Sunday, October 25, 2020

Cilat konsideroni si pikat tuaja të dobta?

Duhen lexuar

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

blog 43

Ajo që intervistuesi juaj vërtet po përpiqet të bëjë me këtë pyetje, përtej identifikimit të ndonjë “të mete”, është të vlerësojë vetëdijen dhe ndershmërinë tuaj.

Përpiquni të vendosni një balancë duke menduar diçka me të cilën luftoni, por që po punoni për t’a përmirësuar. Për shembull, ndoshta nuk keni qenë kurrë të zotët në të folurit në publik, por kohët e fundit jeni përkushtuar vullnetarisht për të drejtuar takime që ju kanë ndihmuar të jeni më i qetë kur i drejtoheni një turme.

Një interviste pune është e gjitha për të prezantuar pikët tuaja të forta, pra të demostroni anët më pozitive, prandaj t’i përgjigjesh pyetjes “Cilat jane pikët tuaja të dobta”?- konsiderohet mjaft e vështirë.

T’i përgjigjesh kësaj pyetjeje mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për të theksuar gjërat që keni arritur sukses në të kaluarën apo që po punoni akoma për t’i përmirësuar. Në fund të fundit,të gjithë kanë boshllëqe që duhen përmirësuar, por nëse i përshkruani se si i keni kapërcyer pengesat tuaja do t’i lini përshtypje të mirë rekrutuesit.

Ju njohim me 4 mënyra se si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje:

  1. Në vend të “Perfeksionizmit”, thoni…

“Unë kam tendencë të kapem në detajet e vogla, të cilat mund të më largojnë nga qëllimi përfundimtar.”

Ju mund të jeni një perfeksionist, por intervistuesi juaj ka dëgjuar këtë përgjigje një miliard herë (dhe nga shumë njerëz që nuk janë në të vërtetë perfeksionistë).

Ndiqni këtë përgjigje me një shembull, si me poshtë:

“Kur isha një dizajnues i ri i faqeve, më kërkuan që të rindërtoj udhëzuesin tonë dhe ta bëj atë më argëtues dhe vizualisht më interesant. Fatkeqësisht, isha aq i fiksuar në gjetjen e shkronjave të përsosura sa që humba afatin.”

Tjetra, përshkruani se si po punoni për të zgjidhur çështjen. (Kjo përgjigje do të funksionojë për pothuajse çdo perfeksionist.)

“Kur unë punoj me projekte, e ndaj secilin projekt në mini-detyra, secila me afatin e vet. Nëse shpenzoj shumë gjatë për një gjë individuale, e lë mënjanë dhe kaloj tek tjetra. Zakonisht, deri në kohën kur kthehem te pjesa e papërsosur, mund të jem më objektiv nëse ka nevojë për më shumë punë ose jo.”

2. Në vend të “Standardeve Shumë të Larta”, thoni…

“Eshtë e vështirë për mua të vlerësoj kur njerëzit me të cilët unë jam duke punuar janë të mërzitur ose të pakënaqur me ngarkesën e tyre të punës.”

Duke thënë se ju prisni shumë nga ekipi juaj do te ngre dyshime nga intervistuesi juaj. Në vend të kësaj, shpjegoni se si aftësitë tuaja të ndarjes së detyrave mund të ishin më të mira.

Pasi të keni dhënë një shembull, thoni diçka të tillë si:

“Për të siguruar që nuk kërkoj shumë ose shumë pak nga vartësit e mi, ne kemi kontrolle javore. Më pëlqen të pyes nëse ata ndjehen sikur kanë pjesën më të madhe të ngarkesës së tyre të punës, dhe se si mund t’i mbështesja më mirë, nëse ka ndonjë gjë që ata dëshirojnë të marrin përsipër, dhe nëse ata janë të angazhuar nga ato që kanë bërë. Edhe nëse përgjigjja është pozitive, këto takime vërtet krijojnë bazat për një marrëdhënie të mirë dhe besuese.”

3. Në vend të “të përkushtuarit shumë”, thoni…

“Më duhet të bëj më shumë përpjekje në njohjen e ndryshimit midis të punuarit shumë dhe të punuarit në mënyrë produktive. Është e lehtë për mua të bie në grackën e të menduarit se orët e gjata në zyrë tregojnë që jam duke bërë shumë. Por, befasuese është fakti qe unë e bëj punën time më mirë kur nuk jam super i lodhur apo i stresuar. ”

Mund t’i tregoni intervistuesit tuaj për një kohë kur e shtytë veten tuaj shumë por rezultatet nuk ishin të mira.

Pastaj, provoni se jeni duke menaxhuar çështjen duke thënë: “Unë jam duke bërë një përpjekje të madhe për të punuar në mënyrë me të zgjuar, jo më të gjatë. Unë kam filluar t’i përgjigjem emaile-ve në grup, kështu që nuk harxhoj orë çdo ditë duke renditur emailet. Unë shkruaj pesë qellime çdo mëngjes në mënyrë që të përqëndrohem në përparësitë. Mundohem të bëj takimet e mia jashtë, në mënyrë që të marr pak ajër të pastër dhe të stërvitem ndërsa bisedoj. Këto ndryshime të produktivitetit më kanë ndihmuar të kompresoj sasinë e punës që bëj në më pak orë, që gjithashtu do të thotë se mund të realizoj punë me cilësi më të lartë.”

4. Në vend të “Të folurit në publik”, thoni…

“Kam dëgjuar se shumë njerëz kanë me frikë nga të folurit në publik sesa nga vdekja. Epo, nuk do të thoja se frika ime është aq ekstreme, por patjetër që e kam të vështirë të paraqes idetë e mia përpara një turme. Siç mund t’a imagjinoni, kjo ka provuar të jetë një pengesë në karrierë. ”

Të folurit në publik nuk ka qenë një përgjigje kaq e zakonshme, por përfundimisht është duke u bërë më popullore. Ju mund t’a përdorni akoma, por plotësoni përgjigjet tuaja me shembuj në mënyrë që intervistuesi juaj të dijë se po tregoheni i sinqertë.

Cilëndo mënyrë që të zgjidhni për të folur, çelësi qëndron të tingëlloni origjinal dhe t’i përfundoni gjërat në një mënyre pozitive. Perifrazoni përgjigjen tuaj në mënyrë të përmbledhur. Merrni përsipër pjesën e “dobësisë” së përgjigjes suaj sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të riktheheni te ato që janë më të rëndësishme:pikat tuaja të forta .

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Horoskopi : Top 10 Profesionet e Akrepit

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo...

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...