Nëse mundësitë për punë janë të pakta, dhe ju po luftoni për të siguruar një punë ku keni perspektiva të mira karriere dhe page, atëhere mundësia më e mirë për ju është të zhvendoseni! Gjithsesi, kur zhvendosesh për punë, duhen marrë parasysh shumë faktorë, vaçanërisht nëse kjo është hera e parë që e bëni.
Ja ku kemi hartuar pyetjet më të rëndësishme që duhet t’i bëni vetes përpara se të lëvizni jashtë vendit për punë…
1. A keni një ofertë pune të sigurtë?
2. A keni nevojë për një vizë dhe a do t’ju ndihmojë kompania në lidhje me këtë?
3. A do të paguajë kompania lëvizjen tuaj, përfshirë këtu fluturimin dhe strehimin në fillim?
4. A do të paguheni në fillim në mënyrë që të ndihmoheni në lëvizjen tuaj?
5. A mund të zhvendoset dhe familja juaj me ju?
6. A ofron kompania fluturime falas një herë në vit, në mënyrë që ju të vizitoni familjen tuaj?
7. A do të jetë koha e mjaftueshme, që të takoni familjen dhe miqtë tuaj?
8. A ju ofron puna ecuri të mirë në karrierë, në krahasim me punonjësit në vendin tuaj?
9. A është paga që ju prisnit e përshtatshme me kostot e jetesës në vendin në të cilin do të zhvendoseni?
10. A keni marë njohuri rreth gjuhës, kulturës dhe rregullave të biznesit?
Duhet t’ju përgjigjeni pyetjeve të mësipërme në mënyrë që t’ju ndihmojnë të jeni të informuar dhe të merrni vendimin e duhur. Duke bërë këtë gjë ju do të keni një punë të mirë, kontratë punësimi të ligjshme, paga do të jetë e mjaftueshme dhe punëdhënësi juaj do t’ju ndihmojë në marrjen e lejes përkatëse të punës dhe në këtë mënyrë do të zhvilloni karrierën tuaj.
Një këshillë e vlefshme për personat që zhvendosen në një vend që nuk kanë qenë kurrë më parë, është të shikojnë me kujdes rregullat e mirësjelljes në kompani. Kjo do t’ju ndihmojë të integroheni në vendin e punës. Kujtohuni, përgatitja është gjithçka!