Thursday, October 22, 2020

Çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni në Festën e Krishtlindjeve në Zyrë

Duhen lexuar

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

candidate 29998 2013 11 22 12 34 40Muaji i festës së Krishtlindjeve në zyrë më në fund erdhi dhe jemi të gjithë shumë të emocionuar që do bëjmë shpenzime të cilat janë të paguara! Megjithatë, nuk duhet të humbasim kontrollin me pijet dhe ushqimin falas. Ka disa rregulla të “pathëna” për këto festa me të cilat punonjësit duhet të pajtohen nese duan ta mbajnë vëndin e tyre të punës dhe të shmangin faktin që të bëhen objekt thashethemesh në zyrë të hënën në mëngjes.

Këtu mund të lexoni kryesisht çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mos bëni në Festën e Krishtlindjeve në Zyrë.

Paraqituni në festë – mos u tregoni i pasjellshëm duke mos shkuar në festë. Duke marrë pjesë në festë do tregoni se jeni një person social dhe miqësor.

Të jeni në kohë – të paraqiteni pak me vonesë nuk është problem, por të paraqiteni pas një ore është shumë e pasjellshme, dhe përshtypja e fundit që do donit të jepnit është të dukeni të papërfillshëm ndaj menaxhimit të kompanisë.

Takohuni me njerëz – kjo do të thotë ti kushtoni kohë diskutimeve (jo domosdoshmërisht për punë) me menaxherin tuaj ose edhe me shefin nëse është në festë. Një event social është vendi i duhur për të diskutuar me persona me ndikim në kompani me të cilët nuk do kishit mundësi të diskutonit ndryshe.

Pini mjaftueshëm– të pini në norma normale është e pranueshme, në fakt është edhe e pritshme që punonjësit të pinë në festën e Krishtlindjeve, thjesht sigurohuni të mos deheni.

Planifikoni se si do të shkoni në shtëpi – mos e lejoni veten të kaloni në gjendje të vështirë pas festës; mund të keni ardhur me makinën tuaj, por nëse keni pirë shumë do duhet të planifikoni një mënyrë tjetër për tu kthyer në shtëpi. Rezervoni një taksi para kohe ose sigurohuni që të jeni me dikë tjetër nëse do merrni autobuzin.

Merrni një të ftuar me vete – Nëse ftesa juaj thotë ‘plus 1’ dhe të gjithë do marrin me vete bashkshortin/bashkshoten/partnerin me vete, ateherë edhe ju duhet të merrni dikë me vete. Por sigurohuni që ky person të mos bëj ndonjë skenë dhe të bezdisi të tjerët në festë.

Mos u vishni në mënyrë të papërshtatshme – gjëja e fundit që do donit është që kolegët tuaj të diskutojnë sa të zbuluar dhe sa keq ishit veshur! Mos harroni se ky është akoma vendi juaj i punës dhe se po festoni me menaxherin tuaj edhe pse jeni në festë.

Mos hapni debat – shmangni diskutimet që kanë të bëjnë me fenë, politikën ose paratë. Nuk do donit që të debatonit në një mbledhje të tillë sociale.

Mos flisni për punë – nuk do donit të ishit personi më i mërzitshëm duke folur për punën ose ti ankoheni kolegëve për problemet që keni në punë.

Mos u përpiqni të joshni një koleg – asnjëherë mos bëni një hap ndaj një kolegu dhe sigurisht ndaj menaxherit tuaj nëse doni të mbani vëndin e punës. Edhe nëse mendoni se dhe ai person ka të njëjtat ndjenja për ju, festa e Krishtlindjeve e punës nuk është vendi i duhur për ta shprehur.

Mos shani – Do dukeni shumë të pa qytetëruar nëse flsini me gjuhë jo të mirë në festën e punës pasi Krishtlindjet janë një festë për tu argëtuar, pra të sharit (edhe sikur të mos jetë ofendues) konsiderohet një hap i gabuar.

Mos u largoni herët – nuk duhet të largoheni nga festa herët vetëm nëse keni një arsye të mirë siç mund të jetë kujdesi ndaj fëmijëve! Po të largoheni herët mund të konsiderohet më keq se sa të mos shkoni fare, prandaj sigurohuni që të kaloni disa orë me kolegët tuaj.

Mos u largoni i fundit – edhe pse nuk është aq keq sa të largoheni herët apo të mos dukeni fare, duhet të shmangni të jeni personi i fundit që do largohet nga festa. Mund të dukeni të dëshperuar ose edhe mund t`ju mbajnë që të pastroni në fund!

Mos flisni për bonusin e Krishtlindjeve – mund të doni të pyesni për ponusin ose të flisni për bonusin që e keni të sigurtë që do e merrni, por një festë pune nuk është vendi i duhur për ta bërë këtë gjë. Kolegët tuaj mund ta dëgjojnë bisedën tuaj dhe një temë e tillë si bonuset duhet të mbahet private.

Mos i bëni fotografi të tjerëve pa i pyetur më parë – kjo është një çështje e madhe pasi ka persona të cilët janë privat dhe nuk duan të bëjnë fotografi. Gjithashtu nuk duhet të ngarkoni fotografi në faqe zyrtare në internet dhe ti shënoni personat nëse ata nuk e dinë këtë gjë.

Ndoshta këto këshilla ju duken të ekzagjeruara, por ka pasur shumë raste ku punonjësit nuk i kanë marrë parasysh këto këshilla dhe janë gjetur në situata jo të rehatshme. Pajtohuni me këto këshilla për festën e Krishtlindjeve për të mbijetuar në sezonin e festave në punë.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Pse duhet te ndryshoj pune / karriere ?

A ndiheni sikur keni ngecur ne punen ku jeni aktualisht? A keni menduar per nje pune te re, ndryshim karriere apo te...

Pse ju pushuan nga puna ? – Intervista pune 14

Nje nga pyetjet me te sikletshme qe mund te bejne rekrutuesit gjate nje interviste eshte pikerisht kjo: Pse u...

Student ne Finance -Banke ? Burse e plote, praktike pune e paguar dhe kontrate 3 vjeçare pune ne BKT

UNYT sjell bursë të plotë, praktikë pune të paguar dhe kontratë 3 vjeçare pune në BKT, për studentët e degës Financë-Bankë.

A ka pune te reja nga qyteti im ?

Sot ju njohim me mundesite e ofruara ne qytetin e Fierit. Ne kete qytet ofrohen pozicione pune te kategorive te ndryshme nga...

Test personaliteti – iluzion optik – loja 1

Cfare karakteri keni ? Luajme pak me keto teste mbi iluzionet optike per personalitetin/karakterin tuaj. Ka shume lloje te...