Thursday, January 21, 2021

Gabimet më të mëdha në CV që ju skualifikojnë…

Duhen lexuar

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Foto 24Mendoni të përfshini foton tuaj në CV? Gabim! Administratorët ekzekutiv të kompanive tregojnë cilat janë gabimet më të mëdha në CV.

  • Një pyetësor që u përgatit për 600 administratorë ekzekutiv tregon se gabimet më të mëdha në CV janë gabimet gramatikore.
  • Konçiziteti vlerësohet, ndërsa CV e gjata konsiderohen të bezdisshme.

Sipas këtij studimi është vlerësuar se një nga arsyet kryesore pse shumë aplikantë nuk kalojnë në fazën pasardhëse është pikërisht CV-ja. Është vërtetuar se gabimet më të pafalshme në CV janë gabimet gramatikore. Gati 87% e 600 administratorëve ekzekutiv e pranojnë këtë fakt. Pas tyre, vijnë gabime në informacione personale (emra kontakti apo kompanie të gabuara) dhe gjithashtu mungesa e informacioneve të kontaktit (adresa etj).

Konçiziteti është shumë i vlerësuar, gati 46% e personave të intervistuar shprehen se CV-të e stërgjatura janë irrituese, ndërsa vetëm 26% shprehen se i vlerësojnë ato.

Një tjetër konkluzion është se, 44% pranonin se vlerësonin CV profesionale dhe cilësore. Ata nuk marrin në konsideratë CV të ndërtuara në mënyre informale.

Edhe pse nuk është radhitur ndër gabimët më të mëdha, fotot e aplikantëve nëpër CV nuk vlerësohen nga punëdhënësit.

Ja edhe gabimet më të këqija në CV, radhitur sipas rëndësisë:

  1. Gabime gramatikore – 87%
  2. Gabime në dhënien e informacionit (p.sh: emër kontakti i gabuar, emër i gabuar i kompanisë etj) – 76%
  3. Mungesë e informacionit çelës (p.sh: të dhënat për kontakt, përgjegjësitë në punë etj) – 74%
  4. CV tepër e gjatë – 46%
  5. CV informale – 44%
  6. Mënyrë e dobët e ndërtimit të CV – 39%
  7. Tepër informacion personal (p.sh: hobi, arritje jashtë pune etj) – 26%
  8. CV tepër e shkurtër – 26%
  9. Përfshirje e panevojshme e eksperiencave të punës ose të edukimit – 24%
  10. Përfshirje e fotos së aplikantit në CV – 13%
“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Nuk keni perqendrim ne pune? 10 keshilla.

Në botën dinamike të sotme, të mësuarit për të bërë më shumë në më pak kohë është thelbësore për zhvillimin personal dhe...

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...