Sunday, May 9, 2021

Gënjeshtrat që punëdhënësit i thonë aplikantëve

Duhen lexuar

Iphone i dëmtuar

Mendoj se telefoni im Iphone është i dëmtuar. Shtypa butonin "home" dhe jam akoma në punë... Kliko këtu >> Për...

QUIZ: Si e ka mbiemrin Piloti?

Përgjigjja do të ishte... Kliko këtu >> Për më...

Internship – 4 mundesi ne Dizajn, Burime Njerezore apo Front-end Developer

Eksperienca eshte gjithmone ajo qe perben avantazh ne aplikimet per punesim. Te gjithe jemi perballur me situaten e kerkimit te punes...

Klasa e pare e “Employer Branding Academy Albania” filloi.

Jo me larg se dje ka nisur per here te pare per Shqiperine Akademia e Imazhit te Punedhenesit. Akademia e Imazhit të...

SpreadLIESNe të gjithë e dimë që nuk është mirë të gënjejmë në CV-të që bëjmë. Por e dini çfarë? Në bisedat midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve shpesh herë kjo ndodh nga ana e punëdhënësit.

Disa ekspertë rekrutimesh kanë pohuar disa nga gënjeshtrat që rekrutuesit thonë.

“Do ju mbajmë në mendje për raste të tjera”
Rekrutuesit takojnë shumë njerëz dhe shumica e tyre kanë një numër të madh kandidatësh. Zakonisht kur ata e thonë këtë të pavërtetë, nënkuptojnë: Po e mbajnë CV-në tuaj në dosje. Por ju duhet të dini se po e mbajnë në një arkivë të madhe dhe larg nga sytë do të thotë larg nga mendja.

Si ta përballojmë: Mos mendoni se “jo” do të thotë “asnjëherë”. Kur e filloni një bisedë me rekrutuesin mos e lini të mbarojë vetëm se nuk ju është ofruar puna por vazhdoni të qëndroni në kontakt  me ta. Telefonojuni apo i shkruani email per ti kujtuar qe jeni të interesuar për pozicione konrete që ju keni parë, apo thjesht për ti përshëndetur.

“Pagesa varet nga eksperienca”
Zakonisht pyetja rreth pagesës është provokuese dhe kompania do të kuptojë diçka nga ju në lidhje me këtë pyetje.

Si ta përballojmë: Në përgjithësi, është mirë të presim derisa ta kemi të sigurtë punën dhe më pas të bëjmë negocime në lidhje me pagesën. Rekrutuesit e bëjnë pyetjen e pagesës për të skualifikuar kandidatët.
Në këtë rast për të qenë të sigurt bëni disa kërkime në lidhje me konkurentët  e tjerë nga e njëjta fushë. Ju mund ti përgjigjeni pyetjes në bazë të kërkimeve që keni bërë.

“Do të dëgjohemi përsëri”
E vërteta është se ju mund të mos dëgjoheni më kurrë ose nuk do të dëgjoheni kur ju e prisni.

Si ta përballojmë: Gjithmonë para se të largoheni nga një intervistë sigurohuni të mësoni se kur do të kontaktoni me intervistuesin. Në këtë mënyrë nuk do ta torturoni veten se kur mund t`ju telefonojnë intervistuesit përsëri. Mundohuni të kontrolloni herë pas here email-et dhe të mbani hapur telefonat.

“Nuk e kemi mbaruar intervistën ende”
Në disa raste kjo është e vërtetë. Në disa raste të tjera kjo do të thotë se ju jeni plani B për kompaninë. Ndonjëherë intervistesit e përdorin këtë si taktikë zvarritje kur janë ende duke kërkuar për dikë më të përsosur.

Si ta përballojmë: Shikojeni këtë çështje si mundësi për të provuar veten. Nëse kompania nuk ju kontakton bëni pyetje si “Keni ndonjë pyetje specifike rreth aftësive të mia për të përballuar punën? Do të dëshiroja ti shkruaja ato dhe t`ju demostroja se une jam kandidati i shkëlqyer.

Çdo kontakt me rekrutuesit është një mundësi për ti bindur ata se ju jeni personi i duhur për punën.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Iphone i dëmtuar

Mendoj se telefoni im Iphone është i dëmtuar. Shtypa butonin "home" dhe jam akoma në punë... Kliko këtu >> Për...

QUIZ: Si e ka mbiemrin Piloti?

Përgjigjja do të ishte... Kliko këtu >> Për më...

Internship – 4 mundesi ne Dizajn, Burime Njerezore apo Front-end Developer

Eksperienca eshte gjithmone ajo qe perben avantazh ne aplikimet per punesim. Te gjithe jemi perballur me situaten e kerkimit te punes...

Klasa e pare e “Employer Branding Academy Albania” filloi.

Jo me larg se dje ka nisur per here te pare per Shqiperine Akademia e Imazhit te Punedhenesit. Akademia e Imazhit të...

536 pune aktive tani ne duapune.com

Per t'u njohur me punet aktive klikoni mbi "pune aktive" Finance >> 78 Pune aktive Shitje-Zhvillim Biznesi...