Facebook-u njihet si rrjeti social më i madh në botë ku një e shtata e popullsisë ka profil në këtë faqe. Rekrutuesit në të gjithë botën inkurajojnë punëkërkuesit të keni një prezence online të përshtatshme, të shmangin shfaqen e shumë informacioneve në rrjetet sociale. Çdo detaj i postuar online mund të bëjë diferencën midis punësimit apo refuzimit.
Lexoni gabimet që duhen shmangur në facebook nga një punëkërkues:
Të dhënat personale
Sigurohuni që të personalizoni profilin tuaj në mënyrë që informacioni i dukshëm për publikun të jetë i përshtatshëm. Kjo është e rëndësishme në lidhje me fotot, statuset dhe informacione të tjera private që dëshironi ti mbani larg nga rekrutuesit. Nëse po e përdorni facebook-un për të kërkuar punë duhet t’i mbani informacionet personale sa më strikte.
Ruajtja e informacioneve profesionale
Shumë punëkërkues bëjnë gabimin e mbajtjes së profilit të Facebook-ut shumë privatisht. Kjo është në disavantazhin tuaj sepse nuk ka vend më të mirë për të marketuar veten tuaj se sa platforma sociale më e madhe në botë. Duke përfshirë detajet për ekpseriencat tuaja të mëparshme, hobit, interesat dhe kualifikimet ju keni mundësinë të shisni veten tuaj si një kandidat i përshtatshëm kështu sigurohuni që profili juaj është profesionalisht i struktuuar.
Përdorimi i një gjuhë të papërshtatshme
Facebook-u është profil personal për një individ, por gjithashtu shërben si platformë për të portretizuar veten tuaj te punëdhënësit potencial. Kështu që është e domosdoshme të përdorni një gjuhë të përshtatshme duke mos përdorur shenja dhe komente diskriminuese. Punëkërkuesit janë të rekomanduar të shikojnë historitë e mëparshme në faqe për të parë nëse gjejnë ndonjë koment të papërshtatshëm.
Flisni keq për kolegët apo punëdhënësit
Nëse jeni friends me kolegët tuaj në Facebook nuk është e përshtatshme të flisni keq për ta apo për punëdhënësit. Kjo mund t`ju çojë në situata serioze duke përfshirë pushimin nga puna, përveç të tjerave. Mbani një qëndrim profesional gjatë gjithë kohës për të portretizuar një personalitet entuziast, pozitiv dhe kandidat të mundshëm.