Thursday, October 29, 2020

Cfarë nuk duhet veshur gjatë një interviste pune?

Duhen lexuar

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

waiting-interview-200lm021210Në ditët e sotme nëse do t’ju duhej të pyesnit 100 njerëz se çfarë duhet veshur në një intervistë shumica e tyre do t’ju thonin vishuni në mënyrë klasike. Me këtë ide në mëndje po ju ofrojmë disa këshilla se cfarë duhet të shmangni në paraqitjen tuaj gjatë një interviste.  Veshjet duhet të jenë pjesë e tipit dhe natyrës suaj.

Thonj të gjatë fallco. Mundohuni ti shmangni në mënyrë kategorike. Mbajini thonjtë tuaj të shkurtër dhe të pastër.

Bizhuteri të tepërta. Mos mbani më shumë se dy unaza në duar, vathë të ekzagjeruar apo pirsing në fytyrë,  shmangni në mënyrë absolute byzylykët në kycin e këmbës.

Këpucët e hapura apo sandalet.  Këpucët duhet të jenë të mbyllura serioze por jo jashtë mode, sandalet apo këpucët e hapura përpara ruajini për një rast tjetër.

Këmbët e zbuluara. Vishni gjithmonë çorape apo geta, edhe në verë përdorni ngjyra neutrale apo çorape me ngjyrat e sezonit të cilat përshtaten me këpucët.

Kostumet jashtë mode.  Kujdesuni që kostumi juaj të mos jetë  jashtë mode kini kujdes gjerësinë dhe ngushtimin e kostumit, konsultouni me rrobaqepësin.

Minifundet. Fundet  nuk duhet të jenë më të shkurtër se 3 cm sipër gjurit. Mos vishni pantallona të shkurtra  për intervistë.

Xhaketat e lëkurës për meshkujt dhe femrat. Veshjet e lëkurës nuk transmetojnë aspak seriozitet për një intervistë, duket sikur janë të papërshtatshme për këtë situatë.

Këmishat e zbëthyera për meshkujt.  Kollarja në një intervistë është padiskutim e nevojshme, mandej në punën e përditshme dhe mund ta shmangni por këmishat duhen të jenë gjithmonë mbërthyera.

Çantat e printuara apo me dizenjo të ekzagjeruara.  Çantat duhet të jenë gjithmonë të një stili konservativ  dhe serioze.

Çantat dhe këpucët e kuqe.  Kuletat, çantat dhe këpucët duhet të jenë gjithmonë në ngjyra klasike si gri blu të zeza dhe gjithashtu të jenë të mirëmbajtura.

Ngjyrat konservative si bluja apo grija jane alternativat më të mira për raste të tilla. Nëse do vishnit të zezën për këtë rast do të konsideroej shumë serioze.  Nëse vishni  të zeza sigurouni që të keni një shall apo një kollare me ngjyrë për të zbutur pamjen tuaj. Ngjyra kafe ende vihet në dyshim si një ngjyrë biznesi kështu që mundohuni ta evitoni.  Në rast se ju ofrohet mundësia e një interviste të dytë, ndërroni veshjen tuaj, të paktën shallin apo kollaren.

Cfarë do që ju vishni duhet të tregojë që ju jeni një profesionist  i cili është gati të fitojë vendin e punës.  Në këtë treg pune është e domosdoshme që ju të dukeni mirë  dhe pamja e juaj të jetë e përshtatshme për punën.

“Miku juaj per pune dhe karriere” duapune.com
- Advertisement -
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Punesim brenda 24 oreve si Specialist Marketingu – Bolv Oil rekord aplikimesh.

Bolv OIL, nje prej klienteve besnike te duapune.com prej vitesh, diten e djeshme, me ane te nje postimi Standard, (me nje pagese...

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Behu pjese dhe ti ! Studimi me i madh Global i Talenteve per vitin 2020

Pas studimit të kryer me sukses gjatë vitit 2018, ku morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 shtete, duapune.com në bashkëpunim me partnerët...

3 pyetje per te kuptuar nese puna i sjell kuptim jetes tende

Steve Johnson, Sipërmarrës, President dhe Bashkëdrejtues në Berkshire Grey Kuptimi për punën është i rëndësishëm. Për bizneset, është një...

Western Balkans Digital Summit Tirana 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, Samiti i 3-të Digjital do të organizohet në Platformën Hibride me sesione virtuale të mbajtura gjatë 26-28...