Thursday, October 22, 2020

Disa këshilla për menaxhimin e punonjësve në distancë

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Insta1080x1080 6

Në përgjigje të pasigurive të paraqitura nga COVID-19 shumë  kompani dhe universitete u kanë kërkuar punonjësve te tyre të punojnë në distancë.

Ndërkohë që pothuaj çereku i fuqisë punonëtore në Amerikë tashmë po punon nga shtëpia, të paktën në një pjesë të kohës, politikat e reja i kanë detyruar shumë punonjës dhe menaxherët e tyre të punojnë jashtë zyrave dhe të ndarë nga njëri tjetri, për herë të parë.

Sfidat më të zakonshme të punës në distancë

Si fillim, menaxherët duhet të kuptojnë faktorët që e bëjnë punën në distancë veçanërisht të kërkuar, përndryshe punonjësit me performancë të lartë mund të pësojnë rënie në performancën dhe angazhimin e tyre kur ata fillojnë të punojnë në distancë. Kjo është më e shprehur në mungesë të përgatitjes dhe trajnimit të tyre.

Por, cilat janë sfidat e të punuarit në distancë?

  1. Mungesa e mbikqyrjes ballë për ballë

Mbikqyrësit dhe menaxherët janë të shqetësuar për performancën e punonjësve për sa kohë nuk kanë ballafaqim me ta.

  1. Mungesa e aksesit të informacionit

Punonjësit në distancë shpesh herë befasohen nga koha dhe energjitë që u duhet për të këmbyer informacion me kolegët.

  1. Izolimi social

Vetmia është një nga ankesat më të shpeshta të punës në distancë. Punonjësit ankohen për mungesën e ndërveprimit shoqëror në vendin e punës.

  1. Hutimi në shtëpi

Rrethanat e jetës në shtëpi përfshirë praninë e familjarëve ndikojnë në cilësinë e performancës.

Si mund t’i mbështesin menaxherët punonjësit në distancë?

Menaxherët duhet të :

  1. Vendosin kontrolle të strukturuara.

Shumë menaxherë të suksesshëm u telefonojnë çdo ditë punonjësve të tyre në distancë.

  1. Përdorin opsione të ndryshme të teknologjive të komunikimit.

Vetëm emaili nuk mjafton. Punonjësit në distancë përfitojnë nga përdorimi i një teknologjie më moderne. (Whatsapp, Zoom, Viber, Slack, Microsoft Teams)

  1. Përcaktojnë mënyrat e funksionimit të komunikimit

Për komunikimet urgjente përdoren të tjera mënyra, ndërkohë që për takime periodike përdoren të tjera. Këto të fundit planifikohen paraprakisht.

  1. Japin mundësi edhe për bashkëveprim social në distancë.

Menaxherët duhet të krijojnë mundësi që përveç punës, në kanalet e komunikimit punonjësit të shkëmbejnë edhe informacion jo të lidhur me punën.

  1. Ofrojnë inkurajim dhe mbështetje emocionale

Është shumë e rëndësishme për menaxherët të vlerësojnë stresin, ankthin dhe shqetësimet e punonjësve dhe të krijojnë empati për përpjekjet e tyre.

Studimet mbi Inteligjencën Emocionale dhe “Infektimin Emocional” tregojnë se punonjësit kërkojnë nga menaxherët e tyre sugjerime se si të veprojnë ndaj ndryshimeve të befasishme apo ndaj situatave të krizës. Nëse menaxherët përcjellin shqetësim, stres dhe pafuqi tek punonjësit do të ndodh ajo që quhet efekti “trickle-down”.

Ndërkohë drjetuesit efektivë ndërmarrin një qasje me dy drejtime, duke pranuar dhe mirëkuptuar stresin dhe ankthin e punonjësve në rrethana të vështira, por edhe duke afirmuar besimin e punonjësve tek ekipi i tyre, nëpërmjet frazave të tilla si “ne e kemi situatën në kontroll”, apo “është e vështirë, por unë e di se ne mund ta zgjidhim atë”, apo “le të gjejmë mënyrat se si mund të përdorim pikat tona më të forta gjatë kësaj kohe”. Me këtë mbështetje, punonjësit ka më shumë të ngjarë të marrin përpsipër sfidat me një qëllim dhe përqendrim të qartë.

 

Përshtatur nga Emi Oga

Për të lexuar artikullin e plotë burimi: https://hbr.org/2020/03/a-guide-to-managing-your-newly-remote-workers

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...