Monday, October 26, 2020

Duhet të punoj me kohë të pjesshme, të përkohshme apo të përhershme?

Duhen lexuar

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

img joboffer3Në ditët e sotme është rritur numri i njerëzve që zgjedhin të mos punojnë me orar të plotë. Shumë punëdhënës janë të hapur me idenë e punës fleksible edhe pse nuk ja ofrojnë si mundësi punonjësve.

Kështu cilat janë mundësitë e disponueshme, dhe cila është e duhura për ju?

Punë me kohë të pjesshme
Punë me kohë të pjesshme do të thotë se ju punoni më pak se koha normale si nga ditët dhe nga orët.

Avantazhet
•         Më pak orë në punë ju japin ju mundësi të qëndroni më shumë me familjen, miqtë, veçanërisht nëse keni fëmijë apo njerëz të afërt që kanë nevojë për përkujdesjen tuaj.
•      Puna me kohë të pjeshme në sektorë të ndryshëm konsiderohet si ndryshim karriere dhe  ju jep mundësi të vendosni se ku doni të punoni.
•       Ju keni mundësi të bëni trajnime në të njëjtën kohë që fitoni para.

Disavantazhet
•         Zakonisht do të merrni më pak të ardhura.
•         Punonjësit me kohë të pjesshme përgjithësisht kanë më pak përgjegjësi, influencë dhe fuqi se punonjësit me kohë të plotë.

Është e vështirë që nga puna e përhershme ta bindësh punëdhënësin se do të keni të njëjtin efekt gjatë punës me kohë të përkohshme.

Punë e përkohshme
Kjo do të thotë se ju keni një kontratë dhe një datë të përcaktuar për përfundimin e punësimit tuaj e cila mund të jetë një ditë apo disa vjet. Në kohën e pasigurisë ekonomike punëdhënësit rrisin numrin e njerëzve që i punësojnë me kohë të përkoshme sepse kështu e kanë më të lehtë të ndryshojnë strukturat.

Avantazhet
•         Është një mënyrë e mirë për të fituar më shumë para brenda një kohe të shkurtër.
•         Mënyrë shumë e mirë pune për sapo të diplomuar ose për prindër që duan të kthehen në punë pasi kanë krijuar familjen e tyre.

Disavantazhet
•         Punë e parregullt. Numri i orëve që ju punoni për një javë mund të jenë të ndryshme nga ato të javës tjetër dhe kjo mund të ndikoj në financat tuaja.
•         Punonjësit e përkoshëm kanë pak të drejta dhe kjo mund t`i lerë në situata të vëshitra në raste sëmundjesh apo pushimesh.

Punë e përhershme
Puna e përhershme është një pozicion me kontratë me minimumin e orëve të punës 40 për çdo javë. Pa punonjësit e përhershëm kompanitë do të ishin në rrezik sepse mund të ngeleshin pa i mbaruar punët.

Avantazhet
•         Siguri financiare.
•         Mundësi për karrierë më të arritshme.
•         Do të keni më shumë sens sakrifice sepse do jeni pjesë më e integruar e një skuadre.

Disavantazhet
•         Mungesë e balancës së punës me jetën tuaj private, mund të ketë ndikim te miqtë familja, të afërmit.
•         Mërzitje nga monotonia e përditshme.
•         Qëndrimi në të njëjtën punë për një kohë të caktuar edhe nëse ju doni të largoheni.

Siç e vini re ka ulje dhe ngritje për të gjitha mënyrat e punës. Por varet nga ju se cilat priorotete keni, sa para ju nevojiten dhe cila ofron balancën më mirë në llojin e punës që ju bëni.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.