duapune.com partner në Panairin e Punës dhe Aftësive – Syn+Ergasia

0
621
duapune.com në Panairin e Punës dhe Aftësive - Syn+Ergasia

duapune.com ishte partner kyç në organizimin e Syn+Ergasia, Panairi i Punës dhe Aftësive, zhvilluar më 23 dhe 24 Shkurt 2022.

Ky panair përfaqësonte një përpjekje të përbashkët të:

duapune.com gjithashtu u përfaqësua me stendën e saj, ku ekipi mirëpriti punëkërkues, punëdhënës, miq dhe bashkëpunëtorë, dha informacion mbi mundësitë e punësimit dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme. Folës në këtë panair ishte z. Dritan Mezini sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com.

Z. Dritan Mezini diskutoi mbi temën “Punët, aftësitë e së ardhshmes dhe aftësitë dixhitale”. Gjithashtu znj. Eljana Mete bashkëthemeluese e duapune.com foli mbi Imazhin e Punëkërkuesit, “Si të njohësh dhe zbulosh vetveten dhe si të gjesh punën më të përshtatshme në tregun e punës”.

Momente nga dita e parë dhe e dytë e duapune.com në Syn+Ergasia

Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.