Saturday, January 16, 2021

Gabimi më i madh në një letër motivimi

Duhen lexuar

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Foto 40Gabimi më i madh në një letër motivimi është rëndësia që i kushtohet asaj. Zakonisht punëkërkuesit krijojnë një CV në të cilën thjesht përmendin arritjet e tyre në karrierë dhe e dërgojnë atë tek të gjitha punët ku kanë aplikuar. Më pas letrën e motivimit e shfrytëzojnë që të bëjnë përshtatjen me punëdhënës të ndryshëm. Në letrën e motivimit shkruhen gjëra më specifike për arritjet, si mund të përshtaten aftësitë me pozicionin në fjalë dhe shprehet dëshira për të punuar specifikisht me atë kompani.

Letrat e motivimit kanë më shumë kuptim kur dërgohen me email dhe kur i drejtohen menaxherit të punësimit. Në ditët e sotme, për një pozicion pune mund të bëhen 100 aplikime, kështu që rekrutuesit e kanë të pamundur që brenda një kohe të caktuar të lexojnë 100 letra motivimi.

Nëse CV-ja juaj përmban fjalët e duhura, rekrutuesi vetëm me anë të një shikimi arrin të kuptojë aftësitë dhe eksperiencat që ai realisht po kërkon. Më pas ajo CV listohet si një nga CV-të kandidatët e të cilave do të telefonohen për intervistë.

Pra çështja është se:

  • Nëse personi i ka aftësitë e duhura dhe CV-ja duket në rregull, atëherë pse duhet të shqetësohemi për të lexuar letrën e motivimit. Mund ta telefonojmë kandidatin për një intervistë.
  • Nëse ata nuk i kanë aftësitë e duhura dhe CV-ja nuk duket e përshtashme për këtë rol, atëherë pse duhet ta lexojmë letrën e motivimit. Ai aplikant nuk duhet të pranohet.

Dhe ky është paradoksi i një letre motivimi. Nëse do të shkruani një letër të tillë, ajo duhet të përmbajë informacione më të zhvilluara se CV-ja përndryshe, nëse informacioni i shkruar do të ishte i njëjtë, ç’kuptim do të kishte shkrimi i letrës së motivimit.

Nëse mendoni se është më mirë të mos e dërgoni fare një letër motivimi, ky është gabimi i dytë. Mund të dukeni si dembel dhe kjo i zvogëlon mundësitë për të fituar pozicionin e punës. Kështu pra duhet të shkruani një letër motivimi dhe duhet që ajo të jetë e mirë-organizuar, por gjithsesi kushtojini më shumë rëndësi CV-së. Ajo duhet të përfshijë gjërat më të rëndësishme.

 

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...

Diplomuar ne gjuhe te huaja? Ka pune per ju.

Çfarë mund të bësh me një diplomë gjuhe? Opsionet e karrierës. A keni një diplomë në gjuhë të huaj?...

Vende te lira pune sot

Nese nuk keni patur mundesine te njiheni me vendet e lira te punes te publikuara sot ne duapune.com, ju ndihmojme me kete...

Pune ne Digital Marketing dhe aftesite e kerkuara

Content & Marketing Professionals Nese po kerkon te rritesh ne karriere ne sektorin e marketingut dhe sidomos marketingut digital,...