Tuesday, January 19, 2021

Disa mënyra për të bërë karrierë në fushën e teknologjisë

Duhen lexuar

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

foto 3Sa herë ju ka ndodhur të kërkoni për punë në portalet online dhe titujt më të shpeshtë të pozicioneve të punës të jenë Administrator Rrjeti, Koordinator Website-i etj? Për ata që nuk janë të dhënë shumë pas teknologjisë, mund të jetë zhgënjyese fakti që punë të tilla janë më tepër të disponueshme në tregun e punës dhe njëkohësisht të pa arritshme nga ata. Por, mbase këto pozicione nuk janë dhe aq të pa aksesueshme.

Nëse keni menduar ndonjëherë për një ndryshim karriere, atëherë sektori i teknologjise është ai i duhuri. Me një shumëllojshmëri punësh që ofrohen ju keni mundësi të rriteni në karrierë, të zhvilloheni profesionalisht si edhe më e rëndësishmja të merrni shumë kënaqësi nga puna që do të bëni.

Me pak kërkim ju do të zbuloni nëse ky sektor është i duhuri për ju. Sido që të variojnë  interesat tuaja në arte, edukim, shëndetësi, apo financë, ju do të kuptoni se teknologjia është një pikë kyçe në çdo kompani apo industri.

Më poshtë jepen disa mënyra sesi të bëni karrierë në industrinë e teknologjisë me pak ose aspak eksperiencë pune në këtë fushë:

Merr përsipër projekte që kërkojnë aftësi teknike– Kjo është mënyra më e mirë për të fituar eksperiencat bazë që nevojiten. Mundohuni të merni përsipër role të ndryshme në mënyrë që ta ekpspozoni veten sa më shumë ndaj fushës së teknologjisë, sepse për të qenë të sinqertë fakti që thjesht keni interes në një fushë nuk mjafton.

Fitoni sa më shumë njohuri dhe aftësi nga teknologjia – Një gjë e tillë mund të realizohet nga kurset që ofrohen nga profesionistë ose edhe online. Në qoftë se jeni më tepër i dhënë pas programimit atëherë gjëja e parë që duhet te mësoni është HTML dhe mbase dhe pak JavaScript. Code academy dhe W3Schools janë vendet perfekte ku mund të filloni të mësoni. Gjithashtu mund të konsideroni dhe Startup-et. Këto lloj kompanish tentojnë të fokusohen më tepër në formimin praktik të kandidatëve sesa në forcimin e njohurive teorike.

Gjeni një mentor – Të punoni me dike i cili është profesionist në këtë fushë është një mëyrë shumë e mirë për të zhvilluar aftësitë tuaja.

Bëhuni të dallueshëm nga të tjerët – Pra ju duhet ta diferenconi veten nga konkurrentët e tjerë që kërkojnë të njëjtën punë si ju. Duhet të jeni entuziastë, të vendosur dhe të bindur për atë që doni. Mundohuni të identifikoni brenda vetes atë që dini të bëni më mirë, aftësitë dhe zotësitë  tuaja që ju dallojnë nga të tjerët, në mënyrë që t’i zhvilloni më tej ato.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punet e dites 18/01/2021

Mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, i gjeni duke klikuar: >> Punët e ditës <<

Pse Shqiperia refuzoi vaksinen “Sputnik V”

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për...

Pune si OPERATOR telefonik. Shqip/Italisht/Anglisht.

Nje nga pozicionet e punes me kerkesen me te larte per rekrutim ne tregun e punes, perben pa dyshim pozicioni si ...

Punet e reja SOT

Njihuni me mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com, duke klikuar ne vijim: >> Punët e...

“Po na iken truri”

Çfarë po ndodh?! Gati të gjithë studentët duan të ikin jashtë. Emigracioni plagë edhe për të ardhmen nëse nuk...