e mia të punës

A. Puna e kaluar, përvojat arsimore ose vullnetare

Përgjigjuni pyetjeve, si më poshtë, me hollësi. Merrni kohë të mjaftueshme për të menduar për përvojat tuaja të punës, në mënyrë që të kuptoni se cila është përvoja e punës që ju pëlqen dhe cila është ajo që dëshironi t’i qëndroni larg.
1. Përmendni dy ose tri përvoja pune të kaluara, të cilat ju kanë pëlqyer me të vërtetë.
a. Çfarë aspektesh pozitive kanë pasur këto përvoja pune për ju? (P.sh. referojuni mjedisit të punës, shefit tuaj, kolegëve tuaj dhe detyrave tuaja).
2. Përmendni dy ose tri përvoja pune të kaluara, të cilat nuk ju kanë pëlqyer aspak.
a. Çfarë aspektesh negative kanë pasur këto përvoja pune? (P.sh. referojuni mjedisit të punës, shefit tuaj, kolegëve tuaj dhe detyrave tuaja).
3. Cili ka qenë kontributi juaj për përvojën e shkuar? (P.sh. referojuni faktit nëse ju kanë përgëzuar për përpjekjet tuaja për një projekt të veçantë apo kur keni ndërmarrë iniciativa të ndryshme).
4. Përmendni cilësira të reja që keni mësuar për veten tuaj gjatë përvojave të punës. (P.sh. mendoni për talentet e fshehura, interesat e reja, etj).

B. Puna e ardhshme, përvojat arsimore ose vullnetare

1. Çfarë aspektesh shikoni në përvojat tuaja të ardhshme? (P.sh. referojuni mjedisit të punës, shefit tuaj, kolegëve tuaj dhe detyrave tuaja).
2. A ka ndonjë pengesë që mund të ndalojë arritjen e kë¬tyre përvojave të dëshiruara? (P.sh. referojuni financave tuaja, planifikimit të kohës tuaj, përgjegjësive familjare).
3. Çfarë mund të bëni për të rritur shanset tuaja në arritjen e përvojave tuaja të dëshiruara? (P.sh. mendoni për të mirat që do të përfitoni nga puna vullnetare apo kërkimi në internet për mundësi të reja).

vazhdon

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...