Tuesday, October 20, 2020

Dëshironi një punë të re në distancë (online)? Ja si duhet të veproni.

Duhen lexuar

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

apliko tani 3

Do të filloni një punë të re në distancë (online ) gjatë Koronavirusit? Ja çfarë duhet të dini për të patur sukses.

Është më se e natyrshme të jeni në ankth ditën e parë kur filloni një punë të re. Por çfarë ndodh kur dita juaj e parë e punës është në distancë (online)? Po sikur edhe shumë ditë të tjera pas ditës së parë të jenë gjithashtu në distancë (online) në varësi se sa kohë kompania i mban njerëzit në shtëpi si rezultat i koronavirusit? Dhe për më tepër, nëse nuk do jetë e mundur të takoni personalisht menaxherin dhe kolegët tuaj për një periudhë kohore, si do të njiheni me kolegët tuaj? Si do të përparoni në punën tuaj?

Nëse në një situatë normale do të kalonit një ditë të parë pune orientuese, do të merrnit paisjet dhe shkresat tuaja, dhe më pas do të shijonit një drekë mikëpritëse me kolegët tuaj të rinj, në situatën e ndodhur do të duhet që e gjitha kjo të kalohet virtualish me disa shkëmbime emailesh, hyrje në grupe komunikimesh online për qëllime pune dhe në telefonata me kamera (video call). Sigurohuni që të jeni familjarizuar me platformat që përdoren për këto qëllime për të cilat do të flasim në artikullin në vijim.

Për kompanitë që tashmë kanë shumë punonjës që po punojnë në distancë (online), kjo nuk përbën asnjë problem. Por për organizatat që nuk janë mësuar me këtë praktikë mirëpritja, trajnimi i punonjësve të rinj në distancë dhe procesi i fillimit të punës mund të mos jetë i rregullt.

Ajo që rekomandohet është që punonjësit e rinj të vazhdojnë të jenë fleksibël dhe të durueshëm. Më e rëndësishmja është të mbani mend se kompania ju punësoi për një arsye. Ajo që ne ju sugjerojmë është ti jepni vetes kohë dhe të ndiheni mirë duke punuar në këtë “mjedis të çuditshëm”.

Më poshtë po ju listojmë disa këshilla që ju ndihmojnë se si të filloni një punë të re në distancë (online).

  1. Përgatituni mendërisht për një mënyrë të re të fillimit të punës

Aktualisht kemi parë që procesi i fillimit të punës gjatë pandemisë covid19 ka ndodhur në dy mënyra:

Mënyra e parë, është takimi me menaxherin e kompanisë në zyrë duke iu përmbajtur të gjitha rregullave dhe me kryesore distancës.

Mënyra e dytë, është fillimi i punës duke e takuar menaxherin e kompanisë virtualisht përmes Zoom-it.

Përpiquni të zbuloni në kohë se si do të jetë procesi në rastin tuaj dhe dërgojini një mesazh të shkurtër rekrutuesit tuaj (kontaktoni burimet njerëzore apo menaxherin). Thojini se jeni të vetëdijshem për punën në distancë dhe njëkohësisht pyesni për vijimësinë e procesit të rekrutimit në këtë periudhë.

  1. Kuptoni pritshmëritë

Ju mund të dëshironi të keni pak kohë në dispozicion për të kuptuar pritshmëritë e menaxherit tuaj për gjithçka, nga detyrat individuale deri në vazhdimin e mëtejshëm të zhvillimit të punës tuaj, veçanërisht nëse filloni një punë që nuk ishte menduar ndonjëherë të punohej në distancë (online). Ju duhet të jeni aktiv dhe të siguroheni që e kuptoni rolin tuaj dhe detyrat që po kryeni. Sigurohuni që të përmbushni qëllimet që kërkohen që në ditët tuaja të para. Rishikoni herë pas here planin me menaxherin tuaj për t’u siguruar që jeni në të njëjtën linjë pune.

  1. Mësoni mënyrën e komunukimit të ekipit tuaj

Përsa kohë jeni duke punuar në distancë është e rëndësishme të të kuptoni se cilat janë mënyrat e preferuara të komunikimit nga menaxheri dhe ekipi juaj i punës.

Nëse kolegët tuaj apo menaxheri juaj ka ngarkesë me emailet, pyetni nëse preferojnë një telefonatë ose një mesazh të menjëhershëm për pyetje të shpejta. Kjo mënyrë do ta bëjë më të lehtë dhe më të rehatshme për të gjithë njohjen me njëri-tjetrin dhe nxit ndërveprime pozitive dhe produktive. Dhe ju do të jeni në gjëndje ti mbështesni ato dhe të mësoni më shumë.

  1. Kërkoni më shumë informacion

Nëse një koleg komunikon me ju përmes emailit në lidhje me një detyrë apo projekt, konsideroni komunikimin përmes telefonatave apo takimeve virtuale, përmes video calls për të diskutuar rreth projektit. Bëni pyetje për të kuptuar më mirë rolin e tyre, çfarë ju duhet të përmbushni dhe cilat janë përparësitë e tyre.

Kjo do t’ju ndihmojë të përparoni më shpejt dhe të keni sukses në punën tuaj.

Dërgoni një email që përmban diçka si: “Faleminderit që dërguat këtë detyrë. A mund të kontaktojmë nëpërmjet telefonit / apo përmes një bisede video call të shkurtër dhe të flasim rreth detyrës? Do të doja teë kisha disa udhëzime për të kuptuar më mirë se çfarë është e nevojshme në mënyrë që të realizoj një pune efikase.”

  1. Njihuni me kolegët tuaj dhe gjeni shokët e punës

Ju mund t’i kërkoni menaxherit tuaj (gjithmonë nëse ai nuk e ka bërë ende) të dërgojë një njoftim kolegëve tuaj që ju i jeni bashkuar ekipit, së bashku me një shënim se i mirëprisni thirrjet telefonike ose video calls për t’u njohur më mirë me kolegët.

Nëse nuk e shihni të përshtatshme t’i drejtoni pyetje njërit prej kolegëve, pyesni personat që keni takuar apo zhvilluar procesin e intervistës dhe drejtojuni fillimisht atyre për çdo sheqtësim.

  1. Mbani mënyrën tuaj të komunikimit të qetë dhe neutral për një “fillim të mbarë”

Derisa të mund të vlerësoni personalitetin e kolegut apo kolegëve tuaj, do të ishte mirë të mbanit tonin e komunikimit sa më neutral. Jini te kujdesshëm në zgjedhjen e “Reply All” dhe shmangni shkurtime, zhargonin e fjalëve jo profesionale dhe emojit, të paktën në fillim. Në ditët dhe javët e para, kushtojini vëmendje se si menaxheri juaj, shokët e ekipit dhe punonjësit e tjerë flasin me njëri-tjetrin.

 

Jepini kohë vetes që të ndiheni si pjesë e ekipit në kompani. Çdokush ka nevojë të jetë pak fleksibël dhe shumë më tepër i durueshëm.

dupune.com

Miku juaj për punë dhe karrierë

Përshtatur nga Emi OGA /www.themuse.com

 

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...

Pse po e lini punen tuaj aktuale ? – Intervista 14

Kjo pyetje eshte pak “klishe”, por te jeni te sigurte qe do t’jua bejne gjate intervistes nese ju po e lini nje...