Tuesday, January 19, 2021

Gabimet që duhet të shmangni ditën tuaj të parë të punës

Duhen lexuar

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

first-day-of-workMë poshtë do të theksoj disa gabime që duhet të shmangni gjatë ditës tuaj të parë të punës nëse doni të lini përshtypje të mirë.

1.Mungesa e vëmendjes.
Kjo është dita juaj e parë e punës dhe ju duhet të hapni të gjitha shqisat tuaja me qëllim që të familjarizoni veten me ambientin rreth jush. Do të prezantoheni me shumë njerëz ditën tuaj të parë në punë, duke përfshirë menaxherin tuaj dhe kolegët me të cilët do të punoni. Ju do të mësoni për projektet qw do realizoni në pozicionin që do të keni. Ju duhet të kushtoni vëmendje mjaftueshëm për të kuptuar përgjegjësitë tuaja. Askush nuk pret që ju të mësoni çdo gjë që ditën e parë, por do të ishte në avantazhin tuaj nëse do të mbanit shënim detajet më të rëndësishme. Në këtë mënyrë ju mund të vështroni shënimet tuaja sa herë që të jetë e nevojshme dhe të rrisni produktivitetin tuaj.

2.Të pasurit një sjellje “I di të gjitha”.
Mos u përpiqni të bini në sy që ditën e parë. Askush nuk i di të gjitha, kështu përpiquni të mësoni. Shkoni në zyrë me pyetje, jo me përgjigje. Mos u përpiqni të kritikoni çdo gjë që ditën e parë dhe mos sugjeroni alternativa të reja për operacionet ekzistuese. Ju duhet të dini të gjitha informacionet fillimisht dhe të kuptoni plotësisht të gjitha operacionet përpara se të propozoni metoda të reja. Për më tepër, askush nuk dëshiron të punojë me një person mendjemadh, kështu mos u bëni ai tip personi.

3.Të sillni ushqim nga shtëpia.
Mos merrni ushqim nga shtëpia ditën tuaj të parë të punës. Edhe nëse merrni ushqim, të paktën mos e hani vetem në tavolinën tuaj sepse të tjerët do të mendojnë se jeni antisocial. Në shumicën e rasteve, meqë jeni i ri në punë, do të ftoheni nga kolegët tuaj për dreke, kështu që shkoni dhe socializohuni! Krijoni miq të rinj. Gjithsesi, mos bëni thashetheme gjatë drekës edhe nëse kolegët tuaj e bëjnë këtë gjë. Një komunikim i shkurtër, i këndshëm është gjithçka duhet ditën e parë të punës.

4.Mospërdorimi i kohës tuaj në mënyrë efiçente.
Nëse ju jepet një punë për t’u realizuar në ditën tuaj të parë, dhe ju thuhet që duhet të jetë e përfunduar në fund të ditës, atëhere bëni mirë ta përfundoni atë. Përndryshe do të lini përshtypje të keqe te menaxheri juaj. Nuk është mirë të rrini kot deri minutën e fundit. Mos harroni që jeni aty për të punuar, kështu që filloni punën menjëherë. Gjithsesi, nëse ndiheni që nuk po ecni mirë me punën, mos bëni panik. Në vend të kësaj kërkoni ndihmë dhe përgatisni disa pyetje për t’u qartësuar. Së fundmi, shpalosni të gjithë njohuritë tuaja.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...