Wednesday, January 27, 2021

Dilema: A duhet ta shtoj shefin tim ne Facebook?

Duhen lexuar

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

 

complain boss facebookMe mbi një billion përdorues të regjistruar, vështirë se nuk do jetë dhe shefi juaj i regjistruar në facebook. Tani që e dini edhe ju që edhe shefi ka facebook, ju duhet të përballeni me situatën e pazakontë ku ndiheni të detyruar ti shtoni dhe ata mes miqve ose ata tju shtojnë ju dhe ju duhet të merrni vendimin ti pranoni apo jo.

KURRË MOS E NISNI JU TË PARËT KONTAKTIN

Le të tregojmë situatën numër një: ju nuk duhet asnjëherë të nisni të parët një kërkesë miqësie në facebook si një punonjës. Facebook-u është një rrjet social personal kështu që ju duhet ta mbani atë të tillë, përveçse kur keni një llogari profesionale të ndarë. Nëse doni të lidheni me shefin tuaj nëpërmjet një  rrjetit social, mënyra më e mirë është Linkedin.

KUFIRI MES JETËS PERSONALE DHE PROFESIONALE

Numri më i madh i përdoruesve të facebook janë mjaft të hapur në llogarinë e tyre, duke vendosur foto dhe statuse personale. Nëse e përdorini facebook për të ndarë informacione personale të cilat do donit ti mbanit larg nga jeta profesionale atëherë është me rëndësi të vendosni ‘’rregullat e privatësisë’’ dhe mos të lidheni me shefin/menaxherin tuaj.

DËRGIMI I ‘KËRKESËS SË MIQËSISË’

Situata e dytë është kur shefi juaj ju dërgon një kërkesë miqësie në facebook. Nuk ka vend për panik, nuk është fundi i botës, nëse mundeni bëni llogarinë e facebook-ut private dhe ‘refuzojeni’ kërkesën. Me shumë mundësi shefi juaj as që do ju pyesë për këtë, gjithsesi edhe nëse ju pyet duhet të përgjigjeni me diplomaci duke i thënë se do donit ti mbanit të ndarë kontaktet personale nga ato profesionale.

‘’RREGULLIMET E PRIVATËSISË’ NË PROFILIN TUAJ (TIMELINE)

Nëse situata vazhdon dhe shefi ju dërgon një tjetër kërkesë miqësie, këshillohet të përdoren ‘’rregullimet e privatësisë’’ së Facebook-ut, ta pranoni kërkesën e shefit por me opsione shumë të kufizuara të mundësisë për të parë profilin. Ju mund ta bëni këtë duke u futur në Facebook dhe të shkoni tek ‘’rregullimet e privatësisë’. Zhvillimet më të fundit të profilit (timeline) të facebook i lejojnë përdoruesit të vendosin persona në lista të kufizuara dhe të kenë kështu akses vetëm në disa informacione apo fotografi.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

5 QYTETET e javes

Cilet jane 5 qytetet e javes qe kane kerkese me te larte per punesim, ne portalin duapune.com? Njihuni me...

6 keshilla per te qene SMART ne 2021

Konsiderojeni këtë vit si viti kur vërtet do të duhet të përqendroni energjinë tuaj në jetën profesionale dhe do të arrini objektivat...

Pozicionet e reja te punes 25 janar 2021

Cilat jane mundesite e reja te punes, te publikuara sot ne duapune.com? Mundesi te reja ofrohen nga Big...

5 keshilla per menaxheret e ‘digital marketing’

Suksesi i një fushate reklamuese dixhitale varet nga një larmi faktorësh: Nga shënjestrimi i audiencës së duhur te shndërrimi i tyre në...

Si t’a kuptoni qe eshte koha per ndryshim karriere?

Askush nuk mund të garantojë që ju do të punoni në të njëjtin pozicion gjithë jetën tuaj. Ndonjëherë do të doni të...